VARRI 4700 VJEÇAR NË EGJIPT

King Djoser Facts | King Djoser Pyramid | King Djoser History

VARRI 4700 VJEÇAR NË EGJIPT

Pashtriku, 16 shtator 2021

Egjipti është i prirur për të ringjallur turizmin pas pandemisë ndaj po shfaq një seri zbulimesh të reja si dhe një muze të ri që do të hapet në fund të muajit.

Së fundmi, shteti afrikan rihapi për turistët varrin 4700 vjeçar të mbretit Djoser për të cilin zgjatën plot 15 vite restaurimet.

Varri i pozicionuar në jug të Kajros, shtrihet pranë Piramidës së famshme të Faraonit të Dinastisë së Tretë, struktura më e hershme e gurit në Egjipt, e cila në vetvete ishte mbyllur për restaurim deri në Mars 2020, por prej pandemisë nuk ishte e mundur të hapej.

Varri jugor, i ndërtuar midis 2667 para erës sonë mendohet se është realizuar për arsye simbolike, ose ndoshta për të ruajtur organet e brendshme të Djoser, ka thënë Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit.

Egjipti është i prirur për të ringjallur turizmin pas pandemisë ndaj po shfaq një seri zbulimesh të reja si dhe një muze të ri muajt e fundit që do të hapet në fund të këtij muaji.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura