Pashtriku.org, 12. 06. 2012 – Monika Shoshori Stafa publikon përmes kujdesit të shtëpisë botuese “Naimi” librin e saj me titull “Monarkia kundër Republikës”. Redaktor i librit është Naim Zoto, recenzues janë: Prof. dr. Pëllumb Xhufi dhe Ben Andoni dhe i ka 312 faqe. Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura. Në tekstet shkollore ose nuk përmendej fare, ose thjesht shtonte “një prej tradhtive të shumta të ish-mbretit Zog”. Studimi i M. Stafës përfundimisht e shqipton problemin në formë akademike-shkencore, duke e shpëtuar prej folklorit dhe “shkencës atdhetare”. Në këtë libër autorja zbulon rrethaat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë edhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave, Zogut dhe Pashiq. Në studimin tjetër përfshirë në këtë libër, gjithashtu, me karakter monografik, me temë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të ndërlikuarat dhe më të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive të shtetit, republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet, regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare, ndërprerë të gjitha këto prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme.
Autorja e Librit Monika Shoshori – Stafa
_______________________
* * *
Monika Shoshori Stafa, nuk është vetëm një gazetare fine, por edhe një studiuese e zonja. Për më tepër, një studiuese dhe autore e zbardhjes së disa prej enigmave të historisë shqiptare, si, për shembull, historisë tashmë të dokumentuar e argumentuar prej saj në këtë libër për humbjen e një prej perlave të natyrës shqiptare, Shën Naumit, aty ku buron “Drini plak dhe i përrallshëm”, siç e thotë Lasgush Poradeci.
Monika është autore e mbi 40 dokumentarëve, pjesa më e madhe të karakterit kërkimor, qoftë për vlera shoqërore-natyrore të harruara të botës shqiptare; por edhe për shumë enigma të rrezikshme të historisë shtetërore të panjohurave të themelimit të partisë komuniste deri tek shkaqet e dështimit të “misionit Shtraus” në mesin e viteve 1980; prej historisë së modifikimit vullnetar të një pjese të kufirit shqiptar me fqinjët veriorë në vendin mitik me emrin Shën Naum deri tek të vërtetat e certifikuara të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri; prej pikëpyetjes paditëse pse 120 karabinierë italianë të dorëzuar pas 8 shtatorit u ekzekutuan dhe më nuk u gjenden as eshtrat, deri tek jeta e shqiptarëve në akullsinë e luftës së ftohtë; në kuptimin e plotë të fjalës, duke bashkuar në një cilësinë krijuese me atë shkencore, ajo ka prishur rendin e dijes dhe u ka hapur punë studiuesve, shpesh duke i hapur edhe andralla vetes. Mbas më shumë se një shekulli insistimi se procesverbali i mbledhjes themeluese të partisë komuniste nuk gjendej, befas doli se të paktën një pjesë e tij ishte ruajtur dhe mund të ndikonte për një përfytyrim tjetër historik mbi ngjarjen. “Shansi i humbur gjerman” rezultoi se nuk kishte qenë një bamirësi e papritur e ish-kryeministrit konservator Shtraus, por një lëvizje diplomatike që kishte kushte nga të dyja palët.
Kopertina e librit
________________________________
Kjo pjesë e veprimtarisë publicistike të Monika Stafës ka lidhje të forta me rritjen e saj si kërkuese. Pasi përfundoi studimet e shkollës masteriale, duke mbrojtur tezën e saj për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin dhe stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq; ajo kreu një studim tjetër me karakter gjithashtu monografik, në kuadër të Shkollës Politike Europiane, me temë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti (katër çerek-mbretër), republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet (protektorat), regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare, ndërprerë të gjitha këto prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme. Kjo monografi, me karakter sintetik, mbështetur në të dhëna të fshehura a të mënjanuara të historiografisë shqiptare, si dhe në anketimin e mendimit shkencor aktual, përfshihet në këtë libër, ku botohet për herë të parë, duke shtruar e zgjidhur shumë pikëpyetje pikërisht në pragun e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar; gjithashtu duke lënë të hapura dhjetëra probleme që historiografia e vendit mund t’i kishte ftuar prej kohësh në objektin e saj studimor.
_____________________________
Studimet e Monika Stafës prej vitesh janë orientuar drejt një teze konvergjente, që lidhet me historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. Në librin e Monikës “Monarkia kundër Republikës” gjendet edhe një pjesë e mirë e kontributeve të saj për këtë argument, në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare, brenda e jashtë vendit; arritje të kërkimeve të saj në burimet shqiptare dhe hebraike, italiane dhe amerikane, si dhe në një bibliografi të pasur shumëgjuhëshe. Midis shumë vlerave të këtyre studimeve duhet veçuar spikatja e dokumenteve hebraike që janë botuar për herë të parë gjatë dy-tre viteve të fundme, midis të cilëve dhe të relacioneve që bëjnë fjalë për një projekt ndërkombëtar për vendosjen në Shqipëri të ngulimeve masive hebraike para Luftës së Dytë Botërore.
__________________________
Në vijim shikoni dokumentarin Exclusiv “SHASI” – të autores Monika Shoshori – Stafa, shfaqur per herë të parë më 10. 05. 2009, në Top Channel.
………………………………………
………………………………………………….
————————————————————–
You are actually a just right webmaster. This website loading pace is incredible.
It sort of feels that you’re doing any unique trick. Also, the contents are masterpiece.
you’ve performed a magnificent activity on this subject!
Similar here: najtańszy sklep and
also here: Najtańszy sklep