SHERADIN BERISHA: GËNJESHTRAT E HASHIM THAҪIT S’KANË TË NDALUR!

Pashtriku.org, 17 prill 2017: “Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë.Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër. Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë. HTH” – kështu ka shkruar Hashim Thaçi, në murin e tij në facebook, në 18 vjetorin e masakrave serbe ndaj civileve shqiptarë në fshatrat, Poklek dhe Ҫikatovë të Drenicës.

***
Hashim Thaçi përveçse, spastrimin etnik të kryer nga Serbia në Kosovë (1998 – 19999), e vlerëson vetëm si: “përpjekje për spastrim etnik”(!!!), në fund paska theksuar se, “shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”.
Ai, nuk është hera parë që ka deklaruar kështu!
Në shkurt të vitit 2015, Hashim Thaçi, kur ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovës, në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu” pati deklaruar: “Kosova do të ngre një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-99… Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ne kemi fakte, dëshmitarë dhe për këtë është në dijeni e gjithë bota”.
Edhe në dhjetor të vitit 2010 kur u bë publike Raporti i Dick Marty’t, lidhur me krimet e supozuara nga UҪK’ja, pa humbur kohë Hashim Thaçi (atëkohë Kryeministër i Kosovës) kishte paralajmëruar se do të ngre padi kundër senatorit zviceran, Dick Marty (për shpifje etj), por për çudi kjo padi s’u ngritë kurrë! Hashimi gënjeu dhe vazhdon të gënjen…! Prandaj edhe kjo padi e paralajmëruar për gjenocid kundër Serbisë, s’është gjë tjetër veç se një gënjeshtër e radhës!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura