SHQIPTAR OSEKU: NË VEND TË LUTJES

Pashtriku.org, 28. 02. 2014 – Shqiptar Oseku u lind më 1970 në Gjakovë, në një familje me biografi. Shkollimi superior iu ndalua nga autoritetet e atëhershme jugosllave. U arratis me familjen në Suedi më 1989, pas demonstratave kundër suprimimit të autonomisë. Ka studiuar shkencat sociale në Stokholm, dhe ka shërbyer në ish Zyrën e Kosovës. Merret me publicistikë dhe poezi. Shqiptari, në 16 vjetorin e masakrave në Likoshan, Qirez, Prekaz (që ndodhën më 28 shkurt dhe 5-7 shkurt 1998)…, ka shkruar një poezi më titull” NË VEND TË LUTJES”. Ta lexojmë së bashku. (sh.b)

* * *
NË VEND TË LUTJES

Mos i harro. Mbylli sytë.
Merr frymë thellë, me dorë në zemër,
e kujto gjithçka:
ditë, datën, vendin, orën e saktë.
Diellin që digjej në perëndim,
mbi kodrat e Likoshanit,
Qirezit, Prekazit,
mbi plepat në Qyshk, mbi kulmet
në Junik,
mbi selvitë e Ҫabratit e në muret
në Gjakovë.
Gjithçka kujto!
Kujto të shtënat.
Kujto si krisin tjegullat e tullat
kur kallen në flakë.
Kujto si u plas zemra
trerëve kur bien pa shpresë
mbi njerëzit e shtëpisë.
Erën ngulfatëse të tymit,
të mishit e gjakut të njeriut.
A po të kujtohet?
Kujtohu more!
Kujto emrat, një nga një.
Kujto thirrjet për ndihmë,
e vajin e pleqve.
Mbaje mend fjalën, timbrin e zërit,
amanetet.
Mbaje mend kur e lëshuan
frymën e ngrohtë:
që aty nisën të ftohen, të ngrihen.
Kur e dhanë gramën e fundit,
mbaje mend.
A po i mban mend?
Kujto bebëzat e gjera, terrin e tyre,
tmerrin në to.
Kujto ankthin kur u fikej ngadalë
shkëndija e mbramë.
Mbylli sytë, të lutem!
Mbaje në mend atë që ndodhi pastaj,
xhaketën e grisur,
e këpucën
si u gjet e shtypur në shkurre.
Mbaje mend fëmijën
që qante
të trupat cung në hendek,
oj nanë, oj nanë, çohu.
Në prag të marsit, në vend të lutjes,
mos harro. Mbylli sytë.
Merr frymë thellë, me dorë në zemër,
e kujto gjithçka.
Mbaj mend, të lutem.
Kjo është krejt çka na ka mbetur
prej tyre.

Stokholm, 28. 02. 2014

*********************
Edhe unë i bashkohem lutjes së poetit Shqiptar Oseku!
O VËLLEZËR MBANI MEND, JU LUTEM: KRIMET E PANDËSHKUARA NË KOSOVË!

MASAKRA E LIKOSHANIT, ҪIREZIT DHE PREKAZIT TË POSHTËM – KRIME TË PANDËSHKUAR!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1349

* * *
http://pashtriku.beepworld.de/krimet_kosove_9899.htm

Total
0
Shares
1 comments
  1. O SHQIPTARË, TË I BASHKOHËMI LUTJES TË SHQIPTAR OSEKUT, PËR MASAKRA
    TË LUFTËS ËH, KASAPRA T’FUTËS FASHISTE, NACISTE, KANIBALISTE, TEK RUSO
    SERBO JUGOSLLAVE VDEK PUSO VERBO TUGOSHKAVE; KRIME HOLOKAUSTE O,
    GJENOCIDALE KATASTROFALË, KANIBALË MË GLOBALE NGA BISHË TËRBUARA
    ISHË OR KISHË TË VËRBUARA, NGA KARPATET RUSE AH, TARKTATET PUSE E MË
    SHEKULLORE, TEMPULLORE; TERË KËTA PËR HATA, PA FE, PA KRE, PA ATDHE PA
    ATKRE, QË SHAJNË ZOT E MOT, DIELL DHE QIELL; KANIBALË KANIBALIZMI AHIII,
    TRANDIGALË TRANDIGALIZMI, NUK NGOPEN, AS KOPËN; AS ME GJAK ME PRAG
    T’MBARË SHQIPTARISË; DUKE SHKAKTUAR, SHPARTALLUAR, MASAKRA MASIVE
    KASAPRA MARRËZIVE, NGA KASAPË, SATRAPË; PIJNË GJAK NGRENË MISH DHE
    ASHTA E RRASHTA, PLOTË O PËRPLOTË VARRE MASIVE, ZVARRE T’MAFIVE ÇDO
    PËLLEMBË E KEMBË, TROJE ILIRO SHQIPTARIE, NEN PLOJE RIHIRO O, SHKRIPKA
    VËRRIE; MBI 500 VARRE MASIVE, MBI 20 000 TË MASAKRUARA, KASAPRUARA O,
    SI MASAKRA E LIKASHANIT, QIREZIT, PREKAZIT, VËRBOCIT, PAKLEKUT E PLOTË E
    PLOTË, ME LOTË ME GJAK HEEEJ, ME LOTË E GJAK, ANËMBANË ZANËMZANË O,
    PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA-VLLAZËRO RIHIRO FARE SHKRIPKA VRRIA
    OUUU, THIRRJA E KRYLEGJENDËS, SHTRIRJA E HYEREGJENDËS, MBARË KOMB-
    ËTARE MBARË SHQIPTARE; JA SOT, JA KURRË OU BURRË A GRUA, KJO GURRË A
    KRUA MBARË SHQIPTARIE! O SHQIPTARË KUDO KAH JEMI, NËSE POSEDOJMË O
    CA PIKA GJAK SHQIPTARI ORE PRAG SHKRIPARI, LE TË REFLEKTOJMË OH LE TË
    VEPROJMË PËR RIBASHKIMIN, RIATDHESIMIN, RITRASHËGIM, RIANËTARËSIM O
    TË MBARË POPULL KOMBIT SHQIPTARISË, QË JEMI DHE I KEMI MBI 25 MILIONË
    SHQIPTARË MBRËNDA DHE JASHTË KUFIJËVE TË ATDHEUT OH TA NDIHMOJMË
    ME PARA DHE ME GJAK, ME ZEMËR EDHE ME EMËR, QË TË RIBEHËMI O, DHE TË
    RIKTHEHËMI TË ZOT SI PËRJETË MOT T’GASHULLIT PELLAZGO ILIRO TË MBARË
    SHQIPIPTARISË; KRYELEGJENDËS OUUU, HYEREGJENDËS, THIRRJA GRANDEMA
    NGA I ZOTI DHEUT GJERGJ KASTRIOTI SKËNDËRBEUT BASHKA ADEMA KRYELE-
    GJENDARIN OUUU, GJERGJA ADEMA; GJERGJA ADEMA; HEJ GJERGJA ADEMA!.
    MANI USA 7 KORRIK 2023 2:52 KAROLINA E VERIUT USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura