(Prizren, 11. 06. 2012) – Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe fjala intelektual ka kuptimin e njeriut që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të caktuar të shkencës, të teknikës, të kulturës e një formim të gjerë arsimor dhe merret kryesisht me punë mendore, njeri i punës mendore. Këta njerëz të punës mendore thuaja se gjithmonë i kanë shërbyer pushteteve në dëm të njerëzve dhe atë deri në vitin 1895 kur fjala intelektual merr një dimension dhe kuptim tjetër.
Këtë dimension dhe kuptim e merr nga një ngjarje që ka ndodhur në Francë. Atëherë kur Alfred Dreyfuz një kapiten artilerie u dënua me burgim të përjetshëm. E paditën për tradhti, padia nuk ja dëshmoi tradhtinë dhe ja falsifikuan provat. Bënë dëshmi të rrejshme dhe e dënuan. Gjithë Franca e njihte për tradhtar. Alfred Drejfuz nuk pranonte fajin dhe kur u rushqyrtua çështja u kap fajtori i vërtet. Në këtë kohë shkruhet letra e njohur e hapur e Emile Zola “J’acuse” (Unë akuzojë) në të cilën kritikon moralin qeveritar në mënyrën më të fuqishme dhe bënë thirrje që drejtësia për Drajfus të vihet në vend.
Atëherë rreth 2000 shkencëtar, artist dhe profesionist të tjerë për herë të parë dolën zyrtarisht të vetëquajtur “les intellectuels” (intelektualët). Ata ndërhynë të bashkuar në protesta dhe kurorëzuan lirinë për Drrajfus-in. Pra filluan të ndihmojnë të vërtetën dhe vlerat humane në shoqërinë njerëzore. Që nga ajo kohë fjala intelektual ka një konotacion pozitiv në Evropë. Megjithatë, intelektualët edhe pas kësaj ndërmarrjeje të iniciuar dhe kërkuar nga Emil Zola, shpesh kanë tradhtuar mendjen do thoshte iluministi francez Julien Benda. Ata shpikën dhe propaganduan nacional socializmin gjerman. Ata propaganduan ngritjen e nacional’socialistit dhe kriminelit Millosheviq në krye të pushtetit. Ata propaganduan ide me platforma antishqiptare e antihumane të çvijiçëve, gjorgjeviçëve, e çubrilloviçëve e ide të tjera.
Një intelktu(al)topralant i kohës sonë!
_________________________________________
Dihet se çfarë të keqe i kanë sjellë intelektualët vendit të tyre dhe të tjerëve, miliona viktima të pa fajshme të cilët vdiqën për idetë marroqe, mashtruese të intelektualëve manipulator. Këta trima vdiqën me bindjen se po i shërbejnë atdheut se, duhet të fitoj madhështia dhe hegjemonia gjermane, me këto ide ishin ushqyer.. I detyruan të tjerët të mbrohen, nga këto ide të çmendura ku vdiqën shumë më tepër dhe që luftuan ndershmërisht për lirinë dhe paqen e vendit të tyre. Gjithmonë kanë qenë intelektualët manipulator ata që kanë bërë gjërat më të këqija nga burracakëria, mendjemadhësia dhe ambicia këto gjera të shëmtuara dhe në kohën në të cilën po jetojmë i vrejmë lehtësisht te veprimet dhe sjelljet e një pjese të popullsisë serbe në veriun e Kosovës të iniciar dhe kërkuar nga intelektualët serb.
Ata po mendojnë se po i shërbejnë atdheut, po kërkojnë armikun inekzistent, po mbrohen nga armiku imagjinar, duke e pritur para barrikadave, po sulmojnë paqeruajtësit e KFOR’it duke i menduar si armiq e tjera. Natyrisht se fajin për këtë gjendje e kanë intelektualët serb me idetë, teoritë dhe doktrinat e tyre. Ata duhet të ndalojnë së ndërsyeri njerëzit kundër njëri tjetrit se do jenë të përqeshur do jenë të përbuzur.
Nëse i besojmë mendimit se “njeri i pasur është ai që ka pasuri kërkesash” atëherë konstatojmë që kemi nisur të dalim nga skamja. Kur nuk kemi kërkesa jemi të varfër. Sa të varfër me ide të reja pra, qenkan intelektualët serb që po duan ta dëmtojnë veten e tyre dhe po dëshirojnë të dëmtohemi edhe ne nga nevoja. Ata po kultivojnë edhe më idetë marroqe të shekullit 19 dhe 20, dëshirojnë të jetojnë në kohë tjetër me ide (dije të kaluar) e tjera.
Po çfarë është duke ndodhur me intelektualin kosovar?
Nëse e shikojmë historinë e vlerave dhe ideve ndër ne, do shohim se gjithçka me vlerë është nga dijet iluministe. Ishte krijuar bindja, dhe ekziston ende tek një pjesë e popullsisë se të jesh njeri me “shkollë të madhe “, njeri që shkruan libra, që jep mësim në universitet, për popullin e Kosovës ka pasur dhe ka kuptimin e njeriut që mund ti besosh punët e rëndësishme dhe fatin e vendit. Gjithmonë kjo shtresë ka gëzuar status të privilegjuar, të merituar apo jo, por koha që po e jetojmë i ka luhatur bukur shumë këto bindje e besojë se do i luhat edhe më dhe do ju jap vendin e merituar gjithsecilit. Do të reflektojnë kosovarët dhe do ikin nga besimi naiv i deritanishëm se intelektualët tanë parësore paskan vetëm të vërtetën dhe vlerat e tjera njerëzore. Ata po shohin se shtresa intelektuale po vazhdon të avancojnë me epërsi të madhe karshi shtresave të tjera sociale. E meritojnë apo jo këtë epërsi kjo është çështje për studim dhe nuk zgjidhet lehtë, por po t’i hedhësh një vështrim të thjeshtë do shohësh se ata po e keqpërdorin këtë besim duke mos mundur assesi të arsyetohen. Madje, ideja kosovare se individët që vinë nga kjo shtresë jenë imunë ndaj disa veseve negative njerëzore, siç janë korrupsioni, karrierizmi, ambicia, mendjemadhësia etj janë përmbysur bukur shumë dhe duhet përmbysur edhe më.
Disa nga intelektualët thonë se kjo është kthyesja e politikës në suazat e saja normale e tjera.
Si të kuptohen intelektualët manipulator?
Për ti identifikuar sjelljet dhe veprimet e tyre gjithmonë sociologët dhe psikologët, kanë bërë studime dhe kanë konstatuar këto sjellje dhe veprime të intelektualëve manipulatorë:
1) Ata përpiqen t’u imponojnë njerëzve jo vetëm si të mendojnë, por edhe çka të mendojnë,
2) Përpiqen t’i bëjnë njerëzit të pamvetësuar dhe të varur,
3) Nxitojnë sa më parë t’i shohin sukseset,
4) Synojnë kah efektet masive,
5) Dëshirojnë dhe formojnë vetëdijen e mbyllur,
6) Përpiqen t’i ngushtojnë mundësitë racionale të objekteve të tij,
7) Përpiqen t’i ndërrojnë ose t’i çimentojnë qëndrimet ekzistuese,
8) Përpiqen t’i eliminojnë alternativat,
9) Ata kanë para vetes realizimin e qëllimit të pjesërishëm,
10) Kanë para vetes gjithmonë diçka mbi të cilën nuk ekziston qëndrimi i përgjithshëm,
11) Ata eksploatojnë shijen dhe nevojat e masës,
12) Paraqesin porosinë e tyre si të vërtetë e të tjera.
– Autori është profesor në Gjimnazin-2 “Remzi Adema”j në Prizren.