Prishtinë, 07. 11. 2015: (Për dikend majkë (nënë) e për tjetrin as njerkë) – Në Kuvendin e Kosovës u votua (ratifikua) Marrëveshja për Stabilizim Asociim e që ishte hapi i parë, ndonëse jo si shtetet tjera, i Kosovës drejt Evropës. Përkundër mangësive që janë të dukshme krahasuar me kushtet që i kanë pasur shtetet tjera, Kosova është përfituese pas kësaj marrëveshjeje , qoftë në planin psikologjik, politik dhe material. Të gjithë votuan për këtë marrëveshje me përjashtim të opozitës e cila, ndonëse nuk e votoi , së paku nuk e pengoi votimin duke i dhënë besë sipas Kanunit të Lekës pozitës me të cilën është hasmëruar shumë keq. I vetmi nga opozita (opozitë brenda vet opozitës) ishte Ilir Deda dhe ai votoi sikur edhe pozita. Mendoj se opozita këtë rast ka gabuar sepse po e them kushtimisht se nëse nesër bëhet pozitë , do të jetë e detyruar ta zbatojë dhe t’i përmbush detyrimet ndaj MSA –së. Edhe po ta votonte, nuk do të zbehej aspak veprimi opzitar vetëm sa do të forcohej dhe do t’i rritej përkrahja.
Po vlerësimi i tyre ishte ai që ishte dhe nëse me veprimet paraprake ka shënuar gola në portën e saj e ka shënuar pa as një dyshim, kësaj radhe ka shënuar tregolësh gjithashtu në golin që është dashur ta mbrojnë! Pas nënshkrimit të MSA ishte një rikthim i shpresave të qytetarëve të Kosovës se po shihej një dritë e zbehtë e BE –së në fund të tunelit të gjatë Prishtinë – Bruksel. Edha MSA po përdoret dhe keqpërdoret për qëllime politike, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. Pozita po ia vesh vetes të gjitha meritat për “rrugën e integrimit evropian“ duke e akuzuar opozitën e rebeluar se është kundër proceseve integruese ndërsa opozita po e akuzon pozitën se MSA nuk është nënshkruar si rezultat i përmbushjes së detyrimeve por shkaku se kanë bërë lëshime të mëdha ndaj Serbisë duke nënshkruar Marrëveshjet e Brukselit ndaj të cilave edhe janë kryengritur. Thonë se kur fukaraja bënë dasëm , tupanxhiut i shqyhet tupani. Edhe gëzimi ynë ishte si gëzimi i tupanxhiut sepse, në fillim ndërkombëtarët,, MSA-në e kushtëzonin në mënyrë diskrete me zbatimin e marrëveshjeve që po i kundërshton opozita sidomos për Demarkacionin dhe Bashkësisë e Komunave Serbe ndërsa, deklarimi i Samuel Zhbogar, shefi ndërkombëtar i Kosovës, se :” nëse Kosova nuk i zbaton këto marrëveshje atëherë BE do ta anulojë MSA – në është tregim arrogant i muskujve të padronit e të fortit ndaj vartësit dhe të dobtit dhe katërcipërisht është shantazhim politik përmes zbatimit të standardeve të dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Serbisë! Edhe para këtyre marrëveshjeve ishin nënshkruar do marrëveshje tjera për lirinë e lëvizjes dhe mospengimit të palëve që kanë nënshkruar marrëveshjet për anëtarësim në organizmat ndërkombëtarë. Ju kujtohet sepse nuk ishte fort moti se sa ishin radhët në kufirin me Serbinë dhe si detyroheshin qytetarët e Kosovës ta pajisen me : probne tablice “ ose tabela provuese për të hyrë në Serbi duke paguar shuma të mëdha parash. Nuk kishte fare reagim të bashkësisë ndërkombëtare përveç krrokatjes së shpenkeqes endacake të Brukselit e cila , në mungesë të guximit të përballej me Serbinë i pati ra në qafë Rrahë Pacollit duke e akuzuar për mosdije, mosnjohje dhe keqinterpretim të marrëveshjes për policat e sigurimit . Kot thirrte Rraha për reciprocitet ( që është rregull për çdo shtet normal ) kur shpendkecja endacake e Brukselit, duke e shfrytëzuar rastin e epërsisë prej 20% të inteligjencës përballë Rrahës , bënte hajgare me Rrahën.
Rasti edhe më eklatant ishte angazhimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESC-o ndonëse me marrëveshje shprehimisht kërkohej nga palët që të mos e pengojnë njëra- tjetrën në proceset integruese . Ndërkombëtarët po e luajnë rolin e makushit; Kosovës po i kërcënohen me anulim të MSA –së për moszbatim të marrëveshjeve ndërsa Serbisë po i caktojnë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim dhe po ia zbusin kriteret për pranim ndonëse Serbia në mënyrë histerike po lobon kundër pranimit të Kosovës në UNESC-o. Tovarish Zhbogar, a janë marrëveshjet e nënshkruara detyrim i palëve nënshkruese të cilat duhet t’i zbatojnë në mënyrë reciproke apo Kosovën po e përdorni si mjet transporti për rrugëtimin e Serbisë drejt Brukselit dhe BE-së ?! Dhe pse ndryshe po silleni me Serbinë ndaj së cilës po tregoni mirëkuptim jonormal ndërsa ndaj Kosovës të vetmin argument e keni kërcënimin me dhunë apo shantazh ! Pse u dashka që për hatër tuajin, të ndërkombëtarëve dhe të Serbisë ta pranojmë marrëveshjen që e gjymton territorin e Kosovës përmes demarkacionit apo krijimimin e një federate asimetrike në Kosovë me Bashkësinë e Komunave serbe . Vet emërtimi i kësaj bashkësie është shovinist dhe racist, në Kosovën multietnike. Në fund të fundit, a nuk jeni ju sllovenët ( edhe ju jeni slloven ) që e penguat rrugën e integrimit të Kroacisë në BE për shkak të kontekstit territorial apo për më pak se 100 metra vijë bregdetare midis Sllovenisë dhe Kroacisë dhe vetëm pas një marrëveshjeje u pajtuat të mos votoni kundër integrimit të Kroacisë në BE. E di se për territorin e Kosovës nuk ua ndien fare dhe keni plotësisht të drejtë sepse , kur nuk ua ndienë as tanëve që duhet ta mbrojnë këtë territor pse do të duhej t’ua ndiente juve kur në Kosovë jeni me vizë transit sa zgjatë edhe mandati juaj ! Për fund , pse ju pengon që të kërkohet interpretim nga Komisioni i Venedikut për marrëveshjet e kontestuara që lehtësisht mund të shkaktojnë destabilizim , jo sot sa në të ardhmën! Çka ju pengon juve , si person shumë romantik që jeni të dërgohen këto marrëveshje në qytetin e Manxonit, të lundroni përmes Canalis Grande dhe të kaloni nën Ponti dei Sospiri (Ura e Psherëtimave)! Keni mëshirë dhe dëgjoni edhe psherëtimat tona ! Jo vetëm rrenat e Beogradit para të cilave bëni amen!
Otac Irinej , Otac Sava , ISIS el Bagdati dhe dorëziu “crna ruka“ Daçiqi
Ivica Daçiqi ka pasur për synim të bëhet kalif i kalifatit të Serbisë – Velika Srbija që nga koha e Millosheviqit . Sikur që është sot El Bagdati kalif i kalifatit ISIS. Armët e kalifit serb Daçiq të përgjakura me gjakun slloven, kroat , boshnjak dhe shqiptarë dështuan sikur që do të dështojnë armët e përgjakura me gjakun arab të kalifit të ISIS , el Bagdati . Pikërisht , kalifi i kalifatit Velika Srbija , Ivica Daçiq , e kundërshtoi pranimin e Kosovës në UNESC-o me faktin se nëse Kosova pranohet në UNESC-o është sikur që edhe ISIS të bëhet anëtar i UNESC-os. Çfarë idiotësie dhe racizmi nga një shovinist nga organizata Crna Ruka i konvertuar në anëtar dhe kryetar të SPS-it ( trashigimtar politik i Sllobës ) dhe paradoksalisht nënshkrues i marrëveshjeve për “ normalizimin e marëdhënieve me Kosovën“ me lehtësue bareshën Ashton dhe Mogherini ! Kisha ortodokse serbe si sponsorisues shpirtëror i hegjemonizmit dhe shovinizmit serbomadh përbëhet nga dy krahë që e bëjnë sot politikën në Serbi dhe në ato troje serbe ku jeton edhe një serb i vetëm ; krahu moral apo jo i dhunshëm dhe krahu politik ekstremist apo i dhunshëm që i bashkërendojnë veprimet. Krahu moral e që shitet si jo i dhunshëm në Kosovë është otac Sava Janjiç , pronar i grixhës dhe Manastirit të Deçanit i cili nuk ka lënë gurë pa lëvizur për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESC-o me metodat e paramilitarizmit sensibilizues . Krahu politik apo i dhunshëm i Kishës Ortodokse Serbe udhëhiqet nga Arkani i kish[s ortodokse serber , Otac Irinej i cili deklaroi se Kosova duhet të mbrohet dhe të rikthehet edhe me përdorimin e forcës sepse Sebia pa Kosovën qenka si trupi pa kokë dhe pa shpirtin e saj, pa kujtesë, pa histori dhe pa ardhmëri! Askush në Serbi nuk u distancua nga ky çetnik fetar përveç një zëri të një kleriku që u harrua si të ishte një pikë shiu në shkretirën e Saharasë ! Nuk pati distancime as nga politikanët e Serbisë që nënshkruajnë marrëveshje për normalizim të marëdhënieve me Kosovën e sa nga Naim Tërnava, Dodë Gjergji , Don Lushi e prijësit e tjerë fetarë që bënin selfie me otac Savën për të demonstruar “ tolerancën fetare në Kosovë “. Çuditërisht , as politikanët vigjilentë e patriotë të Kosovës , shqiptarë , kosovarë dhe pakica të tjera nuk reaguan fare. Vepruan me maturi që të mos e provokojnë situatën sikur Agim Bahtiri që e fshiu nga faqja e dheut sheshin e UÇK-së në Suhadoll dhe që do ta fshijë nga faqja e dheut sheshin Adem Jashari në Lagjen e Boshnjakëve vetëm për të krijuar hapësirë mirëbesimi me serbët që të mos hidhërohen ata. Rakiqi u tregua ma koqemadh se Bahtiri sepse “ Parkun e Paqes “ e që në fakt ishte arenë e krimit e konservoi duke e rethuar me paratë e Buxhetit të Kosovës dhe fondet e BE-së! Otac Irinej , pogllavicë i kishës ortodokse serbe është dashur të shpallej persona non grata në Kosovë sepse po thërret për dhunë dhe po angazhohet për metoda të dhunshme . Por mos u befasoni kur nesër t’i shihni të çaraveshur , të përqafuar dhe duke iu hedhur në krah njëri – tjetrit , Naimin, Otac Irinej me të birin shpirtëror , paramilitarin otac Sava dhe dy Gjergjët e kishës katolike të Kosovës.
Dhe, se fundi, e kemi rastin kur një serb u lirua nga akuza për vrasjen e policit të Kosovës Enver Zymberi , në mungesë të fakteve kurse u dënua dhe po mbahet në burg Sami Lushtaku për vrasjen e një personi pa emër dhe pa mbiemër ( pa identitet ) dhe se kufoma e të cilit nuk është gjetur kurrë . Vrasja e policit Enver Zymberi ishte vrasje faktike ndërsa vrasja e njeriut pa identitet nga Sami Lushtaku ishte vrasje hipotetike për çka u shqiptua një dënim kapital. Shembull tipik se si zbatohen standardet e dyfishta në fushën e ndarjes së drejtësisë, nga drejtësia ndërkombëtare. Ec e pastaj beso në këtë drejtësi!