Pashtriku.org, 09. 09. 2015: Tafil Duraku, krijues shumëdimensional, poet, shkrimtar, publicist, përkthyes dhe veprimtar i dalluar e njohës i mirë i çështjes së pazgjidhur shqiptare, autor i shumë veprave letrare, redaktor e lektor i shumë librave të fushave e autorëve të ndryshëm, udhërrëfyes dhe udhëpërshkrues i saktë e i përpiktë i gjeografisë së Atdheut dhe trojeve të copëtuara shqiptare, për bashkimin e të cilave nuk pushoi së vepruari e së shkruari kurrën e kurrës, prej kur e mësoi gjyshi i tij plak, Haxhi Danë Duraku. Punonjës shumëvjeçar i Edicionit të Librit “RILINDJA”, pjesëmarrës i luftës se lavdishme lirimtare, fotoreporteri i parë i UÇK-së në ZO të Drenicës… Tash, i papunë, jeton në Prishtinë.
TAFIL DURAKU: PA TË KEQEN TËNDE (Poezi)
