REPUBLIKA E EMISARËVE!

REPUBLIKA E EMISARËVE!

Nga Sheradin Berisha, FB 22 tetor 2023

Me emisarë është përgatitur dhe është shpallur “pavarësia” e 17 shkurtit 2008 dhe rrjedhimisht me të tillë emisarë do të përmbyllet cikli i ricikluar i negociatave Kosovë – Serbi!

Edhe pas argesionit të armatosur (më 24 shtator 2023) në Banjë të Zveçanit, që u krye nga krimineli Milan Radoiçiq (koka e listës serbe e Vuçiqit), sot, më 21.10.2023, pesë emisarët në krye me Miroslav Lajçakun, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, përpara gazetarëve theksuan sërish “nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë pa asnjë vonesë tjetër.”

Çfarë asociacioni po kërkojnë emisarët?

Një asociacion të tillë çfarë po kërkon banda kriminale vuçiq – radoiçiq!

Për mua është shumë e qartë, se, çfardo asociacioni që themelohet do të jetë i dëmshëm bashkë me ato 44 kishat dhe manastiret “serbe” si zona të veçanta eksterritoriale, dhe se përfundimisht me marrëveshjen finale Kosovë – Serbi, kësaj republike të emisarëve do t’i cënohet integriteti i brendshëm dhe sovraniteti i jashtëm!

Kujt i duhet ky shtet pa integritet e sovranitet?

Më së shumti shefave të emisarëve për ta vjelur pasurinë miliardëshe të Trepçës dhe jo vetëm!

Një republikë e tillë (e emisarëve) nuk ishte aspiratë e luftëtarëve në krye me K-dantin Adem Jashari.

—————–

TË HAPET KUTIA E PANDORËS!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura