SHERADIN BERISHA: TA PASTROJMË BALTËN POLITIKE PËR T’I HAPUR RRUGË NDRYSHIMIT PËR ZHVILLIM EKONOMIK …

Pashtriku, 2 janar 2020: Politikanët vijnë në pushtet me premtimin se do të jenë në shërbim të qytetarëve! Por, politika shpeshherë i ka korruptuar ata/o, sepse shumica prej tyre si njerëz ‘syuritur’ nuk i kanë vënë ‘pritë’ lakmisë për fitim pa limit!
Shkrimtari gjenial francezë i shekullit XIX-të, Honore De Balzaku (1799-1850), ka një thënie epokale: “Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh”!
Në Kosovë kemi politikanë super të pasur, të cilët para luftës ishin të varfër, pra ‘nuk kishin’ – siç thotë një fjalë e urtë në trevën time (Vërri) – ‘as kiç as viç’!
Prandaj politikanët milionerë që u pasuruan me abuzime, korrupsion e krim të organizuar (duke u ricikluar për 20 vjet rresht në pushtet), sipas ligjit duhet të ndalohen, të hetohen, të gjykohen dhe në fund të dënohen!
Dhe jo vetëm kaq!
Kësaj klase politike duhet t’i konfiskohet e gjithë pasuria, (e tundshme dhe e patundshme) që e ‘fituan’ me dredhi, kusari e hajni! Pa e pastruar këtë baltë të shtresuar politike, nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim e përparim në vendin tim!

SHERADIN BERISHA: TA NDRYSHOJMË MENDËSINË TONË NDAJ TË KEQES!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9495

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura