SHERADIN BERISHA: PSE ALBIN KURTI I THOTË HASHIM THAÇIT, SHKO NË HAGË? (VIDEO)

Pashtriku, 1 shtator 2020: Mbrëmë në emisionin “Debat” të RTK-së, Sami Lushtaku (në prani të 4 “analistëve” bashkë me Ridvan Berishën) ka thënë: “Në momentin kur e ka dëgjuar Albin Kurtin duke i thënë presidentit ‘Hashim shko në Hagë’, janë rrënqethur”. “Hashimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe të çohet dhe t’i thotë shko në Hagë, është e rëndë për mua, është tmerruese. Me mujt Albini të gjithëve na dërgon në burg” – ka theksuar Lushtaku.

Derisa Lushtaku mendon e gjykon kështu, atëhere më krijohet pështypja se, Ai ose s’e ka lexuar, ose e ka lexuar por s’e ka kuptuar fare mesazhin e Albin Kurtit në shkrimin: “Shko Hashim”, të publikuar në Fb, në qershor 2020.
Albini ndër të tjera shkruan:
“Shko Hashim. Po pra, shko Hashim. Në Hagë thuaje fjalën tënde me argumente e fakte, në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Të takon. Je historiani që ishe në luftë. Bëhu presidenti që hyn në histori. Shko Hashim. Sepse, si po e mendon këtë punë Hashim? Dhjetëra luftëtarë e pjesëtarë të UÇK-së,
– Sylejman Selimi,
– Sami Lushtaku,
– Rrustem Mustafa e deri te
– Sokol Dobruna,
– Kadri Veseli e
– Xhavit Halit
i të shkojnë në Hagë, kurse ti në Prishtinë të jesh president me Baton Haxhiun?! Shko ti në vend të të gjithë atyre Hashim. Shko në Hagë. Për ata. Për vete. Shko. Mos e malltreto popullin dhe shtetin, shokët dhe vetveten. Shko ti.”!!!
***
Për më tepër shikoni videon e dëgjoni me kujdes arsyen e vërtetë: pse Albini i thotë Hashimit, shko në Hagë …
https://www.youtube.com/watch?v=vhn0F7W77kc

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura