SHERADIN BERISHA: LETËR NGUSHËLLUESE PËR FAMILJET GËRVALLA – ZEKA, NGA BURGU I HEILBRONIT, JANAR 1982

Pashtriku, 25 shkurt 2021: Pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës (më 17 janar 1982) në adresë të Familjes Gërvalla dhe të Kadri Zekës kanë ardhur shumë letra ngushëlluese, nga anë të ndryshme të botës, si nga Sydnei i Australisë, nga Nju Jorku i Amerikës etj. Në mesin e këtyre letrave portali pashtriku.org me këtë ras boton letrën e Feriz Kunushefcit, i cili ato ditë ishte prapa grilave – në burgun e Heilbronit.
Ferizi në letrën e tij shkruan:
E DASHURA NANË SHQIPTARE
Feriz Konushefci
E dashura Nané Shqiptare.

Ket leter po e shkruej edhe deshiroj ngushllime te thella per djemt e juej si e dhan jeten per vendlindje edhe per popullin Shqiptar. Mos u merzit hiq se djemt e juej jeten e kan dhan edhe nuk jan ma ne mesin e familjes se vet. Trupi i tyre ka vdek, por vepra e tyne edhe puna e tyne per popullin shqiptar kurr nuk ka me vdek. Banu e fort edhe thuej: Djemt e mij nuk jan dek por kan lind, se jan dek per Atdhe per popullin shqiptar. Anmiku popullin shqiptar nuk mund mei tut me pushk. Djemt e juej jan Heroja ata nuk jan dek ne krevet por tue punue edhe tue u mundue dit e nat per neve te gjithve shqiptarve. Djemt e tu i ka njoft bota edhe i njef. Djemt e juej nuk vdesin kurr sikur Skender Beu edhe Bajram Curri ata nuk vdesin por jan met neper zemrat e qdo njenit shqiptar. Mos qaj e mos u merzit se qdo Nané nuk munet me marue asi djemsh! Une Adresen e juej nuk e di por familjen e juej e njef bota tash se e kan dhan jeten vllaznit per popull shqiptar. Une kit leter pi shkruej se me ardh me u pa per kit vdekje nuk muj se une jam ne burg ne Heilbronn. Vetem zemra po me qan per ata dy trima tu edhe per at shokun apo mikun e djemve tu. Banu e fort edhe zemer guri se djemt tu nuk jan vdek po jan lind se e kan dhan jeten per popull te vet e jo per veti. Vllaznit: Isufin dhe Bardhin i kemi humb por ata na e kan lan ni veper edhe ni pun edhe jan vdek me ftyr edhe per popull edhe kan mbet ne zemrat tona gjithmon oj nané. Tash po i dha fund edhe mos u mërzit ti as familja e juej hiq se per kto pun nuk mun des gjithkush oj nané shqiptare.
Feriz Kunushefci
Nga burgu i Heilbronit

Lexoni faksimilin e letrës

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura