TEUTA ZYMBERI: UDHA E SHKRONJAVE – NË DITËN E MËSUESIT

Luzern, 06. 03. 2014 – Në ditën e mësuesit, nuk pata diçka më simbolike, se t’i rikujtoja të gjithëve, fjalët e zjarrta të mësuesit, Dhaskal Todrit, në filmin “Udha e shkronjave” realizuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” (*). “Këto shkronja janë flori e shkuar floririt. Floriri tretet e humbet, kurse gjuha dhe kënga mbetet. Me këto shkronja do të shkruhet gjuha jonë. Të mësojnë fëmijët e të bëhen të ditur.”
Duke shikuar filmin “Udha e shkronjave” padyshim se të zgjon mall e brengë dhe të rikthen në rrënjët e lashta të kombit shqiptar. Të rikthen në udhën e shkronjave ku shumë mësues e patritotë shkruan e kënduan vjershat më të bukura për gjuhën shqipe, të cilët u flijuan dhe u vranë për t’i mbajtur gjallë shkronjat e gjuhës shqipe.

Dhaskal Tod’hri,(Theodhor Haxhifilipi) – (1730 – 1805)

***************

Alfabeti pellazgjik i Dhaskal Tod’hrit

 Kjo gjuhë jona e lashtë, u ruajt me shekuj në trungun tonë historik:
– që nga autorët e shekujve mesjetar,
– që nga shkollat e para shqipe,
– që nga dokumentet e para shqipe,
– që nga Abetarja e parë shqipe,
– që nga arbëreshët,
– që nga Shoqatat atdhetare,
– që nga Lidhja e Prizrenit,
– që nga Rilindja Kombëtare,
– që nga Kongresi i Manastirit,
– që nga Mësonjëtorja e Korçës,
u përvetësua gjuha shqipe si identitet etnik kombëtar e lidhje shpirtërore të bashkimit të popullit tonë.
* * *
S’ka dyshim se gjatë epokave të historisë shkronjat shqipe përballuan reaksione të huaja, barbarizma shoviniste që përndjekeshin t’i asimilonin rrënjët e gjuhës shqipe. Bashkë me shekujt, udha e shkronjave shkruhej brez pas brezi dhe pasurohej në traditën kombëtare duke i ndihmuar dhe shërbyer kombit shqiptar. Në lëvrimin e shkronjave shqipe padyshim se rilindësit përbënin epokën më të madhe të Rilindjes Kombëtare. Si:
– Naim Frashëri,
– Ndre Mjeda,
– Hil Mosi,
– Thimi Mitko,
– Konstandin Kristoforidhi,
– Ҫajupi,
– Asdreni,
– Naum Veqilhargji,
– De Rada,
– Vaso Pasha,
– Luigj Gurakuqi,
– Fan Noli etj,

e deri tek brezi i shkrimtarëve, studiuesve, gjuhëtarëve, si:
– Eqrem Ҫabej,
– Aleksandër Xhuvani,
– Dritëro Agolli,
– Ismail Kadare,
– Rexhep Qosja,
– Dhimitër Shuteriqi,
– Idriz Ajeti,
– Din Mehmeti,
– Aleks Buda, etj,

të cilët dhanë vlerë për diturinë e kombit në letërsinë shqipe.
* * *
Për këto shkronja sot arsimi ynë duke pasur parasysh se shkollat shqipe janë vatra themelore për formimin e dijes, kulturës e diturisë, nuk pata diçka më simbolike t’u uroja Ditën e Mësuesit, pos t’u rikujtoja mësuesin, Dhaskal Todri në filmin e një përgjegjësie historike “Udha e Shkronjave”.
“Këto shkronja janë flori e shkuar floririt. Floriri tretet e humbet, kurse gjuha dhe kënga mbetet. Me këto shkronja do të shkruhet gjuha jonë. Të mësojnë fëmijët e të bëhen të ditur”.
Një brez i ditur mban të fortë edhe popullin edhe shtetin e ngritur. Pra të gjithë bashkë në udhën e shkronjave për një Shqipëri të ngritur e të ndritur!

……………………………………..

(*) FILMI – UDHA E SHKRONJAVE

Udha e shkronjave është film artistik i Kinostudios “Shqipëria e re”, i realizuar në vitin 1978 nga stafi i radio televizioni shqiptar – RTVSH. Filmi është prodhuar sipas skenarit të tregimit të Dhimitër Shuteriqit, “Buka dhe thika”. Në këtë film interpretuan: Sandër Prosi Bujar Lako Ndrekë Luca Agim Grabocka Muhamet Sherri etj.

SHIKONI FILMIN – “UDHA E SHKRONJAVE”
HAPE: http://www.dailymotion.com/video/xsx8qb_udha-e-shkronjave_shortfilms

================

– GJUHA SHQIPE –

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura