VOSSISCHE ZEITUNG (1912) / JA ÇFARË SHPREHU ISMAIL QEMALI NË TRIESTE PARA SE TË NISEJ PËR NË DURRËS

Francë, 6 Tetor 2018: “La Presse” ka botuar, të enjten e 21 nëntorit 1912, në ballinë, deklaratën e Ismail Qemalit, dhënë për “Gazette de Voss – Vossische Zeitung” në Trieste para se të nisej për në Shqipëri për evenimentin më të rëndësishëm të vendit tonë.
Çfarë ka shprehur më konkretisht asokohe lideri shqiptar ?
Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
Shqiptarët dhe pavarësia

Berlin, 20 nëntor (1912).
Gazeta Voss (Vossische Zeitung) shkruan se kreu shqiptar Ismail Qemali, i cili gjendet në Trieste, planifikon të largohet për në Durrës, me një avullore të Lloyd-it.
Ai tha se sapo të mbërrijë në destinacion do të shpallë pavarësinë e Shqipërisë :
“Ne duam ta vëmë Evropën përpara faktit të kryer dhe të krijojmë menjëherë një qeveri të përkohshme. Shqiptarët, nëse është e nevojshme, do të luftojnë me trimërinë më të madhe për pavarësinë e tyre.”
Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura