SHPRESA E RICIKLUAR …

SHPRESA E RICIKLUAR …

Nga Sheradin Berisha, Facebooku, më 31.01.2021

“Ne na duket që nuk kemi çfarë të zgjedhim, kur nuk e dimë se çfarë kërkojmë.” – shkruan Prof. Milazim Krasniqinë rrjetin e tij facebook.

***

Diku e kam lexuar se politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë!

– Realisht populli kërkon t’i dëgjojë ato premtime që politikanët i servojnë!

– Pse?

– Sepse në premtimet e tyre të rrejshme gjejnë shpresën për një jetë më të mirë! Në këtë mënyrë politikani, bëhet një tregtar (shitës) i shpresës!

Pas zgjedhjeve vazhdimisht nis zhgënjimi nga fillimi dhe zgjatë deri në zgjedhjet e radhës…

Në këtë kuadër, rrjedhimisht bashkë me riciklimin e politikanit në pushtet riciklohet edhe shpresa, me shpresë se do të bëhet mirë! Dhe në pafundësi shpresa mbetet buka e të varfërve!

Populli për politikanin është masë, turmë pa tru! Turma ka shumë koka, por ka pak mend! Aty ku ka pak mend gëlon injoranca dhe fiton “shpresa” që shpërfaq politikani!

Prandaj pa ndryshuar kjo mendësi e shpresës së kotë e iluzore, nuk mund të ketë ndryshime në politikbërjen e politikanit, që do të sillte zhvillim në fushat jetësore!

__________________

REPUBLIKA E AHTISARIT SI SHTRATI I PROKRUSTIT

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura
Read More

KUMTI PËLLUMBOR…

Nga Rexhep Kasumaj, Fundfror, 2024 KUMTI PËLLUMBOR… (Dhe mbi urdhërin e “Staatsreason”it) 1. Një pëllumb kishte shtrirë krahët…