SI I NJOHËN SHBA’të ZGJEDHJET E PARA NË SHQIPËRI (1945) PA OPOZITËN?! (DOKUMENTI ARKIVOR)

Pashtriku.org, 5 qershor 2017: Ato ditë kur Edi Rama deklaronte se zgjedhjet e qershorit 2017 do të mbahen edhe pa opozitën, dhe kur shumë ambasadorë e diplomatë të huaj kishin deklaruar se do t’i njihnin ato si të rregullta dhe legjitime (!) studiuesi i njohur Aurel Plasari sjell një shembull që tregon se ndërkombëtarët kanë njohur edhe zgjedhje të tjera pa opozitën. Bëhet fjalë për zgjedhjet e para të pasluftës në Shqipëri, që u mbajtën më 2 dhjetor 1945!

Studiuesi Aurel Plasari

Plasari publikon një dokument, të cilin e shoqëron me sqarimin e mëposhtëm:
Mbasi kam publikuar dokumentin sesi diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë. Jo, në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën.

_____________
Burimi: Archives of the United States in Washington, 59/6865/875.00/12-1145.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura