SHERADIN BERISHA: T’I THEMI NDALÈ„ TÈ„ KEQES…!

Pashtriku, 14 shkurt 2019: “Shqiptarët do ta fitojnë çdo luftë kur të mbarojnë luftërat mes njëri tjetrit” – Mit’hat Frashëri, 1880-1949.
***
Edhe në decenien e dytë të shekullit XXI fatkeqësisht ka mbizotëruar e keqja mbi shqiptarët, si pasojë e acarimeve të rënda në luftën për pushtet midis aktorëve politikë!

Mbi të gjitha kujtojmë këtu acarimet e mujave të fundit Ramush ^ Hashim, lidhur me ‘korigjimin e kufijve”, për “taksën”, presionet me “letrat” e BE^SHBA’së etj., pastaj polarizimet me akuza e kundërakuza të rënda në Kuvendin e Shqipërisë dhe parlajmërimin e opozitës shqiptare për radikalizim të situatës kundër qeverisë, në protestën e 16 shkurtit 2019…! Këto stërkeqje, (edhe në mënyrën se si kanë ardhur në pushtet partitë politike), duken të jenë ndihmuar nga faktorë të jashtëm, politikanë, ambasadorë, oligarkë të sojit Soros, shërbime sekrete, etj.etj., për realizimin e agjendave gjeopolitike e gjeostrategjike të fuqive të mëdha, për interesa ekonomike (aseteve tona kombëtare), financiare etj. Prandaj shqiptarët duhet t’i thërrasin mendjes për ta parandaluar të keqen nga skenaret e shumta!
***
Më 5 dhjetor 2009, duke u bazuar në luftën e ashpër për pushtet nga aktorët e skenës politike shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, kam bërë një thirrje (në portalin pashtriku,org) me titull: “Jemi në rrezik! STOP – TË KEQES QË MBIZOTRON MBI SHQIPTARËT!”. Edhe sot pas gati 10 vitesh, meqë jemi të rrezikuar nga fodullëqet e kësaj klase politike, e përsëris zëshëm këtë thirrje!
Jemi në rrezik!
STOP – TË KEQES QË MBIZOTRON MBI SHQIPTARËT!
Shkruan: Sheradin Berisha – 05. 12. 2009
Në një studim për mënyrën se si qeveriset një vend kam lexuar se (citoi): “…politika nuk ka asgjë të përbashkët me moralin. Pushtetari i cili i përmbahet moralit, nuk është politikan mendjemprehtë dhe pozita e tij udhëheqëse nuk është as e qëndrueshme as afatgjate. Ai i cili dëshiron të udhëheqë, duhet të dijë të mashtrojë…“. Dhe në këtë kontekst, duket se ndershmëria dhe sinqeriteti, si dy cilësi kulmore njerëzore, në politikë s’paskanë vlerë.
Nëse i kemi përcjellur me vëmendje ngjarjet e muajve të kaluar në Shqipëri & Kosovë e Maqedoni dhe kahet e këtyre zhvillimeve të ditëve të fundit, do të kuptojmë me lehtësi se, lidershipi politikë e institucional shqiptarë, s’ka as moral politikë, as moral njerëzorë. Ashiqare duket, se, te kjo kastë politike e cila po e çon kombin drejt humnerës, mbisundon egoja e marrjes së pushtetit me çdo çmim!
Pse ndodhë kjo?!
A janë prodhime vendore të gjitha këto ngjarje?!
JO!
Unë mendoj se politika shqiptare, bën lojën e aktorit të dukshëm skenik, ndërsa loja kryesore drejtohet nga aktorë të qarqeve të ndryshme (në prapaskenë) që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj.
Në këtë situatë të rëndë për shqiptarët, (duke pasur njohuri elementare për mënyrën se si organizohen komplotet ndaj një vendi) jam i prirur të besoj se kjo kastë politike, (pozitë e opozitë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni), dhe gati të gjitha mediumet e shkruara dhe ato elektronike, me vetëdije apo pa vetëdije, janë vënë në shërbim të asaj fuqie të padukshme politike që vepron nga prapaskena, dhe e cila në momente të caktuara prodhon ngjarje të njëkohëshme trishtuese, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, në Shkup, Tetovë, apo në Preshevë …
Kjo lojë trishtuese e skenës politike shqiptare e orkestruar mjaftë mirë nga regjisorë të huaj në prapaskenë, vazhdon me ritëm të shtuar. Gjuha trishtuese me plotë urrejtje e Sali Berishës, Edi Ramës, Jozefina Topallit… Hashim Thaçit, Fatmir Sejdiut, Lutfi Hazirit, Adem Salihajt, Gani Gecit, Ramush Haradinajt,… Ali Ahmetit, Menduh Thaçit… etj. etj., dëshmon qartë, se kjo dramë akoma s’ka përfunduar.
Dhe, kjo është shqetësuese, është e tmerrshme, tmerrësisht e tmerrshme! Nëse kjo lojë „teatrale“ vazhdon të luhet me këtë rrjedhë, kam frikë se kombi shqiptar dhe gjeografia jonë historike, po hynë në një çorrsokak me rreziqe të mëdha për të ardhmen.
Prandaj, është momenti i fundit t’i themi të gjithë së bashku:
NDALË – STOP kësaj të keqeje që mbizotron mbi shqiptarët
———————–
Ilustrimi: faksimilet e “thirrjes…” sime, 05.12.2009!


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura