SHERADIN BERISHA: TË HETOHET I GJITHË ZINXHIRI KOMANDUES E VRASTARË I ASTRIT DEHARIT!

Pashtriku, 5 nëntor 2019: Në 3 vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit!
Pas kryerjes se “hetimeve”, për vrasjen e Astrit Deharit, (më 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit) kryeprokurori i prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, më 18 nëntor – para gazetarëve kishte deklaruar: “Pra të gjitha provat e ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor, demonstrojnë se ky rast është VETËVRASJE! (Shikoni e dëgjoni deklaratën e tij në video)

Sylë Hoxha: Astrit Dehari u vetëvra – 18.11.2016 – Klan Kosova
https://www.youtube.com/watch?v=Q1O9NdbUAA0
***
Ndërkaq pas 3 vitesh (tetor 2019), një Institut i pavarur i mjekësisë ligjore në Lozan të Zvicrës, ka konstatuar se Astrit Dehari është VRARË në Burg!
***
Astrit Dehari është vrarë (mbytur) në institucionin më të sigurt të Shtetit ‘ në BURG!
Prandaj kërkohet:
Të hetohet gjithanshëm vrasja e Astrit Deharit!
Të hetohen urdhërdhënësit, ekzekutorët dhe fshehësit e gjurmëve të vrasjes mizore të ASTRIT DEHARIT!
Në këtë hetim të përfshihet edhe Sylë Hoxha!
***
#DrejtesiPerAstritDeharin!

(Publikuar për herë të parë në facebook, më 25 tetor 2019)

***
Të hetohet edhe Kadri Veseli!
ASTRIT DEHARIN E VRAU POLITIKA! CILA POLITIK?! KËRKOJMË HETIM!
Astrit Dehari më 5 nëntor 2016 në rrethana ende të paqarta është vrarë (mbytur) në qelinë e burgut në Prizren! Pra, ai ka humbur jetën në institucionin më të sigurt të Shtetit!
Faktin se Astriti nuk ka bërë vetëvrasje (bëhet fjalë për përfshirje të një personi të tretë në vrasjen e tij) tashmë e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Instituti i pavarur i mjekësisë ligjore në Lozan teë Zvicrës!
***
Vrasja e Astrit Deharit është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës! Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli (në një seancë parlamentare të mbajtur në mars 2018), e akuzon Albin Kurtin dhe politikën e tij për vdekjen e Astrit Deharit!
Veseli me këtë rast ka thënë:
“Unë ka mu pajtu me Albinin për një çështje. Diçka që është shumë e vërtetë, ashtë kjo: politika gjithsesi atë djalë të ri që ka lind në Zvicër, a ni djalë i cili ka qenë, i ka prindërit, qoftë babën, qoftë nanën veprimtarë të Lëvizjes, në rrethana shumë të randa. Ashtë e vërtetë që politika e ka qu në vdekje, kjo ashtë e vërteta. Po unë e kam frikën, Albin se ashtë ni politik e cila ashtë e paftyrë. Ni politik e cila me çdo kusht veç pushtetin e don. Ni politik e cila ma së pakti i duhet sot Kosovës, ni politik të cilën je te promovu Ti Albin Kurti. Nuk ka çmim, nuk ka mjet, nuk ka shpenzim, nuk ka veprim, nuk ka vendim, të cilin nuk jemi të gatshëm me e marrë, me shku te e vërteta”.
Shikoni videon:
Kadri Veseli për rastin e të ndjerit Astrit Dehari
https://www.facebook.com/watch/?v=742202779538997
Në procesin e hetimit për vrasjen e Astrit Deharit duhet të përfshihet edhe Kadri Veseli!
#DrejtesiPerAstritDeharin
(Publikuar për herë të parë në facebook, më 28 tetor 2019)

Vajza e Astrit Deharit duke vënë lule mbi varrin e babait, Astrit Dehari!

***
HETIM PËR HESHTAKËT E VRASJES SË ASTRITIT!
Heshtakët që e quajtën vetevrasje, vrasjen (mbytjen) me dhunë të Astrit Deharit – në institcionin e shtetit (në burg) duhet të hetohen deri në fund!
https://www.youtube.com/watch?v=7bFuyM-6Rag
#DrejtesiPerAstritDeharin
(Publikuar për herë të parë në facebook, më 28 tetor 2019)
*
**
Vajza flet me Babin!
MË MUNGON BABI!
M
ë mungon babi
Nuk ta njoha kurrë aromën, dashurinë
U linda, pasi shkove në amshim
Më mungon shumë o babi
Fotografia i jep shpresë, shpirtit tim.
Të kushtoi edhe me jetën tënde
Idealin e përzemërt, fuqishëm e mbroje
Krenari e pazëvendësueshme
Përherë do të të kemi në mendje.
E vërteta nuk është maskuar asnjëherë
Koha do ta dëshmoj
Je në zemrën time
Unë gjaku yt, sa t’jetoj.
Krenare që jam bija jote Babi,
babi përherë do të të thërras
Dhe pse këtë mezi e prisje ta ndëgjoje
Dikush u kujdes, e bëri me shkas.
Kimete Osmani Beqiri /*
——————-
Në foto: Vajza e Astrit Deharit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura