SHISHMONI BAZA E UÇK-së (VIDEO)

SHISHMONI BAZA E UÇK-së (VIDEO)

Flet Astrit Jakupi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Zahir Pajazitit

“Dëshira jeme është me i pa trojet shqiptare të lira, edhe nëse vdes se kam problem”, Jakupi zbulon fjalët e Zahir Pajazitit

Një nga bazat më të besuara të komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti ishte shtëpia e Plakut të Shishmonit në brezin kufitar me Shqipërinë.

Astrit Jakupi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Zahir Pajazitit, njëherit djali i “Plakut të Shishmonit”, në emisionin “n’Demos” në një intervistë ekskluzive ka rrëfyer për herë të parë aktivitetet e para të Zahirit e të tjerëve me shtëpinë e tij.

“Janë ardh me kerr deri në shtëpi në Shishmon, prindve nuk u pata tregu asnjë gjo, baba ka dal jashtë se i ka hetu që është ardh dikush me kerr, na ka pa neve me armatim, e kanë lanë armatimin e janë kthy, Zahiri, Lahi Brahimi e Nait Hasani. Në atë armatim kanë qenë, dy automatik, një pistoletë edhe 6 granata dore. E kam vendos me i shpërnda tek shokët, se ish rrezik me i mbajt krejt me një vend. Kemi vendos më pas me kry ndonjë aksion, Zahiri më ka thanë nëse do me ba najsen, mos bo pa më tregu mu, kur i pata tregu, më ka thanë nuk bon me kry aksion për momentin, se e keni bazën shumë të mirë, afër kufirit, na duheni afër aty për transportim të armëve, më tha është dhuratë prej zotit kjo mundësi, e mos na humb, na tha ma shumëna ndihmon nëse i bën konak dikujt që vie e të na ndihmoni në armatim se sa të kryeni ndonjë aksion. Jam kthy prej Prishtinës i zhgënjyer, u tregova shokëve, s’iu ka pëlqy as atyre”, ka deklaruar ai.

Nga baza e UÇK-së në Shishmon të Gjakovës është bartur për në Shqipëri edhe i plagosuri i parë i UÇK-së, Qerim Kelmendi i njohur si “Dema”.

“Më ka thirr më pas Zahiri, më tha më duhet me përcjell një shok për Shqipni, është plagos e më duhet me kalu nga ju, më tha përgatite terrenin. Unë u tregova shokëve e familjes, e më pas e kemi lan ditën e takimit. Jemi dal atë natë ka qenë mbramje, u takuam në të njëjtin vend tek stacioni i autobusëve, kanë ardh me dy kerre, ka qenë Zahiri, Ilir Konushefci, Hakif Zenjullahu, Shaip Haziri e Qerim Kelmendi, jemi nda në dy kerre e jemi nis në drejtim të shtëpisë tonë. Kemi pushu, kemi hangër darkë, Hakif Zenjullahu, Shaip Zahiri, e Ilir Konushefci janë kthy, e unë baba jemi nis me ta për Shqipëri tek kufiri, jemi shku me traktor deri afër kufirit, aty e kemi lan traktorin e kemi ec në këmbë, baba ka pri i pari, ne kemi qenë pas, thoshte ju pshtoni me ndodh najsen se jeni të ri”,  është shprehur ai, përcjell GazetaDemos.

Një nga momentet që Jakupi thotë se nuk do ta harrojë kurrë është biseda me Zahir Pajazitin rrugës për në Shqipëri, ku ia kishte thënë dëshirën e vetme që e kishte.

“Më kujtohet rrugës, kemi bisedu me Zahirin e Qerimin, bisedë e sipër kemi thanë se çfarë dëshire kemi, prej të gjitha dëshirave, më kujtohet ajo e Zahirit që thoshte ‘dëshira jeme është me i pa trojet shqiptare të lira, edhe nëse vdes se kam problem’, kemi ec pak iu kemi afru kufirit, më pas më pyeti sa vjet i ka baba i tregova, tha qenka shumë i fortë, e me i pas 10 si ky në grup tonë shumë punë kishin kry, tha po ma qon mallin si Sylejman Vokshi”,  ka thënë ai.

Emisioni i plotë me rrëfimin ekskluziv të tij:

© Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura