SHERADIN BERISHA: MËLMESA E RAMUSHIT PËR ALBININ!

Pashtriku, 2 mars 2020: Më 27 shkurt 2020, Albin Kurti paralajmëroj heqjen e taksës 100% për mallërat e Serbisë, me afatizim e kushtëzim! I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramush Haradinajt!
Ai në rrjetin social facebook (për Albinin) ka shkruar: “Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! RH”
***
Teologu dhe filozofi holandezo – zviceran, Desiderius Erasmus von Rotterdam (1469 – 1536) ka një thënie interesante! Ai thotë:
“Pa një mëlmesë çmendurie nuk ka asnjë lloj kënaqësie.”
Ndërkaq shkrimtari dhe dramaturgu i njohur anglez, John Dryden (1631-1700), ka thënë: “Ka një lloj kënaqësie në marrëzi, që vetëm të marrët e njohin.”
Dhe kjo mëlmesë çmendurie e Ramushit na solli një lloj kënaqësie me këtë lloj marrëzie!
“Mjerë ai vend ku përçmohen mendjet e lartësohen muskujt.” – thotë shkrimtarja italiane, Bice Cairati (Sveva Casata Modignani).

 

______________
“TË ARRESTOHET TRADHTARI ALBIN KURTI”!
“Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është vetëm konstruktivitet i zotëri Kurtit për me i fitu zotëri Vuçiq zgjedhjet në Serbi, edhe shihet që ka një marrëveshje mes dyve, e kuptohet çmimi është Lista Serbe, votat e Listës Serbe për Qeverinë Kurti”, ka thënë dje Ramush Haradinaj në një konferencë me gazetarët.
Albini paska bërë marrëveshje me Vuçiqin për me i fitu ky i fundit zgjedhjet në Serbi???!!! Uaooooo!!!
“Kjo marrëveshje është tradhëti kombëtare!!!”
“TË ARRESTOHET TRADHTARI ALBIN KURTI”


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura