BRAHIM THAҪI: KOMANDANT, TI E MUNDE DHIMBJEN NË REҪAK!

Therandë, 20. 01. 2016: Ti je gjithmonë kudo. Në Pranverë kur kujtohet Lufta e nisun, ti je me shikim nga kufiri. Tundimi s’të le rehat derisa ke me mbrri në Bitijë. Në Verë, shokët t’kujtojnë kur e fshijnë djersën e ballit, e në ecje me kilometra në fusha e male, i mbështetun pas lisit, n’vetëvete ka diçka që të mundon.
Vjeshta edhe pse me zymtësinë e saj, për ty është gëzim. Ti kalove tash në pjesën e atdheut, aty ku më fort të rrahë zemra, qysh kur ishe fëmijë.

Dimri është i ashpër, ashtu siç është Lufta jote për Lirinë e atdheut. E ashpër ishte dhimbja edhe në Reçak. Ti e mund dhimbjen, sepse t’i s’ndalesh. Prita e armikut kishte zënë hapësirë më shumë në këtë stinë, që sot përsëritet në datën, ku shumë vite më parë, hapat e tu maratonikë, po jetësoheshin si n’legjenda.
Pusho pak. Edhe nëse t’kemi mërzitë secili nga ne, t’u dashtë me t’pasë secili n’kujtesën e vet, për me hjekë mërzinë e ktyne ditëve, patëm nevojë për ty Komandant.

Pusho pak o burrë, çlodhu e çmallu me atdheun tand. Në këtë aksion s’po t’marrim. Rri pak, se njerëzit po dojnë me t’pa me pushkë n’krahë, se nata ish shumë e errët, e as shiu, as bubullimat e qiellit s’i lanë pleqtë e katundit me t’shtrëngu fort. Si n’Pashtrik e Nerodime, ushtarët t’kanë pa veq n’luftëra, n’beteja, e n’istikame. Edhe t’u ecë po dojnë me e ndi edhe njëherë vullnetin, në fjalimet e tua që i jepnin kuptim luftës për çlirim.
As Baba e Nana, as vëllau, motrat, gruaja e fëmijët, s’mundën për pak në shumicën e kohës, me t’i thanë edhe do fjalë. Ti fjalinë e Nanës, s’deshte me mbajtë si peshë t’shpirtit, deri n’fund si kuptim lamtumire. “Ka kohë me u çmallë, do t’shihemi Nanë” – është fraza që i’a thoshe n’secilën përshëndetje, ndoshta sepse s’arrije me u ballafaqu me fundin.
Kadalë burrë, pusho edhe pak. E di se po i ndëgjon krismat. Këto ditë shokët s’po i lënë rehat ëndrrat. Në secilën ëndërr, beteja po vazhdon e s’po ndalet, me ty t’pakufishme po e shohin përpjekjen për liri. Realiteti po ua hap sytë me thumba, pa ty s’po shohin vullnet si dikur kur ëndërrohej Liria.
As sot, sigurisht se ke të ftohtë. Je brenda atdheut më shumë se secili prej nesh, kur përkulemi përballë teje. Natyrisht atdheu asht’ i ngrohtë brenda, atdheu është i madh. Je natyrisht i gjallë e i pavdekshëm, në secilen kohë. Heroin se tretë koha.
Tash na fal për kohën që ta morrëm. S’mund të rrish më gjatë. Atje n’betejë i ke shokët.
Shihemi vitin tjetër Komandant!

Brahim Thaçi është autor i dokumentarit kushtuar: HEROIT Ahmet Kaqiku.

…………………………………………………………………………………………..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura