VAXHID SEJDIU: LETËR E HAPUR DEPUTETËVE SHQIPTARË NË IRJM

Zürich, 27. 07. 2015 – “Bashkohuni për të zgjidhur çështjen shqiptare në IRJM, përndryshe përgjegjësia do të bie mbi ju, sepse ju jeni të zgjedhurit e popullit. Qëndrimi i juaj dekorativ në Parlamentin e IRJM nuk ju bën nder por ju përbuz për gjithmonë. Largohuni nga Parlamenti i IRJM duke dorëzuar vetëm një kërkesë për ndryshimin e kushtetutës së IRJM, në preambulën e së cilës do të shkruhet se populli shqiptar është popull i barbartë me popullin sllavo-maqedon, për gjërat tjera vendosin vetë shqiptarët. Dhe menjëherë pas saj në të gjitha instancat ndërkombëtare të kërkohet një Marrëveshje ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare në IRJM. Mos dëgjoni zërin e partive që iu kanë zhvesh nga të gjitha atributet kombëtare dhe njerëzore, mos dëgjoni zërin e funksionarëve shtetëror, por dëgjoni zërin e popullit shqiptar – zërin e së vërtetës.”
Ne, anëtarët e Shoqatës Atdhetare “Liria Kombëtare” në Zvicër të indinjuar thellë, reagojmë ndaj skenarëve të njëpasnjëshëm të grupeve militante sllavo-maqedone, projekteve dhe qëndrimeve të institucioneve shtetërore, të cilat kanë në shënjestër popullin shqiptar në IRJM.
Në vazhdimësi institucionet shtetërore sllavo-maqedone kanë projektuar së bashku me institucionet serbe politika antishqiptare, me qëllim që shqiptarët asnjëherë të mos vënë çështjen shqiptare për zgjidhje. Fatkeqësisht këto projekte jo vetëm që nuk kanë të ndalur por vazhdojnë me një intensitet edhe më të madh, duke shkaktuar plagë të reja.

Vrasjet, arrestimet, proceset e montuara politike, dënimet me qindra vjet burg, ekzekutimet, provokimet, rrahjet e nxënësve shqiptarë, mohimi i gjuhës dhe simboleve kombëtare janë pjesë e strategjisë së IRJM të krijuar nga një politikë diskriminuese për të provokuar shqiptarët autoktonë me format dhe me metodat më të ndryshme, prandaj në vazhdimësi kemi reaguar dhe kemi ngritur zërin se terrori mbi shqiptarët në Ballkan nuk është ndalur, duke mos besuar fare në Qeveritë e Shkupit qoftë edhe ato të ngritura edhe me votat e shqiptarëve.
Të kota, për ne kanë qenë dhe janë premtimet boshe të politikanëve shqiptarë, arsyetimet naive apo të motivuara për hir të interesave personale, se gjoja çështja shqiptare është drejt zgjidhjes.
Qëndrimet, reagimet dhe angazhimet e politikanëve shqiptarë të të gjitha ngjyrave e themi me plot gojën nuk kanë qenë, nuk janë në nivel dhe nuk janë në shërbim të popullit shqiptar, por përkundrazi në shërbim të kolltukëve të tyre.
Botimi i Enciklopedisë antishqiptare, mohimi i nënshtetësisë, helmimi i nxënësve shqiptarë, rrahjet brutale të shqiptarëve, ndjekjet, arrestimet dhe dënimet drakonike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dënimet e dhjetëra shqiptarëve me burg të përjetshëm, ekzekutimet në proceset e montuara politike, djegia e flamurit shqiptar, thirrjet e grupeve antishqiptare duke kërkuar vrasjen, djegien dhe helmimin e shqiptarëve në pikë të ditës, plaçkitja e firmave, ndjekja e bizneseve shqiptare, mos investimet në pjesën shqiptare është anatemimi i shqiptarëve nën flamurin e IRJM etj.
Nëse këtyre dhe shumë akteve të tjera barbare i shtojmë edhe faktet se maqedonët asnjëherë nuk janë dënuar për dëmin e madh që iu kanë shkaktuar shqiptarëve gjatë këtyre dekadave, vijmë në përfundim se vazhdimisht institucionet shtetërore në IRJM fajin e kanë hedhur tek shqiptarët.
Prandaj kjo platformë politike, e cila zbatohet çdo ditë mbi lëkurën e shqiptarit duke vënë në zbatim rregullat më mesjetare, duhet shtuar edhe qëndrimet bajate të faktorit politik shqiptar, i përçarë për interesa personale apo grupore, duke mos qenë në nivelin e detyrës e themi me plot gojën se shqiptarët nën IRJM nuk ka kush t`i mbroj.
Prandaj thirrja e fundit iu drejtohet të gjithë deputetëve shqiptarë që të lanë me një anë ndasitë dhe përçarjet të cilat janë shkaktuar nga dezorientimet partiake që këto momente të vështira për popullin shqiptar nën IRJM, të bashkohen dhe të reagojnë me gjithë forcën drejt institucioneve ndërkombëtare që çështja shqiptare nën IRJM të vihet sa më shpejt në rendin të ditës sepse ky nënçmim, ky barbarizëm është i patoleruar dhe i padurueshëm.
Prandaj edhe njëherë e përsërisim zëshëm: “Bashkohuni për të zgjidhur çështjen shqiptare në IRJM – përndryshe përgjegjësia do të bie mbi ju – sepse ju jeni të zgjedhurit e popullit. Qëndrimi i juaj dekorativ në Parlamentin e IRJM nuk ju bën nder por ju përbuz për gjithmonë. Mos i dëgjoni kryesitë e partisë që ju kanë zhvesh nga çdo formë e dinjietit. JU aty keni ardhur me votat e popullit, me djersën e vegjëlisë shqiptare e cila ndëshkohet çdo ditë nga grupet kriminale dhe projektet shtetërore. Ju keni vetëm një rrugë ose në shërbim të popullit ose me qeverinë e IRJM. Bashkimi i juaj me të vetmen kërkesë, për ndryshimin e kushtetutës së IRJM, në të cilën kushtetutë shqiptarët do të definohen si popull i barabartë dhe autoktonë, do të ndryshoj gjendjen e shqiptarëve. Mos u merrni me përqindje, me premtime, me fjalë të thata, me servilizëm partiak, por shërbeni popullit që iu ngriti sa nuk është bërë vonë.”
Bashkohuni për realizimin e çështjes shqiptare në IRJM.
Populli shqiptar pret zërin e juaj.

Zürich, 12 Maj 2012
Shoqata Atdhetare “Liria Kombëtare” – Zvicë
Vaxhid Sejdiu – kryetar
***

Hija e zezë e deputetëve shqiptarë në IRJM!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura