ELENA GJIKA: SHQIPTARËT MË TË LASHTIT E EUROPËS

Pashtriku.org, 15. 03. 2015 – Shkrimtarja dhe publicistja përparimtare e Rilindjes sonë Kombëtare, Elena Gjika, (Dora d’Istria, 1828-1888), në një letër drejtuar Jeronim de Radës, Firence, 16 prill 1879 – shkruan: “Shqiptarët nuk janë pra as sllavë, as helenë barbarë, por përfaqësuesit e një qytetërimi më të vjetër, një nga më të lashtit e Europës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën në të dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, si në fushat ku qe Troja, aty ku Hektori është përfaqësuesi i lashtësisë, ashtu si Skënderbeu është ideali i Mesjetës, dhe Boçari personifikimi kalorësiak i kohëve moderne; mbi të cilat shekujt, shqotat, revolucionet, tiranët, pushtimet, fetë, mynxyrat kaluan si shkulme të tërbuara pa arritur ta shfarosin, dhe që një ditë është e destinuar ta thyejë gurin e rëndë të varrit të tij.”

Leon Qafzezi Channel-Dora D’Istria(Elena Gjika)……………………………………………………

/Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura