DR.JAKUP KRASNIQI: PSE HASHIM THAҪI THOTË – “OPOZITA SI ‘MILICIA’ SERBE”?!

Prishtinë, 23. 10. 2015: Thuhet, sa të jetojë njeriu mëson e dëgjon turli lloj gënjeshtre, madje edhe diçka si kjo: “Opozita si milicia serbe”?! Ta shohim se për çka opozita e bashkuar e Kosovës na qenka “si milicia serbe”, veçse Thaçi nuk e paska saktësuar, se cila milici serbe, e Vuçiqit apo ajo e Millosheviqit. Edhe pse me krerët e atyre “milicëve”, goxha shpesh kanë pirë kafe e luajtur futboll?! Po, ata apo ai që i thotë këto, edhe e ka të drejtën të sillen në Kuvend si xhandarmëria serbe në Preshevë e Bujanovc!
Këtu mund të shtrohet pyetja:

– Pse opozita na qenka si milicia serbe? Pse po i kundërshton marrëveshjet kompremituese që Thaçi e Mustafa i bënë me ndërmjetësimin e Brukselit me Daçiqin e Vuçiqin, njëri më 19 prill 2013 e tjetri më 25 gusht 2015? “Marrëveshje që dihet se e kanë një fillim, por nuk dihet se cili është fundi i atyre zotime te individëve, Thaçi – Mustafa, të cilat zotime po i shesin si marrëveshje ndërkombëtare?! “Marrëveshje” këto që po e federalizojnë Kosovën dhe në cilin federalizëm, komuniteti serb ka dy nivele të përfaqësimit.

– Një në Republikën e Kosovës e një tjetër në Republikën e Vogël serbe?! Ketë nivel të përfaqësimit nuk e ka as shumica shqiptare, që përbëjnë mbi 90% të popullsisë në Kosovë dhe janë të përfaqësuar vetën në Republikën e Kosovës.
– Opozita na qenka “si milicia serbe”, pse po kërkon, ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës?
– Pse po kërkon ruajtjen e sovranitetit të shtetit?
– Pse ishte kundër marrjes së sovranitetit të gjyqësorit?
– Pse po i thotë koalicionit qeverisës, mos prano sovranitet të dyfishtë mbi Republikën e Kosovës?
– Pse po i thotë, koalicionit Thaçi – Mustafa mos i kapni institucionet e shtetit?
– Le të pavarësohet gjyqësori?
– Lëe të luftohet krimi e korrupsioni?
– Mos ndërhyni në ekonomin e shtetit?
– Mos rrënoni arsimin e shëndetësinë e gjera tjera të dëmshme për vendin?

Nëse këto kërkesa e veprime e bëjnë opozitën “si milicia serbe”, opozita e bashkuar duhet t’i shtoj veprimet e veta, për të ndryshuar në thelb mënyrën e qeverisjes dhe mbrojtur sovranitetin e vendit, pasi vetëm kështu i kthehet dinjiteti këtij vendi e këtij populli. Dinjiteti, as i vendit, as i kombit dhe as i individit, nuk mund të mbrohet me gënjeshtrat e shpërfaqura nga Thaçi në intervistën e dhënë në Gazetën “Shekulli” për mashtrimin e lexuesve shqiptarë në Shqipëri se: “Lëvizja “Vetëvendosje” asokohe i ka dërguar marrëveshjet në Gjykatë Kushtetuese, e cila ka nxjerrë verdiktin se marrëveshjet, përfshi këtu edhe zotimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”. Ky farë vendimi asnjëherë nuk është nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe këtë do të duhej ta dinte edhe gazeta në fjalë. Është e vërtetë se VV e ka dërguar lenden në Gjykatën Kushtetuese, por, përgjigja e saj ka qenë se: “Me shumicë të votave e refuzon kërkesën e parashtruesve…” Sigurisht që as Gazeta nuk do të duhej lejuar që të shndërrohej në Tribunë të mashtrimeve të mëdha për lexuesin e vet!

Lexoni faksimilin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura