SHERADIN BERISHA: TË NDALET HASHIM THAÇI! TË NDALET SOT, SEPSE NESËR BËHET VONË!

Pashtriku, 9 mars 2020: Në korrik 2018, Hashim Thaçi pas takimit me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, në qarkun kohor prej pesë ditëve i ka mbajtur dy konferenca për medie dhe një bashkëbisedim me studentë. Temë qendrore ishte faza finale e negociatave me Serbinë.
Hashim Thaçi me këtë rast ka theksuar disa herë “kompromiset e dhimbshme që duhet bërë Kosova, si parakusht për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë”!
Duke u nisur nga ky paralajmërim ogurzi, më 23 korrik 2018 këtu në Fb., kam shkruar: “Për t’i ndalur kompromiset e dhimbshme me Serbinë, duhet të ndalet Hashim Thaçi! Të ndalet sot, nesër bëhet vonë!”
***
Kanë kaluar gati dy vjet, por Hashim Thaçi nuk është ndalur! Përkundrazi ai ka kaluar në ofenzivë për të arritur e nënshkruar me çdo kusht një marrëveshje përfundimtare me “kompromiset e dhimbshme” me Serbinë”!
Hashimi duket ka harruar se, Kosova është Republikë parlamentare, e jo presidenciale! Dhe se për arritjen e marrëveshjeve të tilla është ekzekutivi, e cila miratohet pastaj nga legjislativi, e jo nga presidenca!
“Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe, madje edhe nëse ajo mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” ka thënë eksperti për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer. (Koha ditore, 08. 03. 2020)
Prandaj edhe tani e përsëris zëshëm, të ndalet Hashim Thaçi! Të ndalet sot, sepse nesër bëhet vonë!

Pamje nga takimi Thaçi – Vuçiq me ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell në Shtëpinë e Bardhë (2 mars 2020)

SHTESË
Më 2 mars 2020, në rrjetin tim facebook kam shkruar:
HASHIMI PO KTHEHET NGA SHBA, PAS TAKIMIT ME VUÒªIQIN …!

“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm. Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë. SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH”
Kështu ka shkruar para pak çastesh Hashim Thaçi në rrjetin e tij facebook!
***
Para tri ditësh, më 28 shkurt në analizën time “ALBIN VENDOS QYSH THEM UNË …!” kam shkruar:
“Kosova në këtë situatë është e ngratë, sepse është duar thatë, dhe si e tillë tërësisht e varur nga SHBA’BE… “Buldozheri” i Trampit, Grenelli (këto ditë kur po qëndron bashkë me Hashim Thaçin dhe Vuçiqin në SHBA) po i thotë Albinit, jo garantim, afatizim a pezullim por, taksa të hiqet pa diskutim, pa garantim, pezullim e afatizim!
Òªka do të thotë kjo?
Kjo do të thotë, “Albin në emër të atyre që të votuan, vendos ashtu qysh them unë – Grenelli (!), sepse marrëveshja finale Kosovë – Serbi është gati, vetëm duhet të nënshkruhet”!
Lexoni këtu:
“ALBIN VENDOS QYSH THEM UNË …!”
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9714

***
Kosova është republikë parlamentare (jo presidenciale), prandaj Hashim Thaçi si president nuk ka të drejt të zhvilloj takime të tilla (madje edhe të fshehta) negociuese me Serbinë! Këtë gjë e ka saktësuar edhe gjykata kushtetuese! Janë ekzekutivi dhe legjislativi që merren me çështjen e dialogut!
Tani shtrohet pyetja çka ka biseduar dhe për çka janë marrë vesh në takimin e sotëm final (sepse ka pas disa takime) Hashim Thaçi, siç shkruan ai “me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell”?
Hashimi ka kërkuar që të raportoi specifikisht në Kuvendin e Kosovës për takimin e sotëm në SHBA! A do t’i lejohet atij raportimi në Kuvend (?) të cilin kurrë nuk e ka respektuar, kjo pritet të shihet në ditët në vijim! Unë mendoj që nuk do ta bëjë një raportim të tillë në Kuvendin e Kosovës…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura