TË PAJTOHEN DY GJIGANTËT E LETRAVE SHQIPE, REXHEP QOSJA 🤝 ISMAIL KADARE

Një kërkesë njerëzore

TË PAJTOHEN DY GJIGANTËT E LETRAVE SHQIPE, REXHEP QOSJA 🤝 ISMAIL KADARE

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 7 qershor 2023

Debati polemizues mbi Identitetin e shqiptarëve ndër shekuj mes historianit të letërsisë shqipe, kritikut letrar, shkrimtarit, publicistit dhe Akademikut Rexhep Qosës (i lindur më 25 qershor 1936 në  Vuthaj) dhe shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare (i lindur më 28 janar 1936 në Gjirokastër) që u zhvillua në vitin 2006 për tu rikthyer sërish në vitin 2015, duket që ka shkaktuar një përçarje dhe hidhërim të pariparueshëm deri më sot.

Dje (më 6 qershor) me moton “Libri triumfon”, u hap edicioni i 23-të i Panairit të Librit që po mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Dhe shkrimtari ynë me renome botërore, Ismail Kadare bashkë me bashkëshorten e tij, Elena Kadare janë të ftuar nderi në këtë panair.

Prandaj është një rast i mirë që Shoqata e Botuesve të Kosovës (Abdullah – Besian Zeneli) dhe Shtëpia Botuese Onufri (Bujar Hudhri) gjatë ditëve të panairit të organizojnë një takim pajtimi midis këtyre dy gjigantëve të letrave shqipe!

Uroj të triumfojë (krahas librit) edhe paqja në këto vite të pleqërisë së tyre 🇦🇱🤝🇦🇱

__________________

Një kërkesë njerëzore, të pajtohen Kadare e Qosja

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura