Pashtriku.org, 01. 10. 2014: Përafërsisht 55 deri 75 për qind e trupit njerëzor përbëhet nga uji dhe meqenëse humbim rreth tetë orë në ditë përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe urinës, e rëndësishme është që të kompensohet kjo humbje. Trupi juaj djersitet në përpjekje për t’u ftohur. Zëvendësimi i lëngjeve të humbura ka rëndësi vitale. E nevojshme është të pini ujë vazhdimisht.Thonë që një mollë në ditë e mban mjekun larg, por çka mund të bëjnë për ju tetë gota ujë? Uji ka disa kontribute të veçanta për trupin. Gati çdo qelizë kërkon ujë për të funksionuar si duhet, sikurse edhe gati çdo proces metabolik. Përafërsisht 55 deri 75 për qind e trupit njerëzor përbëhet nga uji dhe meqenëse humbim rreth tetë orë në ditë përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe urinës, e rëndësishme është që të kompensohet kjo humbje. Trupi juaj djersitet në përpjekje për t’u ftohur. Zëvendësimi i lëngjeve të humbura ka rëndësi vitale. E nevojshme është të pini ujë vazhdimisht.
Mos u mbështetni në mekanizmin e etjes, sepse atëherë tashmë jeni të dehidruar. Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë ose alkool, sepse në mënyrë të shtuar dehidrojnë trupin tuaj.
PESË GJËRAT QË NUK I KENI DITUR PËR UJIN
Ju sjellim pesë gjëra të cilat nuk i keni ditur për ujin, e të cilat do t’ju nxisin të pini tetë gota në ditë.
1. Përmirëson funksionet mendore Nëse nuk ju kujtohet se çfarë shkruan në hyrje të këtij artikulli, truri juaj ndoshta është i etur. Pasi që rreth 80 për qind e indit trunor përbëhet nga uji, e rëndësishme është që truri juaj të jetë i hidratuar. Testimet klinike kanë treguar që dehidrimi redukton kujtesën afatshkurtër dhe koncentrimin. Në tru uji u ndihmon proteinave, enzimave dhe materieve ushqyese për të arritur në destinacionin e tyre. Kur trupi është i dehidruar, lëngjet lëvizin më ngadalë. Uji po ashtu pastron trurin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat.
2. Mund të parandalojë sëmundjet kritike Artriti, madje edhe sëmundjet e zemrës janë sëmundje serioze të cilat ndikojnë në miliona njerëz, por mund të shmangni të bëheni pjesë e këtyre statistikave nëse pini mjaft ujë. Lëngu i kyçeve mundëson rrëshqitjen në skajet kërcore të eshtrave në zgavrën e kyçeve. Kur ka mjaft ujë, ka më pak fërkim rreth kyçeve dhe me këtë më pak probabilitet për artrit. Po kështu, kur ka mjaft ujë në sistemin tonë, trupi pastrohet nga toksinat. Reduktohet sasia e kohës të cilën ato toksina e kalojnë në kontakt me zorrën tonë të trashë dhe fshikëzën, me çka mund të reduktojmë shanset për zhvillim të kancerit. Uji e pastron trupin nga sasia e tepërt e kripës. Disa studime kanë lidhur nivelin e lartë të kripës, tensionin e lartë të gjakut dhe shumë çrregullime të zemrës.
3. Mund të ndihmojë të humbni peshë. Jeni të uritur? Provoni të mbushni stomakun tuaj me një gotë ujë. Ai nuk përmban kalori ose yndyra, ndërsa një gotë uji mund të shpejtojë metabolizmin tuaj. Pasi që pothuajse çdo proces që zhvillohet në trup kërkon ujë, është e thjeshtë të kuptohet se si gjithçka ngadalësohet kur trupi është i uritur. Hulumtimet kanë treguar sesi pas pirjes së dy gotave me ujë, duhen 10 deri 40 minuta që metabolizmi të fillojë të punojë. Një studim vlerëson që rritja e konsumit për gjashtë gota në ditë, rezulton me humbjen mesatare prej 5,3 kilogramë yndyra gjatë vitit.
4. Shpërlan zgavrën e gojës. Thonë që buzëqeshja vlen një milion dollarë dhe nuk kushton asgjë. Mbajtja e buzëqeshjes me dhëmbë të bardhë si margaritarë mund të realizohet thjesht dhe lirë. Kariesi i dhëmbëve vjen nga grumbullim i acideve të cilat ndikojnë në smaltin e dhëmbëve, por pështyma neutralizon acidet. Ajo përmban edhe minerale të veçanta të cilat ndihmojnë shëndetin e dhëmbëve. Derisa trupi është i hidratuar do të keni mjaft pështymë përmbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm.
5. Pirja e tepërt e ujit nuk është e shëndetshme E rëndësishme është të merrni dozën tuaj ditore, por nuk ka nevojë ta teproni. Personat humbin rreth dy deri tri gota ujë përmes frymëmarrjes dhe djersitjes. Mos harroni as urinimin. Mbidozimi ndodh kur pini më shumë ujë se sa keni nevojë. Kur ndodh kjo, nivelet e natriumit në trup bëhen të pabalancuara, çka mund të çojë deri te problemet tretëse, sulmet, madje edhe koma. (Revista “Rrënjët”)