SHERADIN BERISHA: RITUALI MAGJIK I IBRAHIM RUGOVËS!

Pashtriku, 25 janar 2020: Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova do të mbahet në mend si politikan, që ka folur relativisht pak, shumë pak në karrierën e tij politike. Po t’i radhisim, (pa i përsëritur) të thënat e tij në intervista, kumtesa, deklarata apo edhe në konferencat e të premteve me gazetarë, ato do të mund të përmblidheshin jo në më shumë se tri faqe gazete.
Ibrahim Rugova edhe në takime me përfaqësues dhe zyrtarë të huaj, ishte fjalë pakë, i paqartë e si i tillë reprodukues i fjalëve të njejta. Këtë sens politik të z.Rugova, më së miri e shpërfaq Shkëlzen Maliqi, një mik i tij i hershëm, i cili e kishte shoqëruar gjatë një turneje politike në disa shtete perëndimore.
Shkëlzen Maliqi për herë të parë (gjatë këtij itinerari politik) ka zbuluar një ritual magjik, gjegjësisht një aftësi të panjohur të Ibrahim Rugovës.
Në qershor 1997, te revista „Zëri shqiptar“ Maliqi thotë (citoj): Gjatë takimeve, ajo që më ka befasuar më së shumti në profilin e politikanit që përfaqësonte Rugova, të cilin e njihja mirë, ishte një aftësi e tij deri atëherë e panjohur për mua e përsëritjes deri në përpikëri të „tregimit“ të njëjtë politik. Në çdo takim që mbajtëm, e ne i kishim rreth 60 (takime) ato ditë, ai i fliste gjërat e njëjta, me të dhëna, konstatime e kërkesa të njëjta, madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte të njëjta. Dhe e gjithë kjo përsëritje, që mua më duket pak e bezdisshme, kishte diçka prej përsëritjes automatike të gramafonit në të cilin sillet vazhdimisht e njëjta pllakë, ku mekanizmi kujdeset që pllaka, sapo të përfundojë një takim, të rikurdisej nga filllimi për takimin tjetër. Ndodhte shpesh që Rugova as që i dëgjonte me vëmendje pyetjet, por ia niste aty ku ishte i kurdisur…” – përfundon citati. (Burimi: Revista „Zëri shqiptar“ nr. 5-6 Viti 53, 22 qershor 1997, faqe 5).
Gjatë karierës politike,pak gjëra kanë ndryshuar në atë “pllakën monotone” të Ibrahim Rugovës. Në të vërtet, kohë pas kohe në diskursin e tij janë bërë ca ndryshime dhe stërhollime të vogla, ku në disa raste janë futur edhe nocione të reja. Dhe kjo mbetje në formulime në dukje të ngurtësuara, e kombinuar me strategjinë e pritjes dhe të mosveprimit, ka qenë gjithnjë një moment iritues jo vetëm për kundërshtarët dhe rivalët politik, por shpeshherë edhe për vetë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ata, nuk e kishin të qartë se cila ishte porosia e kësaj përsëritjeje, e këtij emitimi të vazhdueshëm e monoton, sikurse ajo pllaka e gramafonit. S´ka dyshim se ky “ritual magjik” i Rugovës pasqyronte plotësisht pafuqinë dhe kotësinë politike që proklamonte atëkohë në opinionin publik.

Ibrahim Rugova dhe Shkelzen Maliqi

____________________

SHERADIN BERISHA: BUJAR BUKOSHI – “SHKAKU KRYESOR PËR DËSHTIMIN PRAKTIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS ËSHTË IBRAHIM RUGOVA”!

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9574

***

SHERADIN BERISHA: FADIL HYSAJ – “RUGOVA NUK NJEH KËSHILLË QË I VJEN NË GJUHËN SHQIPE”
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9567

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura