VEPRIMTARIA LOBISTE DHE DIPLOMATIKE E LPK-së NË VITET 1987 – 1994

Kumtesë me rastin e shënimit të 40-vjetorit të LPK-së

Veprimtaria lobiste dhe diplomatike e LPK-së në vitet 1987-1994

Shkruan: Fatmir Lekaj, politolog

 Hyrje

Qëllimi im me këtë kumtesë është për të ndriçuar një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë lobiste dhe diplomatike të LPK-së në vitet 1987-1994, që lidhet ngushtë me veprimtarinë e Grupit për Ballkanin të Komitetit Norvegjez të Helsinkit (GBKNH-s), i iniciuar dhe i themeluar pas mbledhjes së parë të përgjithshme të LPK-së. Mbledhja e parë e përgjithshme e LPK-së, e mbajtur në korrik të vitit 1987 në Zvicër (nën organizimin e Degës së LPK-së jashtë vendit, në të cilën të pranishëm ishin edhe delegatët/përfaqësuesit e Degës së LPK-së brenda vendit), shënon fuqizimin dhe konsolidimin e LPK-së jashtë dhe brenda vendit.

Në këtë vazhdë, GBKNH shërbeu si sektor lobist dhe i diplomacisë joformale i LPK-së, duke pasur një rol kyç për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në kuadër të Procesit të Helsinkit, përkatësisht Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit (FNH-s), Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE-s) etj. Në vijim, në pjesën e parë dhe të dytë të kësaj kumtese, do të përqendrohem në mënyrë koncize në prapavijën e themelimit dhe në veprimtarinë e GBKNH-s. Po ashtu, për hir të korrektësisë (që kjo kumtesë të jetë i bazuar në dokumente dhe jo në hamendësime), do të publikoj edhe disa faksimile të rëndësishme (të integruara në tekst), si dëshmi konkrete që dëshmojnë për ato që përshkruaj në lidhje me GBKNH-n. Pikënisje për këtë kumtesë historiografiko – dokumentuese është ftesa për të dhënë kontributin tim në kuadër të simpoziumit shkencor, me rastin e shënimit të 40-vjetorit të LPK-së, të organizuar nga Shoqëria “Lëvizja”, Instituti Albanologjik, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës.

© Pashtriku.org – 07. 04. 2023

…………………..

Kumtesën në formatin PDF mund ta lexoni këtu:

Kumtesë me rastin e shënimit të 40-vjetorit të LPK-së

Veprimtaria lobiste dhe diplomatike e LPK-së në vitet 1987-1994

Shkruan: Fatmir Lekaj, politolog

https://pashtriku.org/40-vjet-lpk/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura