WWF ADRIA, KUNDËR VENDIMIT TË GJYKATËS PËR LEJIMIN E NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE NË PARKUN KOMBËTAR ‘LUGINA E VALBONËS’

Tiranë, 5 nëntor 2017: Gjykata Administrative në Tiranë ka vendosur me 3 nëntor 2017, që të lejoj ndërtimin e dy hidrocentraleve në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. WWF Adria shpreh keqardhje për vendimin e gjykatës për lejimin e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve sepse ky zhvillim do të dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme dhe pa kthim biodiversitetin dhe ekosistemin e kësaj zone të mbrojtur.
“Për më tepër, meqenëse vendimi për zhvillimin është bazuar në vlerësim të dobët të ndikimit në mjedis dhe në një proces me pjesëmarrje joadekuat të publikut, kemi frikë se do të vendoset një precedent i rrezikshëm që mund të dërgoj në shkatërrimin e lumenjve dhe burimeve të ujërave të ëmbla në gjithë vendin” – tha Petra Remeta menaxhere e programit për ujërat e ëmbla në WWF Adria.

Edhe gjykata kundër Valbonës!

“Beteja nuk do të ndalet këtu pasi që ne kemi planifikuar që menjëherë të parashtrojmë ankesë. Burimet e ujit dhe biodiversiteti janë shumë me rëndësi që të mos përfillen kur merren vendime për zhvillim të hidrocentraleve, dhe duhet të merren parasysh mendimet e komunitetit lokal për atë që ndodh në vendin e tyre,” – theksoj Catherine Bohne kryetare e organizatës jo-qeveritare TOKA.
Banorët e luginës së Valbonës dhe organizata jo-qeveritare TOKA kanë ngritur padi me 16 maj 2017 pranë Gjykatës Administrative në Tiranë, kundër zhvillimit të dy hidrocentraleve në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. Padia ishte ngritur kundër katër institucioneve qeveritare:
– Ministrisë së Energjisë,
– Këshillit Kombëtar të Territorit,
– Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe
– Agjencisë të Zhvillimit të Territorit.
Paditësit janë të përfaqësuar nga Kalo & Associates, firma e njohur ligjore dhe janë të përkrahur financiarisht nga WWF. Dëgjimi i parë është mbajtur me 24 maj, dhe gjithsej janë mbajtur 14 dëgjime gjyqësore gjatë tërë verës. Kjo padi ishte hap i madh në kampanjën e komunitetit lokal dhe organizatave jo-qeveritare në mbrojtjen e Parkut Kombëtar Lugina e Valbonës.
_______________
Ardian Nrecaj | Communications Officer| Ecopana – representative of WWF Adria in Kosovo  | rr. Zagrebit 1, 10 000 Prishtina, Kosovo |Mo b: +386 49 554 198 | E-mail: [email protected].

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura