NGA TUBIMI FESTIV I BASHKIMIT TË INTELEKTUALËVE SHQIPTARË NË ZVICËR – SOLOTHURN, 24 NËNTOR 2013

Pashtriku.org, 05. 12. 2013 – Më 24 Nëntor 2013, në Langendorf të Solothurnit (Zvicër) Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, organizoj një manifestim, kushtuar 28 nëntorit, festës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë tubim festiv (në praninë e bashëkatdhetarëve të ftuar) u përuruan edhe librat e katër autorëve: 1.Luljeta Selimi, “Rrëfime tronditëse – Femrat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë; 2. Xhevat Rexhaj, “Epoka e shënuar apo Rugova, Flamuri, LDK-ja; 3. Lebit Murtishi, Poezi dhe dy monodrama; 4. Gani Qarri, a.”Mallkim shekujsh”-libër me Poezi, b.”Krijuesit e Historisë” libër në Prozë dhe c.”Vrasje Idealesh” libër në Prozë. Programi festiv u hap me intonimin e himnit Kombëtar, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetari i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, z.Abas Fejzullahi. Një vështrim për veprimtarinë e BISHZ e bëri Dr.Sc.Ahmet Xhigoli, ndërsa për librat e katër autorëve, folën: Sheradin Berisha, Saranda Ademi, Hamzë Morina, Gani Qarri, Idriz Mehmeti, Abas Fejzullahi dhe Isuf Ismaili. Në pjesën përmbyllëse të promovimit të librave foli edhe Zv.ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Mustafë Xhemaili. Gjatë këtij tubimi u shfaq edhe një program i pasur muzikor. Kënduan Hekuran Rexhepi me djalin Ridvanin dhe vajzën Hysnijen, nxënësja Fionda Gjoni interpretoj një melodi me violinë, ndërsa motrat Qëndresa dhe Albulena Osmani që përfaqësonin Forumin e Femrës Shqiptare “Lirija” nga Lozana (nën përkujdesjen e koreografes Saranda Ademi), prezentuan disa valle burimore shqiptare. Në pjesën e fundit të tubimit organizatorët (BISHZ) ndanë mirënjohje për disa dëshmorë(e) dhe veprimtarë që dhanë kontribute të veçanta në fusha të ndryshme në Zvicër, si dhe shtruan një darkë për të gjithë pjesëmarrësit e këtij tubimi festiv. Më 25 nëntor 2013, libri i autores Luljeta Selimi: “Rrëfime tronditëse – Femrat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, u përurua edhe në Zürich, në Bibliotekën Shqiptare në Zvicër/Albanische Bibleothek in der Schweiz. (Sheradin Berisha, kryeredaktor i pashtriku.org, 02. 12. 2013).

LEXONI TË PLOTË RRJEDHËN E TUBIMIT FESTIV
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Festa-e-falmurit-2013.pdf

* * *


Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura