SHERADIN BERISHA: GËNJESHTRA I KA KËMBËT E SHKURTA!

Pashtriku, 29 shkurt 2020: Hashim Thaçi dhe Vlora Çitaku janë përgjegjës dhe duhet të japin llogari për këtë gënjeshtër skandaloze!
“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se XhamaJka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, ka shkruar Hashim Thaçi në Twitter.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina J Smith! Ajo në një postim në Twitter, duke iu përgjigjur deklaratës së Hashim Thaçi (i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje), ka shkruar se “Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”!
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta!
Diku e kam lexuar se “në gojën e gënjeshtarit edhe e vërteta bëhet e pabesueshme.” Dhe kjo ka ndodhur jo një herë nga gënjeshtari, Hashim Thaçi.
“Ambasadori është një njeri i ndershëm që dërgohet jashtë vendit për të gënjyer në favor të atdheut.” – thoshte diplomati anglez, Henry Wotton, 1568 – 1639.
Është e vërtetë se ambasadori jashtë vendit i mbron interesat e shtetit të tij me ndershmëri, por nuk mund të gënjej në favor të atdheut, për gjëra që mund të demantohen lehtësisht!
Prandaj Hashim Thaçi dhe Vlora Çitaku janë përgjegjës dhe duhet të japin llogari për këtë gënjeshtër skandaloze!
(Shkrimi është publikuar fillimisht më 21 shkurt 2020 në facebook)

***
A me qajtë a me qesh me Rambon?!
RAMUSHI MBRËMË NË “KLAN KOSOVA” ME ENTUZIAZËM THOTË SE ËSHTË PUNUAR SHUMË PËR NJOHJEN E KOSOVËS NGA XHAMAJKA! RAMBO MOS GËNJE HE BURR!

Mbrëmë (më 20 shkurt) Ramush Haradinaj në emisionin “Zona B” me Baton Haxhiun (në Klan Kosova), ka thënë se për njohjen e Kosovës nga Xhamajka kishte punuar në mënyrë intensive. Madje ai me mburrje thoshte se pritet të vijnë edhe 2 a 3 njohje të tjera nga shtete të mëdha, por që nuk dëshiron t’i zbulojë shkaku i ndërhyrjes nga Serbia!
“Kjo njohja që ka ardhë sot nga Xhamajka, qysh janë edhe nja 2-3 njohje tjera qe kem punu intensivisht me ardhë, do të vijnë. Pra njohja e Xhamajkës sot, edhe njohjet e 2-3 vendeve shumë të mëdha, po s’kem guxu me ardhë. Po nuk flasim para se me ardhë për shkak të ndërhyrjes së Serbisë, janë punu me vite”, ka thënë Ramushi.
Tani jam në dilemë, a me qajtë a me qesh me Rambon?!
(Shkrimi është publikuar fillimisht më 21 shkurt 2020 në facebook)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura