Pashtriku.org, 01. 11. 2013 – (Në 24 vjetorin e rënjes heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut) – Gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës 1989 edhe pse veprimtaria e organizuar e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe shokëve të tjerë kishte rënë në sy të UDB’së përmes spiunëve shqipfolës, ata nuk do ta ndalin aktivitetin e tyre për asnjë moment, madje me krenari e guxim të pashembullt do të deklarojnë, se: “të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut”. Dhe këtë shembull e heroizëm biblik e dëshmuan më 2 nëntor 1989. Në orët e paradites së 2 Nëntorit 1989, pasi UDB’a kishte marrë informacionin e nevojshëm, për vendndodhjen e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, nis aksionin. Forcat speciale të policisë, rrethojnë lagjen „Bregu i Diellit“ duke synuar Bllokun nr.7 dhe atë nr.6 hyrja A/7, të kësaj lagjeje. Pas një beteje të përgjakshme që zgjati nga ora 12:30 gjer në orën 18:00, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
– LEXONI TË PLOTË SHKRIMIN –
KLIKO: http://www.pashtriku.org/index.php?kat=46&shkrimi=932