XHEVAT BISLIMI: SHOQËRIA “LËVIZJA” ZBULON PLLAKËN E PARË NË KOLLARË TË KËRҪOVËS

Prishtinë, 25 prill 2017: Më 23 prill 2017, Shoqëria “Lëvizja” (e themeluar dhe e drejtuar nga anëtarët, veprimtarët dhe drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës), zbuloi pllakën që është vendosur në shtëpinë ku ishte mbajtur Mbledhja konsultative (këshilluese) e LPRK-se (pak me vonë LPK). Fshati shqiptar, Kollare, ishte me fat! Ky fshat hyri në historinë tonë të re si mikpritës i delegatëve të LPRK-së, që vinin nga Kosova e Shqipërisë dhe viset tjera të pushtuara dhe nga disa vende evropiane.
Këshilli i Rrethit të LPRK-së në Kërçovë mori përsipër edhe sigurinë e Mbledhjes dhe të delegatëve. Kjo detyrë e rëndësishme u përmbush me sukses të plotë. Kjo Mbledhje vendosi për dy çështje fundamentale për LPRK-në dhe për të ardhmen e krahinave të pushtuara të Shqipërise dhe të kombit shqiptar në Iliri:
E para, Lufta e armatosur ishte e domosdoshme për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe se LPRK-ja i mbështeste të gjitha veprimet e armatosura kundër pushtuesve, ndërsa e dyta ishte organizimi dhe riorganizimi i LPRK-së në përputhje me kërkesat dhe detyrat që shtronte momenti historik para kombit shqiptar. Për përmbushjen dhe realizimin e programit çlirimtar ishte përgatitur dhe mbajtur edhe Mbledhja e IV e Përgjithshme pas katër muajsh (26/27 korrik 1993) në Prishtinë (në shtëpinë e veprimtarit të njohur të Lëvizjes, Fatmir Brajshorit). Kjo Mbledhje vendosi që LPRK të quhej LPK.
Xha Haliti (Halit Zeqir Zeqiri), familja Zeqiri dhe i gjithë fshati Kollarë dhe veprimtarët e atëhershëm të LPRK-së me të drejtë qëndronin krenar për kontributin që kishin dhënë për mbajtjen me sukses të plotë Mbledhjes…
Shoqëria “Lëvizja” do të vazhdojë të vendosë këso shenjash kudo që kishte bazat dhe vendet e saj të rëndësishëm. Kombi shqiptar dhe brezat që vijnë duhet ta mësojnë drejt dhe saktë historinë tonë të re çlirimtare e liridashëse… LPK-ja ishte themeluesja, NËNA, e forcave të armatosura çlirimtare, që u pagzuan nga ajo: UҪK, UҪPMB dhe UҪ Kombëtare. Ajo ka meritën historike për marrjen e vendimit për Luftë të Armatosur Ҫlirimtare, të cilën e organizoi dhe e drejtoi me sukses të plotë, deri në krijimin ilegal të Drejtorisë Politike… Lufta e Armatosur Ҫlirimtare e LPK-së dhe e ushtrive të themeluara prej saj fitoi përkrahjen e mbarë kombit shqiptar dhe të botës përparimtare. Përpjekjet dhe lufta e LPK-së dhe e popullit tonë të robëruar pati mbështetjen e plotë politike, ekonomike dhe ushtarake të shtetit shqiptar (Tiranës).
I përjetshëm nderimi dhe kujtimi për dëshmorët e LPK-së dhe të kombit shqiptar që ranë gjatë luftës për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqiprise (siç ishte edhe BETIMI). Shëndet dhe nderim për jetë Bacës Adem, që ishte njëri nga ideologët dhe shtyllat kryesore të LPK-së dhe të përfaqësimit të Luftës së saj të armatosur çlirimtare!
-Autori është Kryetar i Shoqërisë “Lëvizja”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura