SHERADIN BERISHA: POLITIKANËT E KËQIJ, MASKARENJTË, TË DOBTIT DHE TURMA PA MEND!

Pashtriku, 14 nëntor 2019:
1. Shkrimtari, poeti dhe dramaturgu i shquar gjerman, Johann Wolfgang Goethe (Johan Volfgang Gëte 1749 – 1832) ka një thënie brilante për shumicën politikëbërëse dhe zvarranikët e kësaj shumice!

Ai thotë: “Në politik asgjë s’është më e pështirë se shumica, meqë ajo përbëhet nga kryetarë të fortë, nga maskarenj që përshtaten, nga të dobët që asimilohen dhe nga turma (pa mend) që ndjek pa ia patur haberin se çfarë do vërtet.”

– A ka Kosova maskarenj, të dobët që asimilohen dhe turma pa mend që ndjekin kryetarë milionerë, pa patur haber?! Po ka, sepse të tillët për 20 vjet rresht i kanë ricikluar kryetarët milionerë në pushtet!

2. Ndërsa kineasti dhe regjisori i njohur amerikan, Robert Bernard Altman (1925 – 2006), për politikën thotë: “Mos harroni! Politika s’është si filmat: në politikë, shpeshherë fitojnë të këqijtë.”

– Në Kosovë me të këqijtë e kemi provuar! A do te ketë ndryshime me zgjedhjet e 6 tetorit?! Kjo mbetet të shihet!

3. Ndërkaq shkrimtari dhe gazetari amerikan, Ambrose Bierce (1842 – 1914) për politikën ka një thënie të shkurtë e të qartë: “Politikë: shtjellimi i çështjeve publike për interesa personale.”!

– Pa koment!


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura