SHERADIN BERISHA: KOMPROMISET E KOSOVËS PËR ‘ZBUTJEN’ E SERBISË! (NGA ARKIVI I PASHTRIKU.ORG, NËNTOR 2008)

Pashtriku.org, 23 korrik 2017: “Të gjitha ato vende që i prinë mbështetjes për shpalljen e pavarësisë së mbikëqyrur më 17 shkurt (2008), dhe të cilat menjëherë e njohën këtë pavarësi, nuk i ndihmuan aspak Kosovës për mbrojtjen fizike të integritetit territorial dhe pengimin e Serbisë për kontrollimin e territorit të Kosovës. Duke e lënë Kosovën pa mbrojtje ushtarake dhe krejt të varur prej trupave të NATO-s dhe politikës së UNMIK-ut, këto shtete lozën spektatorin përderisa Serbia e konsolidoi praktikisht kontrollin e saj mbi veriun e Kosovës.” – kështu kam shkruar në një shënim (më 12 nëntor 2008) në kuadër të serisë së shkrimeve “Kah po shkon Kosova”!
Në vijim lexoni të plotë këtë shkrim:
Kah po shkon Kosova?!
Kompromisi i ardhshëm që të „zbutet“ Serbia!

Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer bëri një vizitë të shkurtër në Kosovë, pas të cilit erdhi edhe Ministri i Jashtëm britanik, David Milliband. Këto vizita po ndodhin në vazhdën e përpjekjes ndërkombëtare për ndërtimin e trysnisë në drejtim të një tjetër kompromisi kah i cili po shtyhet Kosova. Pasi bëri një sërë kompromisesh për arritjen e pavarësisë së cunguar dhe Planin e Ahtisaarit, Kosovës tash po i kërkohet të lëshojë pe lidhur me Planin e Ahtisaarit për ta pranuar propozimin e Ban Ki-moon-it për ndarjen institucionale të Kosovës. Prandaj, Kosovës po i kërkohet pranimi i misionit evropian të EULEX-it për sundimin e ligjit dhe rendit, por i cili nuk do ta pranonte pavarësinë dhe kushtetutën e Kosovës! Përveç të qenit kërkesë absurde që politikanëve t’ua lypësh miratimin e një misioni që nuk do të zbatojë ligjet për të cilat ata u pajtuan (por pa e pyetur popullin), kjo mbi të gjitha është edhe jopraktike. Kjo do të thotë që qeverisja në Kosovë do të bëhet edhe më e ndërlikuar kurse zhvillimi edhe më i pamundshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe Ministri i Jashtëm britanik, David Milliband, nëntor 2008/

Të gjitha këto kompromise Kosovës po i kërkohen vetëm e vetëm që të zbutet Serbia. Të gjitha ato vende që i prinë mbështetjes për shpalljen e pavarësisë së mbikëqyrur më 17 shkurt (2008), dhe të cilat menjëherë e njohën këtë pavarësi, nuk i ndihmuan aspak Kosovës për mbrojtjen fizike të integritetit territorial dhe pengimin e Serbisë për kontrollimin e territorit të Kosovës. Duke e lënë Kosovën pa mbrojtje ushtarake dhe krejt të varur prej trupave të NATO-s dhe politikës së UNMIK-ut, këto shtete lozën spektatorin përderisa Serbia e konsolidoi praktikisht kontrollin e saj mbi veriun e Kosovës. Kulmimi i këtij qëndrimi fatal ndërkombëtar qe lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë brenda Kosovës dhe mosndërmarrja e asnjë veprimi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare jashtë dhe në Kosovë për pengimin e këtyre zgjedhjeve. Si rezultat i kësaj, Serbia e institucionalizoi kontrollin e saj brenda në Kosovë politikisht dhe simbolikisht.
Bashkësia ndërkombëtare nuk pati kurrfarë shkopi kundër Serbisë. Kosova kurrë nuk ka pasur rastin të veprojë për mbrojtjen e interesave të veta, por gjithnjë ka qenë dhe ka mbetur peng i interesave ndërkombëtare të shprehura nëpërmjet UNMIK-ut dhe misionit të BE-së. UNMIK-u gjatë këtyre nëntë viteve të shkuara asnjëherë nuk e ka pasur vullnetin e mjaftueshëm për shpërbërjen e strukturave paralele. Kurse këto nëntë muajt e fundit bashkësia ndërkombëtare thjesht ka çuar duart para duke shikuar e patrazuar përpjekjen e suksesshme të Serbisë për forcimin e pozitave të saj nëpër territoret e banuara me serbë brenda Kosovës. Serbia e ka shfrytëzuar situatën maksimalisht duke ndërtuar një realitet të ri në terren. Pas kësaj tash po i kërkohet Kosovës jo vetëm të bëjë kompromis, po edhe vetëvrasje: pranimi i një misioni evropian që nuk na njeh, dhe pranimi i ndarjes me një tjetër emër. /Pashtriku.org, 12 nëntor 2008/
_______________
Lexoni origjinalin:
Kah po shkon Kosova?!
Kompromisi i ardhshëm që të „zbutet“ Serbia
Pashtriku.org, 12 nëntor 2008
http://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/nentor08/kompromisi_ardhshem_12.11.08.htm

____________________
SHERADIN BERISHA: KAH PO SHKON KOSOVA? DUHESH ME QENË IDIOT E I PADINJITETSHËM, PËR TË THËNË SE DO TË JETË ҪDO GJË OK!
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=6752

***
SHERADIN BERISHA: PAVARËSIA E PLOTË E KOSOVËS AS QË MUND TË IMAGJINOHET ME REZOLUTËN 1244! (NGA ARKIVI – DHJETOR 2007)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=6769

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, KOMPROMISET E KOSOVËS PËR ZBUTJE TË SERBISË FASHISTE; EU, HOROR
    PISET TË HORRPROVËS TERR FUTJE TEK VERBËRISË NACISTE RUSO EUROPË OR
    PUSO VËRBO NA RROPE O NA KOPE; ME PLANIN AHTISARIT O, ATIJ VARRIT HEJ,
    PLAN OR KLAN RUSO SERBO EUROPË-GJERË PUSO VERBO QË NA RROPE, KOPE;
    DUKE UA FALUR KISHAT TONA ORTODOKSE ILIRO SHQIPTARE, DUKE SHTYER O,
    SHQYER KUFIRI ME DHUNË; MIJËRA KILOMETRA MAQEDONISË, DHJETAMIJËRA
    KILOMETRA MALIT TË ZI; TANI NIMBDHJETË KOMUNA SERBË MBRENDA OR NË
    KOSOVË PËR PAKICËN KOLONISTE TERRORISTE KRIMINALË LUFTË RUSO SERBË
    VETËM 4% PËR DOMINUAR MBI SHUMICËN APSOLUTE SHQIPTARE AUTOKTONE
    TË ZOT DHE NGA ZOTI PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË!! NDËR PRESIONE
    PËR KONCESIONE O PROCESZIONE, NË DIALOG, GRIABLLOK, DUKE FAVORIZUAR
    RUSO SERBINË A DUKE FAKTORIZUAR VERBËRINË PËR TË ZBATUAR KOMPLET O
    PLANIN A KLANIN MË FASHIST DHE NACIST TË KRYEKRIMINELËVE GJAKËPIRËS
    PRAGSHIRËS, MILLOSHEVIQË, VUÇIQË, DAÇIQË.. QË PRAPË TA KTHEJNË O, NËN
    KTHETRAT E BISHËS MË TË TËRBUAR, ISHES, KISHES MË T’VËRBUAR, FASHIZMI
    RUSO SERBO EUROPË, DUKE BERË TREGTI, KËRDI, GËRRDI, ME TROJE NË PLOJE,
    ME HOLOKAUSTE GJENOCIDALE PËR SHFAROSJE TOTALE, GLOBALE, KANIBALË
    MË KATASTROFALË NGA BARËBARIZMI, FASHIZMI, QË NUK DINË TË NGOPEN AS
    KOPEN ME GJAK DHE PRAG TEK GJERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË!.
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura