SHERADIN BERISHA: NJË MENDIM PËR REAGIMIN E AKADEMIKUT REXHEP QOSJA!

Pashtriku, 20 shkurt 2020: Sot e lexova reagimin e Akademikut Rexhep Qosja, të publikuar (më 18 shkurt) në rrjetin e tij facebook, me titull: “Urrejtje me pasoja të mëdha”.
Akademik Qosja në reagim ka vënë në spikamë urrejtjen ndaj Shqipërisë shtetërore që “po propagandon masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale”. “Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit” – ka thënë Qosja.
Ak.Qosja me këtë rast ka theksuar, “urrejtjen ndaj Shqipërisë shtetërore”, duke nënkuptuar edhe si urrejtje ndaj Shqipërisë pushtetore.
Ai me këtë rast duket se e njëjtëson Shqipërinë shtetërore me Shqipërinë pushtetore!
Për mendimin tim ka një dallim midis tyre.
Është e vërtetë që pa shtet s’ka pushtet dhe anasjelltas pa pushtet s’ka shtet, por, pushteti ndërrohet, ndërsa shteti jo! Në këtë kuptim del se, pushtetari vjenë e shkon, ndërsa shteti (Shqipëria) mbetet!
Duke i përjashtuar kritikat tendencioze, rrjedhimisht kur dikush e kritikon Shqipërinë pushtetore, nuk do të thotë e as që duhet të nënkuptohet se, është kundër Shqipërisë shtetërore.
Prandaj Edi Rama (i kritikuar) nuk është vetë Shqiperia shtetërore, është kryeminstri i radhës. Kaq!

______________
Qosja: Urrejtje me pasoja të mëdha
https://www.koha.net/arberi/209186/qosja-urrejtje-me-pasoja-te-medha/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura