ALBIN KURTI ZBULON PLANIN E SERBISË PËR LIQENIN E BADOVCIT!

Pashtriku.org, 14 korrik 2017: I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, u pyet edhe për pasurinë e burimeve ujore.
Dritan Hila: Ka një studim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve kur paralajmëron se në vitin 2030, beteja nuk do të jetë më hidrokarburet, por për ujërat. Kombi shqiptar, i cili nuk ka asnjë burgim ujor brenda tërësisë së vet.
Albin Kurti: Kjo është shumë problematike. Shikoni kufijtë e Shqipërisë. Dy të tretat e Liqenit të Shkodrës janë në Mal të Zi. 80% të liqenit të Ohrit është në Maqedoni, 90% e Prespës është në Maqedoni dhe Greqi. Burimet e lumenjve kryesor ndodhen jo rastësisht jashtë kufijve të Shqipërisë. Burimi i Lumit Vjosa ndodhet në Greqi, burimi i Drinit të Zi është në Ohër dhe këtë gjë duan t’ia vazhdojnë Kosovë. Ujmani, një liqen me gjatësi 22 km në veri të Kosovë, duan të marrin Bjellohën.
E kemi në rrezik edhe liqenin e Badovsit, i cili ndodhet afër Graçanicës. Po ta kishin sajuar Zajednicën, do ta kishin sajuar Badovcin. Ata synojnë ujërat që janë të rëndësishëm jo vetëm për pije dhe bujqësi, por edhe për industri. Ne nuk mund të kemi asnjë ditë energji elektrike, paçka se kemi 14 miliardë ton linjit, pa liqenin e Limjanit, i cili bën ftohjen.


Shikoni të plotë këtë intervistë:
LIVE/ Albin Kurti intervistë ekskluzive në “Arena” nga Dritan Hila (13.07.2017)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura