Pashtriku.org, 11. 04. 2015 – Ne shqiptarët autokton, që jetojmë e që jemi të kontrolluar e të administruar nga shteti sllav, “njëetnik”, Mali i Zi, do të duhej të organizohemi, të ulemi e të ndërtojmë platformën e pavarësisë politike, kulturore e ekonomike nga ky shtet jo-demokratik dhe nga ky shtet-shkelës i të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Trevat historike të Plavës dhe Gucise, Tivarit, Tuzit dhe të Ulqinit, të shpallen publikisht dhe zyrtarisht si “Republika e shqiptarëve në Mal të Zi”; Republikë apo bashkësi që do të kishte elemente shtetformuese në Mal të Zi. Shqiptarët janë hiq më pak se 13% në këtë shtet “njëetnik” e kundërshqiptar! Shqiptarët nga trevat historike e etnike të kenë po të njëjta të drejta që kanë Serbët ardhacak në Kosovën “shumëetnike”, e të banuar me 95% shqiptarë historik! Kjo levizje politike e kulturore nuk do të ndodhë e nuk do të jetësohet nga të shiturit, karieristët dhe të korruptuarit e Gjukanoviçit! Le të fillojmë që sot me detyrën fisnike që po na pret! Edhe ne jemi komb! /Gëzim Mekuli/
– Malësia e Madhe –
………………………………………………………..
/Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b/