XHABIR ZHARKU: PSE NUK E RRESPEKTOJ VENDIMIN ARBITRAR E POLITIK TË GJYKATËS SË EULEX-it?

(Pashtriku.org, 16. 12. 2012) – Sot në postën elektronike të pashtriku.org, ka arritur një letër e ish’kryetarit të Komunës së Kaçanikut Xhabir Zharku, nga djali i tij Mërgim Zharku, me titull: “PSE NUK E RRESPEKTOJ VENDIMIN ARBITRAR E POLITIK TË GJYKATËS SË EULEX-it? Në letër z.Zharku sqaron arsyet e mos zbatimit të vendimit të gjykatës komunale për vuajtjen e denimit politik (prej 3 vitesh) nga gjykata supreme e përbërë nga gjykatës të EULEX’it dhe një gjykatës vendor. Ndërkaq kësaj letre Xhabir Zharku ia ka bashkangjitur edhe Fjalën Mbrojtëse me titull: “FJALA E MBROJTJES QË DO TË KISHA PATUR DËSHIRË TË DEKLAROJA NË GJYQIN QË MË DËNOI ARBITRARISHT ME 3 VITE BURG”.
Me këtë rast, portali pashtriku.org boton të plotë, letrën sqaruese dhe Fjalën Mbrojtëse, të ish’kryetarit të Komunës së Kaçanikut – z. Xhabir Zharku.

*   *   *

PSE NUK E RRESPEKTOJ VENDIMIN ARBITRAR E POLITIK TË GJYKATËS SË EULEX-it?

Të Nderuar qytetarë ndjejë për obligim moral të bëjë një sqarim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës komunale për vuajtjen e dënimit politik nga gjykata supreme e përbërë nga gjykatës të EULEX-it si dhe një gjykatës vendor sa për formalitet. Kam marrë vendim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës sidomos pasi që javëve dhe ditëve të fundit kemi siguruar prova të reja dhe të njejtat kemi provuar ti paraqesim para gjygjësorit vendor si dhe atij të EULEX-it, por ka qenë e pamundur që të bëjmë këtë ngase ky vendim është politik dhe me porosi.
Kam bërë përpjekje të takoj shefin e EULEX-sit Kermabo, kryeprokurorën e EULEX-it, si dhe prokurorët dhe gjykatësit vendor për ti sjellur provat e reja në këtë rast si dhe çështje të tjera të ndjeshme ku janë të implikur vet autoritetet e EULEX-it në afera skandaloze në emër të drejtësisë në Kosovë, por kjo ka qenë e pa mundur ngase EULEX-i akoma dëshiron të mbetet në linjat e UNMIK-ut. Ndërsa vendorët nuk kanë fuqi politike e sidomos kur në raste të tilla janë të përfshirë autoritetet e EULEXit.
Nëse EULEX dhe drejtesia në Kosovë dëshirojnë të ballafaqohen me drejtësinë dhe ne të zbatojmë vendimet e tyre, ata le të kthejnë lëndën në rigjykim, le të ju jep qasje vendimëmarrëse gjygjëtarëve vendor si dhe të sjellë drejtësinë në vend ne do të zbatojmë vendimet e tyre. Për momentin faktet që i posedoj nuk do ti publikoj, për ti ruajtur si prova materiale, por nëse EULEX dhe drejtësia vendore nuk merr masa unë jam i detyruar të publikoj fakte në lidhje me këtë rast dhe raste të tjera të cilat edhe mund të ngrisin në masë të lartë revoltën e qytetarëve ku edhe mund të prodhoj pasoja të pa riparueshme.
Me këtë sqarim ju bashkangjes edhe fjalën mbrojtëse të cilën do të kisha patur dëshirë ta jap gjat procesit gjygjësor.

FJALA E MBROJTJES QË DO TË KISHA PATUR DËSHIRË TË DEKLAROJA NË GJYQIN QË MË DËNOI ARBITRARISHT ME 3 VITE BURG
Te nderuar dhe te dashur qytetare te Kosoves dhe shqiptare kudo qe jeni. Po deklaroj fjalen time te mbrojtjes ne Gjykaten e Prishtines, e cila me denoi me 3 vite burg, pa me degjuar, me nje akuze qe as nuk me ka shkuar ne mendje se mund te me behet ndonjehere. Meqenese ajo gjykate nuk me degjoi, po e deklaroi kete mbrojtje ne opinionin tuaj, qe te kuptoni se jam denuar vetem pse jam luftetar i çlirimit te vendit dhe veprimtar per ta ndertuar ate me shume devotshmeri dhe se nuk ndihem aspak fajtor per asnje akuze qe me behet. Ju te nderuar qytetare vleresoni. Fjala ime e mbrojtjes para gjykates do te ishte kjo:
E nderuara gjykate,
Degjova me vemendje akt-akuzen e prokurorit te ceshtjes per te cilen me akuzon. Nepermjet saj ai me akuzon per nje veper qe nuk e kam kryer. Akuzat qe me behen i konsideroj monstruoze dhe te pa pranueshme per logjiken time. Konsideroj se as ne mendje nuk me ka shkuar se nje dite do te gjendem ne poziten qe dikush te me akuzoje per faje te tilla dhe te me quaj fajtor per vepra qe nuk i kam kryer dhe nuk me ka shkuar ne mendje te kryej.
Gjithe jeten time, qe kur jam bere i pergjegjshem, jam perpjekur qe t’i sherbej me besnikeri dhe qytetari vendit dhe popullit tim. Kurre nuk i kam urryer e luftuar shqiptaret, kurre nuk kam menduar dhe vepruar qe midis tyre te kete konflikte. Perkundrazi ne jeten time dhe me veprimtarine time kam punuar, vepruar dhe luftuar qe shqiptaret te jene te lire dhe me unitet monolit midis tyre.
Kurre ne jeten time nuk kam fyer, shpifur, kercenuar, nxitur urrejtje, apo krijuar konflikte midis njerezve, pervec periudhes qe kam luftuar me arme ne dore, si ushtar i atdheut tim, per t’u cliruar prej okupatorit shekullor, detyre te cilen mendoj se e kam bere mire, aq sa kam ditur e mundur dhe do ta bej sa here qe atdheu im dhe kombi shqiptar te jete i kercenuar apo rrezikuar.
Bashkeluftetaret dhe bashkeveprimtaret per ceshtjen kombetare i kam dashur dhe do t’i dua e nderoi sa te rroj ne kete jete. E duket se pikerisht per te thyer kete nderim, per te prishur kete unitet, per te shkaktuar konflikt po vjen ky denim. Per te qene me i qarte, spjegoj se ngjarja per te cilen akuzohem dhe denohem ka ndodhur keshtu:
Disa dite pa ndodhur kjo ngjarje – per te cilen po akuzohem – kam degjuar se nje grup i ushtareve te UҪK-se jane bashkuar dhe kane bere nje marreveshje per te tenderuar per blerjen e fermes se dheneve ne fshatin Rakaj te komunes se Ferizajt dhe sigurisht kete iniciative e kam pershendetur si pune te mire te shokeve dhe ushtareve, per te filluar nje jete te re, ne nje orgainizate aksionare, qe dikure jane quajtur koperativa.
Disa dite me vone duke pire nje kafe tek restoran “Mani” me afrohen dy ushtare Arsim Kolshi dhe Afet Dalloshi, te cilet me treguan se fermen me çmim me te lire e ka fituar Shefqet Luri nga Hani i Elezit, dhe ne ate rast me pyesin nese une e njoh ate. Une iu kam thene se nuk e njoh dhe i kam pyetur ata se ku e dini ju se Shefqet Luri e ka fituar pasi qe nuk ka qene ne shtyp. Atehere Arsimi me tha se une i kam shoke dhe se Shefqeti me ka treguar dhe me ka bere oferte, qe te ulemi dhe te merremi vesh, qe Shefqeti te terhiqet, pasi ai ka treguar se nuk ka mjete te mjaftueshme, per te paguar Shumen, qe ka tenderuar. Keshtu – shpjegoi Arsimi – ne mund ta fitojme fermen, pasi rregullat e AKM-se te asaj kohe e lejonin qe nese fituesi i pare terhiqet, tenderin mund ta fitoje ofertuesi i dyte ne radhe.
Arsimi gjithashtu tregoi se Shefqeti i ka thene: – se nje marreveshje e tille e ka çmimin e vet, – dhe i ka thene se – per detaje te perfitimit te tij, do te njoftoje ne takimet e tjera te radhes.
Shefqeti – sipas Arsimit, ka thene gjithashtu se – ky eshte nje biznes i tij, ngase ai po merr pjese ne tendere me çmim me te larte, per t’u terhequr me vone dhe keshtu te fitoj i dyti me radhe, me nje çmim me te favoreshem, pasi te fitoj ai pjesen e tij ne keto pune.
Pasi Arsimi dhe Afeti me kane treguar kete bisede te bere me Shefqetin, une u kam thene; se ju duhet te bisedoni me shoket e tjere te grupit tuaj te tenderimit, meqenese ju jeni bashke ne kete tender.
Ndersa po bisedonim, Arsimi me tha se – Luri disa here po e therret per nje marreveshje dhe keshtu qe me duhet te shkoj te shoh ne lidhje me kerkesat e tij.
Arsimi ne kete bisede me luti, qe edhe une te shkoj ne nje takim te tille. Fillimisht e refuzova kete kerkese. Por ai vazhdoi te me lutet, duke me thene: – se ne jemi te ri dhe kemi nevoje te jete dikush me ne me i pjekur dhe te degjoje bisedat tona. Megjithese ai insistoi, une i thash, se nuk mund te vij ne kete takim, pasi Shefqetin nuk e njoh. Atehere ai me pyeti, nese e njoh vellaun e tij Rexhepin. Une i thash: – po Rexhen e njoh. Ateher Arsimi tregoi se Shefqeti eshte vellau i tij.
Gjithashtu Arsimi arsyetoi, se ne po shkojme tek Rexhepi, pasi edhe ai e kishte shok djalin e Rexhepit, Refikun, ahtu sikurse edhe me kete familje kishin miqesi familjare. Pra, u arsyetua e mund te shkojme ne banesen e Rexhepit e aty vjen edhe Shefqeti. Atehere une duke menduar se po me kerkohej te shkoja ne shtepine e nje njeriu si Rexhepi qe e njihja dhe kisha repekt per te, pranova te shkoj dhe te jem present ne biseden e tyre, pa menduar te ndikoj, apo te ndryshoj rrjedhen e marrveshjes midis tyre.
Duke shkuar rruges per ne Han te Elezit, Arsimi ka biseduar disa here me telefon me Shefqetin dhe Refikun. Nepermjet ketyre bisedave ata e kane nderruar vendin e takimit. Sipas bisedes qe kishin bere, ne u ulem ne nje restorant qe quhej “NIKI” ne te cilin ne jemi ulur ne ambientet e jashtme te tij. Pas pak aty erdhi Shefqet Luri, te cilin e pashe per here te pare. Pak caste pas tij erdhen edhe Xhelil e Azem Suma. Me t’u pershndetur Arsimi i tha Shefqetit qe te shkojme ne shtepi, pasi me ne eshte edhe Xhabiri dhe ky deshiron ta takoj bacen Rexh. Dhe vazhdoi duke thene, se edhe keto biseda nuk behen ne kafe e ne rruge. Nderkohe ne nje moment une u thash, se ka te drejte Arsimi, pasi une erdha te takohem me Rexhen. Aty nderhyne Xhelili dhe pyeti se cfare bisede keni per te bere. Arsimi e sqaroj per cfare kishte biseduar me Shefqetin dhe i tha se kam ardhur per t’u marre vesh per kushtet e marreveshjes.
Ne cast eshte acaruar Xhelili, duke thene, se per kete s’ka cfare te flase Rexha dhe se nuk keni pse te shkoni tek ai. Arsimi iu drejtua atij duke i thene, se Shefqeti me ka thene per nje marreveshje te tille. E ne moment Xhelili i thote Arsimit, se keto pune kane te bejne me mua, me Shefqetin dhe Azemin e jo vetem midis Shefqetit dhe juve te Kaçanikut.
Atehere une iu drejtova dhe i thash, se me te vertet keta biseda nuk behen ne rruge, sepse ju paskeni mjafte per te biseduar. Ne kete rast Azemi me eshte drejtuar me fyerje, duke thene: kush je ti qe vjen ne Han te Elezit, ketu ti nuk ke autoritet dhe menjehere e ka vendosur doren ne revole. Une kur kam pare cfare gjendje po tentojne te me krijojne, jam ngritur nga tavolina, duke u thene, se une nuk kam ardhur per konflikt, por vetem sepse me luti Arsimi, qe te jem prezent e te degjoj bisedat. Gjithashtu, i kam thene Azemit, se nuk eshte burrni, ne shtepine tende me ia drejtuar armen dikujt. I kam thene gjithashtu ne vazhdim se nese je kaq trim takohemi kur te duash vetem une dhe ti, e atehere po provojme trimerine tende. (Per kete me ka ardhur shume keq, kur kam marre vesh se Azemi kishte qene luftetar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, sepse une jam i bindur se ata luftetare kurre nuk ia tregojne armen as bashkeluftetarit e as shqiptarit, apo qytetarit paqesor, i cilitdo etnitet qofte).
Pas ketij akti, qe mua me eshte dukur i shemtuar, dhe mbetem edhe sot me kete mendim, une bashke me Arsimin dhe Afetin jemi larguar ne drejtim te Kaçanikut. Realisht me ate rruge une kisha planifikuar te shkoj ne Shkup per nje pune timen, por u ktheva per Kacanik, qe te kthej ne shtepi Arsimin dhe Afetin, sepse meqenese u arrit deri ne kete veprim, prej Azemit, nuk dinja c’mendje ka, ndaj mendova se djemve mund t’u ndodhe ndonje e keqe gjate rruges, andaj i shoqerova deri ne Kaçanik.
Edhe pas ketij rasti Shefqet Luri, Azem e Xhelil Suma kane mbajur takime me partneret e Arsimit ne kete veprimtari biznesi, sidomos me Fikri e Besnik Hasanin, Nusret Cenen dhe Afet Dalloshin per arritjen e nje marreveshje. Madje te siperpermendurit kane bashkpunuar edhe ne biznese te tjera, si edhe ne disa raste te tjera ne te njejten menyre si ne kete tender.
Nje dite Fikri Hasani partner ne kete tender me ftoj per nje kafe, ku mes te tjerash me kerkoi t’i siguroj numrin e telefonit te Emrush Sumes, i njohur si Hoxha i Hanit te Elezit, per te biseduar me te, sepse ai eshte kusheri me Azem e Xhelil Sumen.

Disa here kam degjuar nga ish bashkeluftetaret e mi, se jane duke zhvilluar negociata per pjesen e fitimit te Shefqet Lurit si dhe te Azem e Xhelil Sumes dhe gjithashtu ne keta raste jam ftuar te marre pjese ne keta takime. Por une nuk kam pranuar te ulem me njerez te nivelit te tille. Nje dite Emrushi me thirri ne telefon dhe me tha qe edhe une te marre pjese ne keto takime, por edhe atij ja tregova rastin ne restoran “NIKI”. Ai u prek shume nga ky tregim dhe me nuk insistoi te jem pjese e ketyre takimeve.
Bashkeluftetaret qe ishin pjese e ketyre marreveshjeve me kane treguar se pas takimeve te tyre me prezencen e Emrush Sumes, kane arritur nje marreveshje qe te terhiqet Shefqet Luri dhe Arsim Kolshi me shoket e tij t’i japin atij si kompensim 4 hektare toke ne pjesen me te mire te ketij vendi.
Me te arritur marreveshjen, nje dite kane vendosur te hane nje dreke se bashku.
Nje dite Emrush Suma dhe Fikri Hasani me ftojne qe te marre pjese ne nje dreke ne restoranin “Bass” ne Shkup. Ku do te kremtohej marreveshja me prezencen e pjestareve te te dy grupeve kontraktuese dhe donin njekohesisht te shfrytzohej ky rast per ta na pajtuar mua dhe Xhelil e Azem Sumen, pasi ata me kishin fyer rende ne restorantin “NIKI”. Nga respekti i vecante qe kisha dhe kam per Emrushin dhe Fikriun, si dhe duke arsyetuar se nuk isha une ai qe duhet te krijoja armiqesi mes shqiptaresh, pranova te shkoj per ta shuar kete konflikt midis meje dhe Xhelil e Azem Sumes.
Kremtimi ishte planifikuar ne Shkup, sepse Emrushi nuk kishte mundesi te hynte ne Kosove, pasi ishte ne kerkim.
Une, Fikriu dhe Enveri kemi arritur te paret ne restoran dhe me t’u ulur ne tavoline erdhi edhe Emrushi e pas pak edhe Shefqeti e Xhelili. Ndersa me vone edhe Besniku, Cena, si dhe ne fund edhe Arsimi e Afeti.
Ne ate takim kane shtrenguar duaret dhe kane uruar njeri tjetrin. Gjate drekes, ne nje moment, thjeshte per kujdes, une u jam drejtuar te gjitheve, duke u thene, se eshte mire qe kjo marreveshje e bere te perpilohet me shkrim qe te marre vlere juridike, sepse fjalet i merr era.
Ne kete moment Hoxha tha, se ata qe nuk e zbatojne marreveshjen do te kene pune me mua.
Duke e pershendetur kete marreveshje qe shuante cdo konflikt midis paleve, une kam thene se, jeta eshte e shtrejte dhe se ajo duhet te jepet vetem per lirine e atedhut e jo per asgje tjeter. (Ky ishte edhe mesazhi im per Azemin, per t’i thene se nuk kishte asnje konflikt me mua dhe se une i quaja te paqena veprimet e tij ne takimin e mehershem ne Hanin e Elezit).
Ne kete takim nuk ka pasur asgje te jashtezakonshme, por kemi biseduar edhe per tema te tjera, qofshin ato te perditeshmerise apo edhe politike. Ka patur edhe raste kur kemi treguar edhe barcoleta.
Megjithate une nuk mund te isha krejt i pakujdesshem, prandaj duke patur parasysh ate qe ndodhi ne resoranin “NIKU”, une kisha marre me kohe masa per ta incizuar kete takim. Mendova, qe sido qe te zhvillohen ngjarjet une te mund te paraqes ne cdo kohe te verteten.
Pas asaj marreveshje Shefqet Luri dhe Azem e Xhelil Suma ndertuan raporte te mira me Fikriun, Besnikun dhe Cenen. Keshtu ata kane bashkepunuar edhe ne biznese te tjera. Ne vazhdimsi ata kane patur marredhenie te mira, derisa i kane huazuar para edhe vetura njeri tjetrit.
Papritmas nje dite keto marredhenie prishen dhe serish ata acarohen ne mes veti e keshtu disa dite me vone Hoxha me therret ne telefon dhe kerkon nga une te ndermjetsoj tek djemt e Kaçanikut dhe ata te Firajes, sepse ata nuk jane duke iu permbajtur marreveshjes. Por une i kam thene, se nuk perzihem ne keto pune, pasi keta ate dite ia kane shtrire njeri tjetrit doren dhe se e mbaj mend qe iu kam thene, qe marreveshjen ta bejne me shkrim se fjalet i merr era. Dhe keshtu, nuk pranova te bisedoj me per kete pune.
Disa dite me vone ne telefon me therret nje mik i imi, Shaban Muja, i cili ishte se bashku me Fadil Kodren e Rushan Ceken, me te cilet u takuam tek Resoran Mani. Ata kerkuan nga une, qe te ndermjetsoj. Ne ate raste, vjen edhe njeri nga pjestaret e fermes, Eset Malsiu. Shabani dhe Fadili me thane, qe te ndermjetsoj, ose per ndryshe, nese nuk zbatohet marreveshja, ai kete rast do ta paraqes ne polici dhe ka terhequr vrejtjen, se ai qe do ta pesoje me se shumti eshte Xhabir Zharku. Atehere une iu drejtova Shaban Mujes, duke e sqaruar se une nuk di qe marreveshja nuk do te zbatohet, por edhe sikur te jete ashtu, une nuk kam asgje ne dore, se une nuk jam pjese e kesaj ferme. Dhe realisht personalisht nuk me ka shqetesuar ky kercenim i ri, pasi nuk i kisha asgje borgj askujt. Sidoqofte, ne kete rast, Eseti si pjestar i kesaj ferme, u ka thene te derguarve, se Shefqetit do t’i jepet pjesa e tij, por le te prese pak, se ne ende nuk i kemi ndare parcelat.
Nje dite me pas me ka thirrur serish ne telefon Emrush Suma dhe me eshte lutur qe te ndermjetsoj. Por une serish e refuzova, duke i thene, se nuk jam une pjese e marreveshjes, pervec qe, si edhe ai kam qene ne dreke dhe njekohesisht i sqarova se une ne dreke kam qene tek Ju i ftuar. Ne te njeten dite, por disa ore me vone, me ka thirrur ne telefon Xhelil Suma dhe me ka thene se tani do te marresh vesh, se cka mundemi me te bere. Jam ndjere shume i befasuar, krejt pa pergjegjesi ne kete konflikt dhe realisht i fyer. Sidoqofte nuk kam dashte t’i fryje zjarrit, prandaj e kam konsideruar si nje zemrim te momentit te Xhelilit qe do te kaloje.
Te nesermen Shefqet Luri dhe Xhelil Suma, bejne nje denoncim ne polici ku me implikojne edhe mua se une qenkam i perfshire ne gjithe kete mosmarreveshje te tyre.
Me vone marre vesh se Shefqet Luri ka bere nje kerkese ne AKM per kthmin e hipotekes qe ka vendosur gjate aplikimit ne tender ne vlere prej 50 mije Euro me arsyetim se eshte i semure dhe mjetet i duhen per sherim. E qe ne fakt prokuroria nuk e ka ditur kete rast, por ka qene edhe ajo e lajthitur duke menduar se Shefqeti i ka humbur keto para.
Pas nje kohe policia e UNMIK-ut e ka marre kete rast ne dore, duke ardhur ne stacionin e policise ne Kaçanik per te marre denoncimin e tyre, pas shume kohe, qe ishte bere ky denoncim e qe stacioni i Kaçanikut nuk kishte inicuar rast, se i kane njohur mire rrethanat dhe personat ne fjale.
Policia e UNMIK-ut, duke perdorur kete raste dhe keta mashtrues e hipokrit te njohur ne keto ane, per te me diskredituar politikisht, duke inskenuar nje sekenar te ndyre ndaj meje sepse une isha me i zeshmi kunder paaftesive te UNMIK-ut, te cilet sillnin ne Kosove zyrtar te paafte ne te gjitha sektoret. Isha i vetmi ne ate kohe, qe UNMIK-un e quajta UNMIK-istan.
Keta ngriten akuze per kidnapim, zhvatje, kercnim dhe detyrim, qe sigurisht ishte shume qesharake, nese marrim ne konsiderate ate, qe sqarova me larte, se une kam marre pjese vetem ne dy takime dhe se ne njeren edhe kam incizimin radiofonik. Jam krejt i sigurte se keto akuza, nuk kane te bejne fare me kete rast, por jane hartuar nga sherbimi sekret serb. Akuza te cilat keni mundur dhe mund t’i gjeni edhe ne interent. Por kesaj here kane gjetur njerez permes te cileve edhe mund te improvizojne nje rast, qe fare s’ka te beje me keta akuza, me te cilat jam ngarkuar dhe denuar.
Denimi ne kohezgjatje prej 3 vitesh eshte shqiptuar sepse gjoja prezenca ime e ka detyruar palen e demtuar sipas gjyqit e qe jane keta qe perfituan 4 hektar toke, qe te “demtuarit” moren si kompensim per terheqjen nga kjo fermë.
Si prove per kete “denim” eshte marr fjala ime se, “jeta eshte e shtrejte dhe se ajo duhet te jepet vetem per lirine e atedhut e jo per asgje tjeter”. Nese kam pasur per qellim ndikimin tim per te detyruar palen e “demtuar” kjo nuk eshte relevante ngase une kur kam perdorur kete thenje, marreveshja mes paleve ka qene e perfunduar. Pra, kjo shihet qarte, se ketu kemi patur te bejme me nje proces te pergatitur me pare dhe se gjithcka qe kane mundur ta devijojne, i kane perdorur kunder meje per te arritur qellimet e tyre per demtim politik.
Dhe vertete e pyes gjykaten, nese te ashtuqujturit viktima, qenkan friguar apo detyruar nga une, atehere pse ata zotrinje kane ardhur dhe jane ulur me mua ne tavolinen ku kam qene une paraprakisht?
Une jam i bindur se ketu kemi te bejme me nje proces te montuar dhe kete me se miri e verteton fakti, se prokuroria dhe hetuesit, nuk kane bere hetime profesionale, pasi nuk eshte pyetur se kush ka qene i uler me pare ne tavoline dhe si eshte zhvilluar biseda ne ate tavoline, si p.sh. me tone te larta kercnuese apo nje bisede e zakonshme ku fare leht mund te konstatohet fakti se a ka pasur detyrim. Ne anen tjeter une e kam sjellur kete takim te ingjizuar ne CD, e cila nuk eshte degjuar 30% e as perkthyer e skriptuar, ne menyre qe te dale e verteta ne shesh. Por, sic kuptoi une, qellimi nuk ka qene e verteta, por denimi dhe shkaterrimi im politik.
Une di qe marreveshja e tyre, i ka kenaqur te dyja palet, sepse ata jane ndare te kenaqur ne ate takim. Pas kesaj sic kam theksuar me larte, Shefqet Luri ka terhequr edhe hipoteken prej 50 mij Euro. Sic kam degjuar se Shefqeti ne AKM ka paraqitur kerkese per arsye shendetsore, te terheq hipoteken e jo se ka qene i detyrur, kidnapuar apo edhe i kercnuar, sic jam akuzuar ne fillim te aktakuzes. Shefqeti edhe ka arritur qe me partneret e vet te marr 4 hektar tok, pasi ka terhequr hipoteken prej 50 mije Euro. Shefqet Luri nuk i kishte treguar prokurores se kishte terhequr hipoteken, dhe kete e kuptoj kur avokati im e pyeti Shefqetin, dhe ne ate moment u habit edhe prokuroria.
Por me vone kete rast e mbulon ajo prokurorja dhe nuk merret me kete. Gjithashtu kerkesen time, qe ne kete proces te merren si deshmitar zyrtaret e AKM-se, ne menyre qe te sqarojne se kush e ka fituar tenderin, ata nuk jane thirrur dhe kerkesa ime nuk mori kurre pergjigje.
Kerkesa per te sqaruar se me çfare arsyetimi mund te kthehet depozita dhe cili arsyetim ka qene i Shefeqet Lurit, qe ka terhqur depoziten dhe se a ka pasur detyrim apo kercnim per kete rast, prap mbeti pa pergjigje nga prokuroria.
Vlersimi i zyrtareve te AKM-se ishte shume i rendesishem per procesin, pasi per te terhequr depoziten duhet nje arsyetim shume i fuqishem ne te kunderten depozita nuk kthehet, apo mund edhe te fillohen hetime.
Nese vertet do te kishte dhune me qellim detyrimi apo detyrim per perfitim, atehere une jam humbesi me i madh, pasi une s’kam perfituar asgje pas gjithe kesaj loje te Shefqet Lurit dhe Xhelil Sumes, te cilet me shantazhe e mashtrime speciale, kan arritur qe para se te filloje procesi gjygjesor te implemetojne marreveshjen e tyre, duke vendosur ne posedim te tyre kompensimin prej 4 hektareve te tokes dhe kete e kane bere, duke premtuar se nga aktakuza do te lirojne Fikri Hasanin dhe Afet Dalloshin. Edhe pse Fikri Hasani per te dyten here ishte i akuzuar pikerisht nga Shefqet Luri per kidnapim dhe ushtrim te dhunes e me kete rast pa asjne arsye jam akuzuar edhe une edhe pse une ne ate kohe isha ne kufirin e Shqiperise duke pritur djalin tim. Ashtu sic kane premtuar ata se do t’i lirojne keta te dy, pasi per ta me rendesi ishte, vetem denimi i Xhabir Zharkut ashtu sic edhe ndodhi duket ne marreveshje edhe me strukturat agjenturore serbe nepermjet prokurorise nderkombetare.
Si ka qene e mundur qe dikush jashte trupit gjykues te premtoje dhe te liroje nga aktakuza te akuzuarit? Ne kete proces gjygjsor kemi paraqitur pytje, ku Shefqet Luri nuk ka arritur te pergjigjet dhe as prokuroria nuk ka dhene sqarim per kete pyetje.
Eshte shume e dyshimte se ne kete rast ka patur marreveshje mes prokurores dhe te ashtuquajturit viktime Luri. Me te drejte shtrohet pyetja: kush e detyroi Shefqet Lurin dhe Xhelil Sumen te marre 4 hekar toke dhe ato t’i kaloje ne emer te Xhelil Sumes si dhurate? Si eshte e mundur t’i jepen dikujte dhurate 4 hektar toke, A nuk jane keto lojra te ndyra kur personat qe po akuzohen po te dhurojne 4 hektar toke?
Ky eshte nje mashtrim klasik ndaj ligjit dhe shmangies nga tatimi. Dhe kete e bejne ne pike te dites dhe me konfirmim gjyqesor. Ne anen tjeter prokuroria e ashtu qujatur speciale apo edhe gjykata dhe paneli gjyqesor, keto argumenete per shqyrtim as qe i marrin parasysh dhe sigurish dihet arsyeja, qe eshte sepse duhet te denohet Xhabir Zharku, se te kunderten duhet te lirohet nga akuza. Kjo loje eshte bere, qe te denohet Xhabir zharku, si kryetar komune dhe ne raportet e tyre nderkombetare ta paraqesin Kosoven dhe administraten e saj te korruptuar, si dhe permes ketyre raporteve te ia zgjasin jeten vetes ne Kosove, duke thithur donacione te majme nga bashkesia nderkombetare, per veten e tyre e jo per drejtesine ne Kosove.
Me te filluar procesi gjyqesor Avokati im, une si dhe avokatet e tjere kemi kerkuar kushte te nevojshme komunikimi, si dhe gjyq te hapur per te gjitha mediumet, sidomos ato elektronike, qe publiku te mund te shohe drejtperdrejte seancat e procesit gjygjesor. Kjo do te ishte forma me e mire, qe qytetari yne ta shohe “drejtesine” nderkombetare permes telekamerave, si dhe kushtet si zhvillohen seancat, kur, klienti nuk mund te komunikoje me avokatin e tij.
Sigurisht qe permes kamerave do te shihet prokurorja duke ia levizur syrin “viktimes” se saj, si dhe kur ajo orienton ate, se si dhe cfare te flase. Ne rastet kur “viktimat” zihen ngusht me pyetje nga avokatet mbrojtes, ajo reagon ashper dhe ne shumicen e rasteve, trupi gjykues mire i programuar ia miraton reagimet, ndersa avokateve tane nuk iu krijohen edhe kushtet me elementare per pune. Ne anen tjeter prokurorja, gjykatesit dhe asistentet nderkombetar gezojne imunitet dhe jane mbi ligjin.
Paraqitja e Shefqet Lurit se ai po frikesohet nga une dhe te tjeret eshte vetem nje mashtrim farsë dhe nje mashtrim klasik, sepse pare nga aspekti psikologjik ai qe frikesohet nuk u hyne ketyre lojrave te ndyra. Ndersa thenjen frikesohem e perdore me qellim rendimi te akuzes. Shefqeti ne dekleraten e tij thote se djali i vellaut te tij ka nderprere studimet nga friga qe ka, ndersa nipi i tij ne asnje moment nuk i ka nderprer studimet, prokurorja dhe gjykata nuk verifikon.
Hetuesia, prokuroria si dhe trupi gjykues nuk i kane kushtuar rendesi mashtrimit te Shefqet Luri dhe Azem e Xhelil Sumes ne lidhje me mjetin shperthyes, qe gjoja eshte vendosur ne shtepine e Shefqet Lurit, kur kemi te bejme me nje mashtrim te rendomte e sidomos kur marrim parasysh, se Shefqet Luri njehere paraqitet se frikesohet e ne kete rast u be aq trim sa shkoi e mori me dore mjetin shperthyes, te cilin nga shtepia e vet e dergoi tek lumi Lepenc. Ky rast nuk u muar seriozisht nga prokuroja dhe hetuesia, kur ishin ne pyetje jetet e njerezve dhe nuk i thelluan hetimet, qe te zbardhin rastin, duke mos marre parasysh vetem dekleratat e tyre, por provat materiale si telefonatat, deshmitaret, lloji i mjetit shperthyes, deshmitaret e shume detale te tjera, por nuk ndodhi kjo pasi kuptohet se kemi te bejme me nje mashtrim te rendomte te llojit te vet, e nese do te merreshin me rastin, do te dilnin zbuluar.
Ashtu sic ka kerkuar mbrojtja ime, qe lenda te kthehet ne rigjykim njeherit edhe une kerkoj qe te formohet nje ekip vendor i hetimeve nen monitorim nderkombetar dhe te zhvillohen hetime profesionale. Arsyeja pse kerkoj qe hetimet te zhvillohen nga vendoret, eshte se vendoret i njohin me se miri rrethanat, zhvillimin, traditat dhe formimin psikologjik te popullit tone, sidomos ne kete rast, kur kemi te bejme, me nje ndermjetesim tradicional, qe per nderkombetaret eshte veshtire te kuptohet ose nuk duan ta kuptojne.
Jam akuzuar edhe per arme te gjetura te shtepi. Qe eshte nje problem i cili nuk ka asnje lidhje me rastin ne fjale. Eshte vertetuar tashme se nuk ka asnje lidhje midis ketyre dy akuzave. Kjo eshte bere qellimisht nga prokurorja, per te renduar me shume aktakuzen.
Per te qene akuza sa me atraktive dhe pompoze per opinionin, fillimisht u fillua si:
1. Krim te organizuar,
2. Kidnapim,
3. Zhvatje,
4. Kercnim,
5. Detyrim,
6. Armbajtje pa leje.
Çfare doli nga gjithe keto akuza? Per te mos deshtuar i gjithe procesi, u mbajt pika detyrim dhe armembajtje pa leje. E kete e bejne, qe EULEX-si te realizoje qellimin e vet, sepse lirimi im pas gjithe asaj zhurme, do te ishte deshtim shume i madh per EULEX-in.
Gjykata e qarkut e perfaqesuar nga dy gjykates nderkombetar nga EULEX-si dhe nje vendor moren vendim per denim me heqje lirie prej 3 vitesh dhe 1500 euro gjobe, duke u bazuar se gjate shqyrtimit te seancave eshte vertetuar se Xhabir Zharku, nuk ka perfituar personalisht nga kjo marreveshje, por gjoja prezenca e tij ne dy apo me shume takime, ka ndikuar qe grupi i Arsim Kolshit, te cilet kane qene edhe ushtar te tij, te jete perfitues, ndersa Shefqet Luri si dhe Azem e Xhelil Suma te jene humbes. Ndikimin e tij e ka ushtruar ne nje takim, kur ka thene se “jeta eshte e shtrejte dhe se ajo duhet te jepet vetem per lirine e atedhut”.
Gjykata Supreme, gjate seances se gjyqit suprem po ashtu me dy gjyqtare nderkombetare te EULEX-it dhe nje vendor, tregoi absurdin e radhes ne kete ceshtje kur kryetari i panelit gjyqesor kerkon nga avokatet dhe nga te pandehurit, qe te jemi sa me te shkurter dhe konkret ne fjalen tone, pasi sic tha ai, pas dreke do te marre vendimin.
Sigurisht, secili kishte parashtruar pyetjen, se si mund te merret vendim ne te njejten dite pas nje ore e gjysem senace, ku ne kemi fjalen perfundimtare, pa e ditur gjygjtari se cfare do te themi?
Kjo eshte nje deshmi, se vendimi ka qene i shkruar dhe se gjyqtari s’ka patur nevoje te degjoje palet e akuzuara dhe ka dashur te perfitoje ne kohe, qe sa me shpejt ta kumtoje ate te cilen e ka patur te pergaditur sigurisht shume me heret.
Akoma me qesharak vendimin e bene gjykatesi, kur thote se vendimi i gjykates se qarkut eshte paksa kontradiktor, por une nuk mund ta ndyshoj ate. Ky eshte nje argument, se ky vendim eshte politik dhe eshte marre me heret.
Kete vendim edhe e kam pritur, pasi nje mik nderkombetar, dy dite me pare me ka thene, se nese vendimi shpallet ne te njejten dite, ky vendim eshte politik dhe nuk mund ta ndryshojme, ndersa nese vendimi shpallet pas disa ditesh sic edhe duhet te veprohet, ne do te punojme shume qe te ndryshojme vendimin. Une duke besur ne drejtesine dhe pafajsine time, nuk kam menduar se denohem.
Jam i bindur se denimi per mua eshte bere me nje vendim poltik, pasi une jam konfrontuar me nderkombetaret qe ne fillim me UNMIK-un, kur kam reaguar se bashku me Ejup Runjeven dhe luftetare te tjere per rivendosjen e flamurit Kombetar ne objektin e komunes, pasi zyrtaret e UNMIK-ut e kishin hequr. Gjitashtu kam kundershtuar ne vazhdimsi byrokracine ne administarten e UNMIK-ut, kam reaguar ndaj policise se UNMIK-ut, kur ata silleshin me arrogance te pa pare ndaj luftetareve te UCK-se, por edhe ndaj qytetareve tane, e qe une besoj se sjellja e tyre arrogante e mizore dhe jo profesionale ka nxitur edhe ngjarje te pa deshiruara ne gjithe hapsiren e Kosoves ne vazhdimesi.
UNMIK-u ne vazhdimesi eshte munduar qe ta kompomentoje luften e UÇK-se dhe politiken e drejtuar nga krahu i luftes. Hetuesia ne mesin e saj ka patur njerez te paafte prandaj edhe ka humbur, qe ne fillim besimin e qytetareve te Kosoves. Si rast per ilustrim do te permend rastin e Baboviqit e qe per kete rast Naser Shatri lirohet nga drejtesia e Suedise 15 vjet me pare, kurse UNMIK-u e denon ate me prova materiale, qe ofron sherbimi sekret serb. Kemi edhe rastin e ushtareve te Kacanikut, kur denohen me deshmine e nje spiuni, qe edhe pas lufte jetonte ne Serbi i mbrojtur, me arsyetimin se Agim Idrizi dhe familja e tij jane te rrezikuar, pas deshmise qe kane bere ne gjyq ata UNMIK-u i rehaton dikund ne perendim, sepse keshtu iu kishte premtuar, vetem qe te deshmonin kunder ushtareve te UCK-se. Se sa vertet ajo familje ka qene e rrezikuar flet fakti, qe ata vijne ne Kacanik e bejne pushimet cdo vit dhe kthehen shendosh si molla andej nga vijne. UNMIK-u eshte marre me deshmitar te rrejshem edhe ne rastin Lima, Haradinaj, Kicina, Remi, rasti Bllaca 1dhe Bllaca 2.
Fatekqesisht kete avaz e vazhdoi edhe EULEX-i, pasi edhe ky organizem nuk ka ndryshuar qasje ndaj Kosoves, por kane vazhduar me te njejtit njerez, me uniforme tjeter dhe thjeshte keta zyrtar mundohen, sa me shume te kompromentojne Kosoven dhe Udheheqesit e saj, pasi permes kesaj forme EULEX-i do te zgjat jeten e tij, si dhe te thithe fonde te majme per pagat e tyre.
Ne fund mendoj se EULEX-i, duke denuar personalitete te luftes çlirimtare dhe te politikes, ka patur dhe ka per qellim te nxise nje rrebelim tonin dhe me pas te realizojne pranin e tyre ne disa fusha sic jane shtyrja e mbykqyrjes se pavarsise, zgjatja e kontrateve te stafit te tyre, sjellja e me shume forcave policore (te pa afte) gjoja per te stabilizuar gjendjen e keshtu me radhe.
Sigurisht qe kjo nuk ndodhi, sepse ne jemi te vetedijshem politikisht edhe kur na behen padrejtesi ne emer te drejtsise. Ne do te mundohemi t’i perballojme ku me shume e ku me pak, por ne asnje rast nuk do te rezikojme interesin kombetar dhe shteteror karshi atyre personale.
Me kete rast i beje apel EULEX-it dhe zyrave diplomatike ne Kosove, qe t’i hetojne dhe monitorojne njerezit e tyre, sepse ka shume keqperdorime dhe kurrupsion, sepse EULEX mbulohet dhe eshte i paprekshem per shkak te imunitetit diplomatik. Nese vertet deshironi te vendosni drejtesi ne Kosove, veproni ketu sikur veproni dhe punoni ne shtetet nga vini, mos montoni procese gjyqsore ne baza te thashethemeve apo deklaratave te njeanshme dhe politike pa baze per te ngritur nje akuze. Por verifikoni provat materiale, beni ekspertiza profesionale nga ekspert te fushave perkatese, sepse deklaratat ne kriminalistike cilesohen vetem si pista per hetime, por jo edhe prova materiale sic po i paraqitni ju. Me kete forme dhe metode te punes qe beni ju, si ne hetime ashtu edhe ne proceset gjyqsore nuk dalloni fare nga ish regjimi komunist Jugosllav, te cilet na denonin vetem me deklarata pa asnje prove materiale, bile ju i joshni qytetaret tane edhe si deshmitar te mbrojtur duke ju siguruar edhe leje qendrimi ne shtetet perendimore dhe para te majme.
Fatkeqesisht sot jemi ne kohen siç thote populli, tre pa shpirt nje pa krye. Shpesh ndegjojme se te gjithe jane te barabarte para ligjit, por me ligjin dhe kete thenje po abuzohet mjaft dhe nese kjo do te ishte e vertet pse zyrtareve te EULEX-it ju duhet imuniteti?
Perfundimisht akuzat qe me behen, une jo vetem nuk i pranoj, por i hedh poshte si te pathemelta e te sajuara, duke parashtruar para trupit giykues argumentet dhe mendimet e mia. Besoj se per te gjithe vertetohet falsiteti i akuzes.
Me kete mbrojtje publike, meqenese nuk mu dha e drejta ta bej para trupit gjykues, dua qe qytetaret e Kosoves dhe te gjithe te tjeret qe e duan dhe i sherbejne drejtesise te kuptojne se Xhabir Zharku eshte i pafajshem. Nuk ka rendesi nese une denohem. Por dua qe denimin ta meritoi. Sot ajo gjykate po denon nje njeri qe e don qytetarine, e don zhvillimin, e don kulturen, e don drejtesine, por nuk pajtohet me padrejtesine, me pushtimin dhe me shkaterrimin kombetar.
Askush nuk mund e nuk do te mund te me detyroje te mos e dua Atdheun, kombin e popullin te cilit i perkas. Nese shkohet me mendimin se mund te me frikesojne, apo te frikesojne te tjeret nepermjet denimit tim, eshte gabim i rende. Askush nuk mund e nuk do te frikesohet. Nuk na frikesoi dot Serbia, me te cilen luftuam 100 vjet deri kur e hodhem jashte prej tokes sone. Nuk jane gjyqet e montuara ato qe i japin autoritet askujt ne Kosove. Kjo toke nuk duron padrone. Ajo eshte toke e shqiptareve dhe e tille do te jete sa t’i bjere dielli tokes.
Une dua te me lene t’i sherbej vendit tim, jo te me mbyllin ne burg. Cili do te jete morali i atyre juristeve qe me denojne pa asnje arsye, kur une duke iu drejtuar gjykates nderkombetare do te fitoi te drejten time? A do te kene me ata autoritet te dalin ne sallen e gjyqit per te dhene drejtesi? Do te ishte ne nderin e asaj gjykate, t’i shikonte me kujdes vendimet e saj, pasi do te jete humbese. Kjo qe po ndodhe ne kete gjyq eshte e pabesueshme e turpshme dhe per fat te keq, e vertete.
Zotrinje e EULEX-it, pse i beni veprimet te tilla, qe duket qarte se keni deshire te madhe qe shqiptaret t’i vini kunder njeri tjetrit? Cili eshte qellimi i qenjes tuaj ne Kosove? A keni ndonje uniforme tjeter poshte asaj uniforme qe keni publike? Une deklaroj se dyshoj. Me veprimet qe po i beni, ju duket se jeni me sherbim te dyfishte. Nuk do te deshiroja qe vertete t’i sherbenit Serbise, qe ka qene kolonizatore per nje shekull e ketyre tokave. Te pakten mua deklaroi se deri tani nuk me keni bindur per sinqeritetin tuaj ne ushtrimin e misionit per te cilin jeni ketu. Fakti qe sapo shuhet nje konflikt ndershqiptar ne Kosove, do te lind nje tjeter dhe gjithnje dilni ju prej prapaskene, mua me ben qe te dridhem nga pasiguria dhe pabesia e veshur me uniformen e paqes nderkombetare. Sqaroni veten publikisht, nese doni te behem i qarte edhe une dhe ju siguroj se si une mendojne shumica e qytetareve te Kosoves. Thirreni ne paqe e nxisni lufte, thirreni ne tolerance dhe inskenoni konflikte, thirreni ne drejtesi dhe jepni padrejtesi, une u binda per kete. Po te tjeret…?
Une keshtu di te arsyetoj. Nese dikush di te arsyetoje ndryshe le te me binde edhe mua. Por deri tani nuk shikoj ndonje qe te arsyetoje ndryshe. Prandaj e nderuara gjykate e EULEX-it, beni mire ta shikoni veten mire ne pasqyre. Une nuk mund te behem i verber vetem qe ju te vazhdoni te abuzoni me shqiptaret, sic po abuzoni me mua e me mjaft te tjere si une. Une nuk mund te kerkoj meshire, per vepra te pa kryera. Une kurre nuk do te beja e as do te bej vepra qe te me denojne ligjet. Por arbitrariteti juaj edhe me denon.
Une jam krenar per kombin te cilit i perkas. Nuk dua dhe nuk do te dua kurre te jem ndryshe. Nese mendohet se mund te perpunohem, se mund te tjetersohem, ju siguroj se do te mbetem perjetesisht i tille, i ndershem dhe i pathyeshem. Ndersa ju duke perdorur vegla te nivelit te ulte doni te thyeni moralin dhe dinjitetin tim. Kurre nuk do te arrini. Me nxirrni ne gjyq te hapur, te degjoje populli i Kosoves gjithcka dhe nese keni prova me denoni me vdekje ne litar, por jo fshehtas, sikur te me keni zene ne ndonje veper te turpshme.
Duke perfunduar, une denimin tim e konsideroj hakmarrje politike ndaj meje, si luftetar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe si politikan qe kerkova te bej me te miren per te hedhur hapat e duhur ne rrugen e zhvillimit te vendit tim. Denohem sepse degjohen neper gjyqe prapa perdeve ata qe iken me pushtuesin serb ne vitin 1999. Une sot po bej mbrojtjen time. Por e di se ju ne emer te Europes e keni pushtetin. Por ne kushtet e ketij gjyqi ju nuk e keni fuqine qe te dilni hapur para publikut te Kosoves per te me gjykuar. Keshtu edhe duke me denuar une e ndjeje veten fitues, sepse une e kam fuqine te dal para qytetareve te Kosoves e ju nuk po dilni dot. Arsyen ju e dini.
Une i drejtohem prokurorise ta rishikoje akuzen per te cilen me denon, se do te jete ne dinjitetin e saj dhe te drejtesise nderkombetare. Une besoj se duhet e do te gjenden njerez qe e duan dhe e nderojne drejtesine. Duhet e do te gjenden njerez qe te mos marrin me udhezime per denime politike prej Beogradit.
E nderuara gjykate,
Une i quajturi Xhabir Zharku e konsideroi veten plotesisht te pafajshem, sepse i tille ndihem edhe ne veprimtarine time edhe ne shpirt. Prandaj kërkoj te me jepet pafajsia ime e plote.
Nderim dhe respekt per te gjithe ata qe mbrojne drejtesine dhe vetem drejtesine, per te gjithe ata qe bejne drejtesi dhe vetem drejtesi.
Xhabir Zharku 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura