SHERADIN BERISHA: LOJA AKTRUESE E FËMIJËVE NË ‘MARKETING SLLOGANET’ E PDK’së!!!

Pashtriku.org, 23 maj 2017: Më 10 maj, në ditën kur ra qeveria e Isa Mustafës dhe Kadri Veselit (PDK’LDK’…), pata shkruar këtë koment: “Ra qeveria! Tani nis loja aktruese parazgjedhore, jo si garë idesh e programesh, por si marketing slloganesh!”
Tashme u bënë 13 dite që kur ka nisur loja aktruese parazgjedhore e partive, dhe akoma nuk kemi garë idesh e programesh, por vetëm marketing slloganesh irituese!

Në këtë drejtim prinë e para PDK!
Kjo parti, e cila ka tufëzuar rreth vetes disa parti të vogla, bashkë me AAK’NISMA, ka lansuar një spot ironizues, që i adresohet LDK-së (me të cilën ka qeverisur 3 vjet!!!) dhe LVV-së.
Në spot paraqitet një fëmijë me një veturë lodër e cila nuk lëviz nëse nuk e shtynë nga prapa. Kjo e iriton shumë fëmiun, i cili pasi i ankohet të ëmës, “se vetura po lëvizë kadale” ajo i thotë se vetura ‘pooo, ka lëviz kadale vite me radhë shpirt’, për shkak të baterive të dobëta me akronimin LDK!
Më pas, ai shkon me shpejtësi marramendëse në shitore i blenë bateritë me akronimin PDK, i heq ato me akronimin LDK, dhe vetura lëviz me shpejtësi. Gjatë lëvizjes së vetures ‘lodër’, artikulohet, marketing sllogani i PDK-se: “Kosova ka nevojë për të ecur përpara më shpejt! Është koha për energji të reja – është koha për fillim të ri”!
Ngjashëm vepron edhe një fëmijë tjetër.
Ai ia vë lodrës së tij bateritë me akronimin VV, dhe në momentin e akitivizimit ato nxjerrin tymë, si gazi lotsjellës!!!

Shikoni videon:
Kosova ece përpara me PDK-në:
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura