FAZLI VELIU: BEHAJDIN ALLAQIN, KËTË DËSHMOR TË HESHTUR TA SHPALLIM DËSHMOR TË VËRTET, DËSHMOR TË KOMBIT SHQIPTAR

Pashtriku.org, 22. 03. 2016: Unë mund të them lirisht se Behajdini me veprimtarinë e tij mund t´i ngjante vetë Jusuf Gërvallës për fillimin e tij që kishte Jusuf Gërvalla në fillim, sepse edhe ai nuk u kuptua drejt pse veproi ashtu aq hapur në perëndim, dhe nuk u kuptua aq drejt vetë Behajdini pse veproi aq hapur në perëndim, në Prizren dhe më gjerë në Kosovë….Fjalët të cilat Behajdin Allaqi i radhiti në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme (në Ujëmir më 04 tetor 1991) janë dëshmi e kësaj që unë po them tash dhe ju që e dëgjoni dhe mendoj që ju e mbështesni, dhe është ai guxim i parë që na jep neve guximin e sotëm këtu, që këtë dëshmorë të heshtur, ta shpallim dëshmor të vërtet, dëshmor të kombit shqiptar.
***
Shumë e nderuara familje e Behajdin Allaqit,
të nderuar bashkëveprimtarë,
të nderuara familje të dëshmorëve,
të nderuar UÇK-istë të gjithë hapsirës shqiptare.

Ju sjell përshëndetjet e vendlindjes ku qëndroi para meje vetë Behajdini dhe njëkohësisht edhe organizimeve tona, të subjektit tonë atje, në viset tona arbërore dhe të udhëheqjes sonë dhe ju përgëzoj të gjithëve së bashku për këtë Akademi Përkujtimore të cilën po e bëni me përkushtim pranë figurës së ndritshme të Behajdinit tonë të pavdekshëm dhe qëndroni pranë familjes së tij e cila ngadhënjeu moralisht e fizikisht dhe iu bashkangjit radhës së familjeve të mëdha të kombit me forcën e tyre, me forcën e saj dhe njëkohësisht së bashku me ju po çan përpara për të realizuar amanetin e bijave dhe bijëve të kombit tonë.

Behajdin Allaqi (7 prill 1963 – ?. ?. 1998)

Unë e kam vështirë të flas për këtë veprimtar sepse edhe siç e shihni ai ka qenë më i ri dhe njëkohësisht më i guximshëm. Vinte në perëndim, merrte porositë, heshtur kthehej në vendlindje dhe thellë shkonte atje ku vërtet unë ndiqesha dhe ndoshta do të isha edhe ndryshe po qe se ai nuk e zënte vendin tim dhe po qe se ai me shokët e tij nuk shkonte për të bërë çështjen e Atdheut në të gjithë hapësirën tonë shqiptare.
Behajdini me veprimtarinë e tij mund t´i ngjante vetë Jusuf Gërvallës
E veçanta e këtij veprimtari ishte se ai ndër të parët çau një bllokadë të kohës ndërmjet asaj që quhej fillim i një lufte për të ardhur deri tek një pavarësi, e cila, kuptohet që mungon edhe sot për këtë Kosovë dhe për mbarë viset tona shqiptare. Unë mund të them lirisht se Behajdini me veprimtarinë e tij mund t´i ngjante vetë Jusuf Gërvallës për fillimin e tij që kishte Jusuf Gërvalla në fillim, sepse edhe ai nuk u kuptua drejt pse veproi ashtu aq hapur në perëndim, dhe nuk u kuptua aq drejt vetë Behajdini pse veproi aq hapur në perëndim, në Prizren dhe më gjerë në Kosovë. Mendoj se edhe njëri edhe tjetri janë, mund të them, viktimë e këtyre veprimeve të hershme të tyre, dhe derisa njëri është një lule që u këput shumë herët (1982), ky tjetri është poashtu lule që ra shumë herët, pasi që edhe njëri edhe tjetri donin ta çanin borën para se të dalë pranvera.
Tjetër, është e veçanta e njërit dhe e tjetrit, sepse edhe njëri e bëri propagandën e tij në perëndim hapur edhe tjetri e bëri propagandën e vet hapur brenda vendit, dhe, edhe njëri edhe tjetri nuk u kuptuan poashtu për këtë propagandë të hapur. Por, edhe njëri edhe tjetri kishin udhëzimet e Lëvizjes gjithëpopullore atëherë më herët, ndërsa, të definuar më vonë, Behajdini e kishte Platformën e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës.
Këtë dëshmorë të heshtur, ta shpallim dëshmor të vërtet, dëshmor të kombit shqiptar
Atëherë edhe ishte i vetmi që çante mes këtyre vështirësive të mëdha dhe i vetmi ishte që bënte përpjekje të definojë një Lëvizje që ishte e ngushtë në një Lëvizje e cila duhej të bëhej gjithëpopullore, prandaj edhe vetë Behajdini në gërshetim me udhëzimet që ishin nga kreu politik i LPK-së jashtë vendit, për të kombinuar veprimtarinë ilegale gradualisht me një veprimtari pak a shumë të dukshme, të cilën më në fund e pranoi ai politolog i madh – Ukshin Hoti. Është ndër ata të cilët, më në fund, ndoshta që mbeti edhe sot e kësaj dite për disa i pakuptimtë për veprimtarinë e tij, për ne jashtë vendit dhe për ne brenda vendit në administratë, e cila është e sakt dhe për të cilën administratë dëshmoi edhe vetë veprimtari i madh Fadil Vata, qe i udhëzuar nga veprimtarët jo vetëm të Suharekës, Ferizajt, Prizrenit dhe të Prishtinës, por edhe mbarë viseve shqiptare që të bëjë një gërshetim të tillë të një veprimtarie ilegale me një veprimtari gjysmë ilegale për të shkuar deri te lufta jonë e hapur, e cila u bë në gjithë hapësirën shqiptare. Fjalët të cilat Behajdin Allaqi i radhiti në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme (në Ujëmir më 04 tetor 1991) janë dëshmi e kësaj që unë po them tash dhe ju që e dëgjoni dhe mendoj që ju e mbështesni, dhe është ai guxim i parë që na jep neve guximin e sotëm këtu, që këtë dëshmorë të heshtur, ta shpallim dëshmor të vërtet, dëshmor të kombit shqiptar.


Ujëmir, 04 tetor 1991: Behajdin Allaqi, duke folur në Mbledhjen e III’të të LPRK’së.

Lavdi atij, lavdi të gjithë luftëtarve që ranë për liri dhe dëshirojmë që një ditë prej ditësh të ndriçohet e gjithë veprimtaria e të gjithë veprimtarëve, e gjithë luftëtarëve në Kosovë e më gjerë dhe njëkohësisht dëshiroj që të na kthejnë bijtë dhe bijat tona nga burgjet e Serbisë dhe burgjet tjera dhe ju së bashku me ne të gëzoni një herë e përgjithmonë lirinë që i takon Kosovës dhe viseve të saj.
Ju lumtë që na erdhët të na e bëni të gjallë këtë dëshmor dhe i lumtë familjes që doli ngadhnjyese për të qenë pranë jush dhe për të qenë ju të gjithë ngadhnjyes pranë vargut të madh të familjeve të kombit.

*) Fjala e Fazli Veliut, e mbajtur në Akademinë Përkujtimore, kushtuar dëshmorit të Kombit Behajdin Allaqi, organizuar më 07.04.2003 – në Prishtinë. Fazli Veliu është veteran i Levizjes kombëtare Shqiptare. Ka qenë për një kohë Kryetar i LPK’së, dega jashtë vendit, fare pranë luftës, më pas një nga ideologët e luftës çlirimtare (UҪK’së) edhe në Maqedoni.
***

Fjala e Krenare Allaqit (motra e dëshmorit Behajdin Allaqi) mbajtur në Akademinë Përkujtimore, më 07 prill 2003 – në Prishtinë.
KRENARE ALLAQI: KUJTIMI I DËSHMORËVE TË KOMBIT NUK MUND TË NDAHET NGA ҪËSHTJA PËR TË CILËN ATA DHANË JETËN E TYRE
Prishtinë, 07. 04. 2003: Krenare Allaqi – duke folur në Akademinë Përkujtimore – kushtuar Behajdin Allaqit.
Të nderuar familjarë të dëshmorëve,
Të nderuar të pranishëm,

Është bërë e zakonshme që në tubime përkujtimore dhe në akademi përkujtimore, ne familjarët e dëshmorëve, t’ju shprehim faleminderime pjesëmarrësve. Normalisht që ndjejmë një satisfaksion kur shohim se bashkëluftëtarë të më të dashurve tanë ndodhen mes nesh, dhe për një çast kujtojmë dëshmorët e kombit. Mirëpo, kujtimi i dëshmorëve të Kombit nuk mund të ndahet nga çështja për të cilën ata dhanë jetën e tyre. Pra, kujtimi për dëshmorët duhet të shihet i lidhur ngusht me realizimin e aspiratës së popullit tonë për liri dhe pavarësi të plotë. Dëshmorët dhe pavarësia janë të lidhur si një trup i pandashëm ku frymon kjo aspiratë. Dhe sa herë që cenohet kjo aspiratë plagët tona bëhen më të dhimbshme. Prandaj, ne familjarët e Behajdin Allaqit kur shohim proceset e montuara kundër bashkëluftëtarëve të tij, kur shohim montimin e një procesi që tenton ta kthejë Kosovën ndër Serbi, kur shohim pengesat që Parlamenti i Kosovës i bën njohjes së luftës çlirimtare, kur shohim pengesat që u dalin familjarëve të dëshmorëve, kur shohim kaq gjëra të këqia që po ndodhin te ne dhe përreth nesh, me të drejtë shtrojmë pyetjen: Ҫka jemi duke bërë ne bashkëluftëtarët, bashkëmendimtarët dhe bashkëfamiljarët e Behajdinit dhe dëshmorëve të tjerë për të parandaluar këto të këqia dhe për të realizuar pavarësinë e Kosovës? Në fund të kësaj fjale, në vend të faleminderimit po ju përcjellë kërkesën e shumë familjarëve të dëshmorëve, që secili të mendoj se, çka është duke bërë për të çuar në vend amanetin e dëshmorëve!
Lavdi atyre që vazhdojnë amanetin e dëshmorëve!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

***
NGA AKADEMIA PËRKUJTIMORE KUSHTUAR BEHAJDIN ALLAQIT
Në këtë akademi përkujtimore, për veprimtarinë shumëdimensionale të Behajdin Allaqit, folën edhe veprimtarët: Halil Selimi, Bajrush Xhemajli, Nait Hasani, Sadik Halitjaha…

Halil Selimi

Bajrush Xhemajli 

Nait Hasani 

Sadik Halitjaha

___________________________________________

(Përgatiti për botim editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

 (Fazli VELIU, 01. 11. 2012) – Unë mund të them lirisht se Behajdini me veprimtarinë e tij mund t´i ngjante vetë Jusuf Gërvallës për fillimin e tij që kishte Jusuf Gërvalla në fillim, sepse edhe ai nuk u kuptua drejt pse veproi ashtu aq hapur në perëndim, dhe nuk u kuptua aq drejt vetë Behajdini pse veproi aq hapur në perëndim, në Prizren dhe më gjerë në Kosovë….Fjalët të cilat Behajdin Allaqi i radhiti në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme (në Ujëmir më 04 tetor 1991) janë dëshmi e kësaj që unë po them tash dhe ju që e dëgjoni dhe mendoj që ju e mbështesni, dhe është ai guxim i parë që na jep neve guximin e sotëm këtu, që këtë dëshmorë të heshtur, ta shpallim dëshmor të vërtet, dëshmor të kombit shqiptar.
Shumë e nderuara familje e Behajdin Allaqit,(*)
të nderuar bashkëveprimtarë,
të nderuara familje të dëshmorëve,
të nderuar UÇK-istë të gjithë hapsirës shqiptare.

Ju sjell përshëndetjet e vendlindjes ku qëndroi para meje vetë Behajdini dhe njëkohësisht edhe organizimeve tona, të subjektit tonë atje, në viset tona arbërore dhe të udhëheqjes sonë dhe ju përgëzoj të gjithëve së bashku për këtë Akademi Përkujtimore të cilën po e bëni me përkushtim pranë figurës së ndritshme të Behajdinit tonë të pavdekshëm dhe qëndroni pranë familjes së tij e cila ngadhënjeu moralisht e fizikisht dhe iu bashkangjit radhës së familjeve të mëdha të kombit me forcën e tyre, me forcën e saj dhe njëkohësisht së bashku me ju po çan përpara për të realizuar amanetin e bijave dhe bijëve të kombit tonë.

Prishtinë, 07. 04. 2003: Fazli Veliu – duke folur në Akademinë

 Përkujtimore kushtuar Behajdin Allaqit.

…………………………………….

Unë e kam vështirë të flas për këtë veprimtar sepse edhe siç e shihni ai ka qenë më i ri dhe njëkohësisht më i guximshëm. Vinte në perëndim, merrte porositë, heshtur kthehej në vendlindje dhe thellë shkonte atje ku vërtet unë ndiqesha dhe ndoshta do të isha edhe ndryshe po qe se ai nuk e zënte vendin tim dhe po qe se ai me shokët e tij nuk shkonte për të bërë çështjen e Atdheut në të gjithë hapësirën tonë shqiptare. 
Behajdini me veprimtarinë e tij mund t´i ngjante vetë Jusuf Gërvallës
E veçanta e këtij veprimtari ishte se ai ndër të parët çau një bllokadë të kohës ndërmjet asaj që quhej fillim i një lufte për të ardhur deri tek një pavarësi, e cila, kuptohet që mungon edhe sot për këtë Kosovë dhe për mbarë viset tona shqiptare. Unë mund të them lirisht se Behajdini me veprimtarinë e tij mund t´i ngjante vetë Jusuf Gërvallës për fillimin e tij që kishte Jusuf Gërvalla në fillim, sepse edhe ai nuk u kuptua drejt pse veproi ashtu aq hapur në perëndim, dhe nuk u kuptua aq drejt vetë Behajdini pse veproi aq hapur në perëndim, në Prizren dhe më gjerë në Kosovë. Mendoj se edhe njëri edhe tjetri janë, mund të them, viktimë e këtyre veprimeve të hershme të tyre, dhe derisa njëri është një lule që u këput shumë herët (1982), ky tjetri është poashtu lule që ra shumë herët, pasi që edhe njëri edhe tjetri donin ta çanin borën para se të dalë pranvera.
Tjetër, është e veçanta e njërit dhe e tjetrit, sepse edhe njëri e bëri propagandën e tij në perëndim hapur edhe tjetri e bëri propagandën e vet hapur brenda vendit, dhe, edhe njëri edhe tjetri nuk u kuptuan poashtu për këtë propagandë të hapur. Por, edhe njëri edhe tjetri kishin udhëzimet e Lëvizjes gjithëpopullore atëherë më herët, ndërsa, të definuar më vonë, Behajdini e kishte Platformën e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës.
Këtë dëshmorë të heshtur, ta shpallim dëshmor të vërtet, dëshmor të kombit shqiptar
Atëherë edhe ishte i vetmi që çante mes këtyre vështirësive të mëdha dhe i vetmi ishte që bënte përpjekje të definojë një Lëvizje që ishte e ngushtë në një Lëvizje e cila duhej të bëhej gjithëpopullore, prandaj edhe vetë Behajdini në gërshetim me udhëzimet që ishin nga kreu politik i LPK-së jashtë vendit, për të kombinuar veprimtarinë ilegale gradualisht me një veprimtari pak a shumë të dukshme, të cilën më në fund e pranoi ai politolog i madh – Ukshin Hoti. Është ndër ata të cilët, më në fund, ndoshta që mbeti edhe sot e kësaj dite për disa i pakuptimtë për veprimtarinë e tij, për ne jashtë vendit dhe për ne brenda vendit në administratë, e cila është e sakt dhe për të cilën administratë dëshmoi edhe vetë veprimtari i madh Fadil Vata, qe i udhëzuar nga veprimtarët jo vetëm të Suharekës, Ferizajt, Prizrenit dhe të Prishtinës, por edhe mbarë viseve shqiptare që të bëjë një gërshetim të tillë të një veprimtarie ilegale me një veprimtari gjysmë ilegale për të shkuar deri te lufta jonë e hapur, e cila u bë në gjithë hapësirën shqiptare. Fjalët të cilat Behajdin Allaqi i radhiti në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme (në Ujëmir më 04 tetor 1991) janë dëshmi e kësaj që unë po them tash dhe ju që e dëgjoni dhe mendoj që ju e mbështesni, dhe është ai guxim i parë që na jep neve guximin e sotëm këtu, që këtë dëshmorë të heshtur, ta shpallim dëshmor të vërtet, dëshmor të kombit shqiptar.

Ujëmir, 04 tetor 1991: Behajdin Allaqi, duke folur në Mbledhjen e III’të të LPRK’së.

………………………………………

Lavdi atij, lavdi të gjithë luftëtarve që ranë për liri dhe dëshirojmë që një ditë prej ditësh të ndriçohet e gjithë veprimtaria e të gjithë veprimtarëve, e gjithë luftëtarëve në Kosovë e më gjerë dhe njëkohësisht dëshiroj që të na kthejnë bijtë dhe bijat tona nga burgjet e Serbisë dhe burgjet tjera dhe ju së bashku me ne të gëzoni një herë e përgjithmonë lirinë që i takon Kosovës dhe viseve të saj. 
Ju lumtë që na erdhët të na e bëni të gjallë këtë dëshmor dhe i lumtë familjes që doli ngadhnjyese për të qenë pranë jush dhe për të qenë ju të gjithë ngadhnjyes pranë vargut të madh të familjeve të kombit.
* Fjala e Fazli Veliut, e mbajtur në Akademinë Përkujtimore, kushtuar dëshmorit të Kombit Behajdin Allaqi, organizuar më 07.04.2003 – në Prishtinë.

……………………………………..

Fjala e Krenare Allaqit (motra e dëshmorit Behajdin Allaqi) mbajtur

në Akademinë Përkujtimore, më 07 prill 2003 – në Prishtinë.

KRENARE ALLAQI: KUJTIMI I DËSHMORËVE TË KOMBIT NUK MUND

TË NDAHET NGA ҪËSHTJA PËR TË CILËN ATA DHANË JETËN E TYRE

Prishtinë, 07. 04. 2003: Krenare Allaqi – duke folur në

Akademinë Përkujtimore – kushtuar Behajdin Allaqit.

……………………………………..

Të nderuar familjarë të dëshmorëve,
Të nderuar të pranishëm,
Është bërë e zakonshme që në tubime përkujtimore dhe në akademi përkujtimore, ne familjarët e dëshmorëve, t’ju shprehim faleminderime pjesëmarrësve. Normalisht që ndjejmë një satisfaksion kur shohim se bashkëluftëtarë të më të dashurve tanë ndodhen mes nesh, dhe për një çast kujtojmë dëshmorët e kombit. Mirëpo, kujtimi i dëshmorëve të Kombit nuk mund të ndahet nga çështja për të cilën ata dhanë jetën e tyre. Pra, kujtimi për dëshmorët duhet të shihet i lidhur ngusht me realizimin e aspiratës së popullit tonë për liri dhe pavarësi të plotë. Dëshmorët dhe pavarësia janë të lidhur si një trup i pandashëm ku frymon kjo aspiratë. Dhe sa herë që cenohet kjo aspiratë plagët tona bëhen më të dhimbshme. Prandaj, ne familjarët e Behajdin Allaqit kur shohim proceset e montuara kundër bashkëluftëtarëve të tij, kur shohim montimin e një procesi që tenton ta kthejë Kosovën ndër Serbi, kur shohim pengesat që Parlamenti i Kosovës i bën njohjes së luftës çlirimtare, kur shohim pengesat që u dalin familjarëve të dëshmorëve, kur shohim kaq gjëra të këqia që po ndodhin te ne dhe përreth nesh, me të drejtë shtrojmë pyetjen: Ҫka jemi duke bërë ne bashkëluftëtarët, bashkëmendimtarët dhe bashkëfamiljarët e Behajdinit dhe dëshmorëve të tjerë për të parandaluar këto të këqia dhe për të realizuar pavarësinë e Kosovës? Në fund të kësaj fjale, në vend të faleminderimit po ju përcjellë kërkesën e shumë familjarëve të dëshmorëve, që secili të mendoj se, çka është duke bërë për të çuar në vend amanetin e dëshmorëve!
Lavdi atyre që vazhdojnë amanetin e dëshmorëve!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

……………………………………………………..

NGA AKADEMIA PËRKUJTIMORE KUSHTUAR BEHAJDIN ALLAQIT

Në këtë akademi përkujtimore, për veprimtarinë shumëdimensionale të Behajdin Allaqit, folën edhe: Halil Selimi, Bajrush Xhemajli, Nait Hasani, Sadik Halitjaha…

HALIL SELIMI

……………………………………………

BAJRUSH XHEMAJLI

………………………………………………

NAIT HASANI

……………………………………………………..

SADIK HALITJAHA

…………………………………………………………


 Prishtinë, 07. 04. 2003: Pamje nga Akademia Përkujtimore,

kushtuar Veprimtarit Behajdin Allaqi.

==========================================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura