ISMAIL GASHI – SLLOVIA: VEPRIMTARIA ATDHETARE E ISA DEMAJT

Lypjan, 16. 12. 2015: – Në 70 vjetorin e lindje e 30 vjetorin e vdekjes së Isa Demajt – (Porosia e Isës, dashuria e Isës, idealet e Isës do të bëhen realitet. Adem Demaçi) . Isa Demaj u lind më 1946 në Shkrel të Rugovës, nga e ëma Zoja dhe i ati Tahiri i Bajrimerajve të fisit Kelmend. Familja kishte rrjedh të traditës së lavdishme atdhetarie, që nga Avdi e Isuf Smajli, Hajdar Feku, Adem Isufi e Rexhë Avdisë, të cilëve ju këndohej brez pas brezi nga lahutarët deri te Ramë Abazi. Isa, djali i dytë, nga dhjetë fëmijët e Tahirit e Zojës, U rrit në mjedis të shëndosh të Kosovës, në Rugovën e lavdishme e të pasur me male e gryka, lugina e kroje të freskëta e me Livadhe e kullosa të begatshme. Isa rriten e femijërisë e djalerinë e shendosh e kaloi në këtë pjesë të bukur Kosove, në rrjedhën e melosit artistik të Eposit të Kreshnikëve, karakteristë e dalluar për karakterin heroik-legjendar dhe fuqinë e formësimit shpirtëror heroike.
Epika historike legjendare shqipe, me gjitha vecoritë e saja dalluese, edhe sot këndohet e dëgjohet në trevën e Rugovës. Isa u lind e u rrite në vendin ku lindin trimat, e nga njihet urrëtia shqiptare, ku lindi e jetoi, por ku edhe sot dëgjohet lahuta e lahutarët. Isa u lind aty ku, në vazhdimësi është dëshmuar trimëria e guximi i burrave me përcaktim të thellë kombëtar, me zhvillim fizik të fuqishëm e pamje të bukur fizike, Pamja fizike është simetrike me ndërtimin e personalitetit të Isa Demajt, ato përputheshin me tiparet e karakterit. Këto karakteristika dalluese, mundësonin leximin e kuptimit të përmbajtjes shpirtërore atdhetare. Kushtet materiale e shpirtërore të natyrës, nga dolën njerëz të mendjes së hollë e mendim të thellë të urrëtisë shqiptare, në Shkrelin e Rugovës, ku Isa rritej me dashuri e krenari djaloshare. Në vendin e traditës, jo vetëm nga begatia natyrore, por e pasur edhe nga tradita e lavdishme e frymës kombëtare. Formësimi atdhetar i tij, nisi nga edukimi i rrethit familjar, nga prindërit e lavdia e para ardhësve të kësaj familjeje të madhe shqiptare, që bartnin ndër gjenerata një thesar të pasur të vlerave tradicionale kombëtare. Themelet e ndërtimit të moralit të shëndosh tradicional shqiptar, të cilin Isa në vazhdim do ta ndërtojë e begatojë personalitetin e tij atdhetar në rrugëtim gjatë shkollimit e veprimtarisë jetësor. Mësimet e para, shkollën e ulët fillore, e kreu në vendlindje. Kurse ciklin e lartë të fillores i vazhdoi në Haxhaj, duke udhëtuar bjeshkëve e rrugëve të vështira nga disa kilometra në ditë. Kjo ishte shkalla e parë e përgatitjes për vazhdimin e mësimeve në Gjimnazin e Pejës, në drejtimin pedagogjik. Aty, në shkollimin e mesëm, Isa Demaj zgjeroi njohuritë e rrethin e shokëve. Këtu ishte bashkënxënës me Zymer Nezirin dhe kishte kontakte frymëzimi me Nezir Gashin, e atdhetarë të tjerë nga Peja me rrethinë. Më e rëndësishmja për formimin dhe forcimin e Tij intelektual, në këtë hapësirë njohëse, ishte kontakti me literature e traditës së lavdishme e historike shqiptare. Këto mote, për herë të parë, Isa Demaj kontaktoi me Fishtën, lexoi e mësoi “Lahutën e Malësisë”, vargjet e të cilës i kishte dëgjuar nga këngëtarët e lahutarët rugovasë. Isa gjatë shkollimit të mesëm krijoi nivele, hapësira e mundësi të shtrirjes dhe thellimit bashkëveprues me miqtë bashkëmendimtarë nga mjediset e ndryshme të Dukagjinit e më gjerë. Për veprimet politike, për liri kombëtare, e në veçanti për ndërprerjen e padrejtësisë historike ndaj Kosovës e viseve tjera etnike shqiptare, të cilat në ato kohëra të serta e të padrejta, që nga 1913 e deri në ditët tona, padrejtësisht ishin aneksuar nga komunizmi sllav.

Isa Demaj (1946 – 1985)

Djali e burri i dalluar nga Rugova, Isa Demaj. Që nga vitet e shkollimit të mesëm, u angazhua në senzibilizimin e çështjes kombëtare. Ai kudo që ishte me guxim e pa asnjë hamendje, shprehte mendimet e qëndrimet e veta për çështjen kombëtare, duke folur e diskutuar, madje edhe kryer aksione konkrete, si shkimi i parullave kundër okupuesit serb në kërkim të lirisë e bashkimit kombëtar. Kështu, më 1963, në një mbrëmje, bashk me Isa Bicaj, në dy anët e hyrjes së gjimnazit në Pejë, shkruan parullat “Rroftë Shqipëria!”, “Rroftë Enver Hoxha!”. Dhe si rrejdhojë e kësaj, të nesërmen gjithë personeli arsimor dhe nxënësit e gjimnazit të Pejës, u vuan në mbikëqyerje nga organet e shërbimit shtetëror, për të kapur shkruesit e këtyre parullave. Megjithate, ata, asnjëherë nuk u zbualan, sepse nxënësit dhe autorët e parullave ruajtën sekretin. Ai, djalë trimi, kuptoj që në rini se, Kosovën e shqiptarët në ish-Jugosllavi, janë popull e troje dy herë të robëruara. Në të parë, nga sllavët gllabërues, për çka kërkohej angazhim e sakrificë e madhe për dalje nga ky robërim. Dhe robërimi të dytë, ishte ideologjia e sistemit komunist, të cilin shqiptarët pas lirimit të parë nga okupuesi sllav, që ishte domosdo urgjente, lehtë mund ta ndërronin me një ideologji apo do të zgjidhnin një sistem më të përshtatshëm qeveritar për të cilin shqiptarët në mënyrë demokratike, do të deklaroheshin me votën e tyre të lirë e demokratike për sistemin e dëshiruar shoqëror, por dhe shprehjen e mendimit të lirë për shtetin me të cilin ata duan të jetojnë. Ideologjia komuniste sllave, me ashpërsi e dhunë mesjetare, shqiptarëve ju injoronte e nëpërkëmbëte, jo vetëm atdheun, por edhe identitetin kombëtar me gjitha vlerat shpirtërore e materiale të së kaluarës së lavdishme pozitive. Ju mohonte besimet fetare, e mbi të gjitha ju mohonte qenien fizike në këto hapësira, dhe veçoritë dalluese të identitetin kombëtar, gjuhën, vlerat shpirtërore artistike dhe simbolet kombëtare. Sunduesi serb nga shqiptarët mundohej të krijojë qenie “proletare” të çëveshur nga kompleksi i kënaqësive materiale, dhe begative pozitive të vlerave shpirtërore, nga tradita e lavdishme pozitive kombëtare e historike. Kështu, Isa në parimin e drejtë u përgatit me njohjen e veprimeve të ilegales shqiptare, që nga para lufta, gjatë luftës dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Andaj, më 1964, kur ai kishte 18 vjet, pas një takimi të rastit në tren me Azem Beqiri, me të cilin pa një vështirësi, u njoh e u morën vesh shpejt. Që këtu e tehu, praktikisht Isa u bë veprimtari më i ri “Levizjës Revulucionare për Bashkimin Kombëtar” në themelimin e së cilës mori pjesë dhe ishte anëtari me i ri në ilegalen e Bacë Adem Demaçit. Burgosja e tij dhe grupit të 1964, Isën e brengosi shumë, jo vetëm për dhembje. Por, për gatishmëri e sakrificë, pse edhe ai nuk u gjet prapa grilave, ashtu siç i kishte premtuar Azem Beqirit. Megjithatë, ai kontakt i mrekullueshëm me Azemin dhe lidhja e shpejt me Adem Demaçin, Isën e fusin në binarët e rregullt të veprimtarisë kombëtare, të cilën Isa gjatë shkollimit e veprimit e zgjeroi në formë e përmbajtje, dhe për asnjë çast, përkundër kërcënimit e rrezikimit, këtë veprimtari nuk e ndali. Gjatë studimeve në Shkollën e Lartë në Prizren, kontakton shpesh me Hasan Remën, dhe me shumë shokë patriotë nga gjithë mjediset shqiptare, Meriman Brahen e Simon Kuzhninin nga Prizreni, Haxhi Malokun nga Mitrovica, Haxhi Bajraktarin nga Theranda, Isa Morinën nga Dardana, Fadil Sylejmanin nga Tetova, Rafet Ramën nga Rahoveci e shumë studentë e atdhetarë të tjerë. Më 27 nëntor 1967 Isa me shokë student në Prizren, feston Ditën e Flamurit kombëtar, Po asaj nate, diktohet e arrestohet nga organet sigurimit shtetëror dhe dënohet me burg kundëvajtës. Përkundër torturës e dhunës fizike e psikike, Isa del nga burgu edhe më i fort e më i guximshëm për veprime të mëtejshme. Padrejtësinë historike, kombëtare e njerëzore, rirobërimin e shqiptarëve të Kosovës e trojeve tjera etnike nga Komunizmi Jugosllav. Isa Demaj si edhe shumë të tjerë nga rinia studentore e populli shqiptar, e kishte kuptuar ndryshe nga shtresa politike të popullatës brenda shqipëtare. Më 6 tetor 1968, në Prizrenin historik, Isa Demaj bashkë me Grupi e Studentëve të Prizrenit, që në vazhdim do të merr koordinimin e organizimin të demonstratave për Rrafshin e Dukagjinit, Meriman Braha, Zymer Neziri, Simon Kuzhnini e të tjerë, të motivuar nga Hasan Rema e të ndihmuar edhe nga Lemane Braha-Dobruna, Rafet Rama, Haxhi Maloku, Shpresa Elshani, Haxhi Bajraktari e të tjerë, të cilëve iu bashkuan shumë qytetarë prizrenas, me flamur kombëtar, dolën në demonstrata. Kështu filloi ndezja falakadanit me kërkesa afirmative e politike. Grupi i Studentëve të Prizrenit. Për herë të parë, thyen “rehatinë” shumëvjeçar të sundimit komunist, me parulla për të drejtat shqiptare, Liri, siguri e të drejtë në jetë të popullit shqiptar, që edhe ai, të gëzojë të gjithë të drejtat si edhe popujt të tjerë. Të flas lirshëm në gjuhën e vet shqipe, të përdorë lirshëm simbolet e veta kombëtare, te shkollohet shqip nga fillorja e deri në mësimet universitare, dhe në administratë e shërbime shtetërore, të flas e të shkruajë shqip, Të përdorë në festa shtetërore e kombëtare flamurin kombëtar. Kosova të merr status shtetësie në shkallë Kushtetute. Që edhe në Kosovë të formohet universiteti. Mbi të gjitha, u kërkua e drejta për Republikë të Kosovës, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje, Këto kërkesa në vazhdimësi, do të thuhet e dëgjohen në gjitha demonstratat, që do të organizohen atë vit në Kosove e troje tjera etnike, të okupuara edhe pas Luftës së Dytë Botërore nga ish-Jugosllavia. Nga këtu Haxhi Bajraktari, në marrëveshje me organizatorët e demonstratave të Prizrenit, dy ditë më vonë në Suharekë, organizoi demonstratë dhe nga Kryeqyteti i shqiptarizmës, Prizreni. Dy javë më vonë, më 19 tetor 1968. Studentët atdhetarë dukagjinas, në koordinim të Isa Demajt e në përgjegjësi të Zymer Neziri e Xhemail Gashi, me studentët Ramadan Blakaj, Sadri Kelmendi, Miftar Tishuku, dhe nxënësit e Normales, Demë Mulliqi, Sylë Kuqi dhe ndihmën e Tafë Shalës, Ramadan Shala, Afrim Logjës e Pashk Laiqi, me flamur kombëtar, u nisen nga shkolla Normale drejt qendrës së qytetit, të cilët arritën të marrin pas vete mija të rinj e qytetarë pejan. Në shkallë të lartë të disiplinës e organizimit shembullor, që hutoi pushtetarët, ata në qendër të qytetit në Pejë, shpalosen flamurin shqiptar dhe lexuan kërkesat për të drejtat shqiptare. Kjo valë përfshiu edhe Gjakovën dhe u kurorëzua, më 27 nëntor 1968, me Demonstratat masive të rinisë studentore, klasës intelektuale e shtresës punëtore në Prishtinë e qendra tjera, Podujevë, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj, Me pjesëmarrjen masive të gjitha shtresave, niveleve e mjedise shqiptare të Kosovës. Më vonë vala e kërkesave shqiptare përfshiu edhe trevat tjera etnike shqiptare, Tetovën më 22 e 23 dhjetor 1968 dhe Ulqinin me 11 qershor 1969, Praktikisht, në demonstrate u përfshinë, gjitha trojet etnike shqiptare të okupuara nga jugosllavët komunist. Isa, në Demonstratat e Prishtinës, i përgatitur nga leksionet dhe i frymëzuar nga i madhi profesor Ismail Dumoshi, në bashkëveprim me organizatorët e Demonastratave, Selatin Novosella, Osman Dumoshi, Agrim Loxha, Adil Pireva e të tjerë, mori pjesë aktive dhe printe në ballë të Demonstratave të Prishtinës dhe kërkesat zëshme shqiptare, Kushtetutë ja me hatër, ja me luftë. Universitet, Flamur Kombëtar, Vetëvendosje deri në Shkëputje dhe Kosova Republikë. Ashpërsia e dhunës së tepruar nga pushteti komunist, ndaj kërkesave të arsyeshme te demonstruesve, u shndërrua në konflikt. Policia shtetërore përdori forcën, gasin lotsjellës, rrahjen, arrestimin dhe plumbat. Në këto Demonstrata, në Prishtinë u vra nxënësi i shkollës Teknike Murat Mehmeti dhe u plagosen shumë të tjerë. Mes tyre u plagos edhe Isa Demaj, i cili me ndihmën e Qeram Telqiut, u strehua dhe u shërua në fshehtësi në Obiliq.
Pas Demonstrative të 1968, në të cilat Isa ishte, jo vetëm pjesëmarrës praktik, por edhe organizator aktiv dhe i vendosur guximshëm përball pushtuesit shekullor sllav. Deri sa barbaria e dhunës serbe, gjatë gjithë kohërave, edhe në epokën e historisë së ditëve tona, trojet shqiptare i shikonte me lakmi gllabërimi, ndërsa shqiptaret me urrejtje në shkallë apart-hejdi e gjenocidi. Por, kjo pjesë e tërësisë etnike, kurrë nuk qëndroi në pozitat e nënshtrimit të mjeruar, që të priste ato thirrje ndjellakeqe për nënshtrim. Në atë kohë kur mendonim e vepronim, si nga legjendat e fantazmave, dilnin mrekullitë e ringjalljes shpirtërore me frymë kombëtare. Forcat shpirtërore të moralit kombëtar nisnin rrugëtimin e daljes para dhunës së shkelësit që ti sfidonin vdekjes. Andaj, populli me shpirtin e vet moral e krijues nuk thërret rastësisht ketë fanitje, deri te Adem Jashari, që përkujton lavdinë e veprimtarëve atdhetarë për shkoqitje nga okupuesi barbar, lavdia që përmban krenarinë historike, kombëtare e njerëzore. Në këtë përpjekje, Isa Demaj është hallka e rrugëtimit drejt lirisë. Pas demonstrative Isa Demaj u bë motiv që organet shtetërore, mu për këtë, politika zyrtare Letrën e Titos, në Kosovë e zbatoi ndryshe nga mjediset e njësive tjera federale. Këtu u vërsul mbi kuadrot dikur student dhe organizatorë të ngjarjeve të mëdha të 1968, të cilat, sikur më 1968, i kishin shpëtuar ndëshkimit. Andaj, edhe Isa, si edhe shumë atdhetarë të tjerë, disa herë e larguan nga puna, deri sa në vitin 1979 e arrestuan dhe u dënua me 4 vjet burg të rënd. Isa Demaj me 1972/73 pasi erdhi ne zëvendësim të Zymer Nezirit në Qendrën e Mesme Shkollore Teknike në Prishtine, ku puna e bashkëpunimi i tij veçohej, si te nxënësit, ashtu edhe mes kolegëve mësimdhënës. Politika zyrtare pas mori udhëzime nga Letra e Titos, si edhe në shumë mjedise shkollore dhe në Universitet, mësyu edhe në Qendrën e Mesme Shkollore Teknike, që të bëjë “pastrime politike”. Me procedurë më të lehtë diktati, dhe për të dhënë shembull paralajmërimi, meqë ishte nëpunës administrate. Pa asnjë procedurë paraprake, largoi nga puna veprimtarin e madh të çështje kombëtare Metush Krasniqin. Hap që shërbeu për të sulmuar fuqishëm, që me votën e kolegeve, ta largojë nga procesi mësimore edhe Isa Demajn. Pas disa tentimeve, politikanët Komiteti Komunal nuk arriti ti dalin në krye, që Isa Demaj ta largojnë nga ky kolektive. Andaj, zgjodhën rrugën e paligjëshme, që me vendim e qëndrim partiak të Komitetit Komunal ta largojnë nga ky mjedis shkollor. Nxënësit e paralelës “Makarenko”, ku Isa ishte kujdestar klase, paralele e cila nga kolektivi mësimdhënës dhe nxënësit tjerë quhej “Klasa Makarenko”, kur morën vesh se profesor Isai paligjshëm është larguar nga procesi mësimor, madje edhe pa pëlqimin e pa votën e kolegëve mësimdhënës e drejtorisë së shkollës. Organizuan kundërshtim demonstrativ, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, sa Komiteti Komunal dhe politika shtetërore e Prishtinës, mbeti në pozitë të pazgjidhshme për ta qetësuar, ma me pak pasoja gjendjen e krijuar. Vet organet politike u detyruan, që për disa ditë ta mbyllin Qendrën Shkollore Teknike.
Pas shërbimit ushtarak, personaliteti kompleks e atedhetari i pakontestueshëm, me 15 janar 1975, erdhi profesor ne Gjimnazin e Lypjant, Isa Demaj erdhi në mjedis të panjohur, por erdhi aty ku e kërkonte arsyeja dhe ku ishte i kërkuar të vijë. Erdhi në mjedis që e njihte fort pak, por ku do të pranohet fort mirë si nga kolektivi arsimor, nxënësit, rinia studentore e këtij mjedisi dhe qytetarët. Kjo hapësirë shkollore, ky mjedis me popullatë shqiptare kishte nevoje dhe priste një shkëndijë a strall atdhetarie. Kolektivi i shkollës, ashtu edhe gjithë mjedisi lypjanas, kishte parapërgatitje për ardhjen e Tij. E mirëpriti këndshëm, Këtu Isa u be shpjetë i njohur dhe i pranueshëm. Lirshëm mund të thuhet se, Isa këtu erdhi me një përvojë e planprogram të përgatitur për veprim atdhetarie, Me plot gojë mund të thuhet, se ai këtë program të begatshëm atdhetaria, si një rexhizor shembullor e vuri në skenë dhe e realizoi me precizitet shembullor. Isa erdhi në kohën kur aty kërkohej vetëm një strall që të ndez flake. Isa në këtë mjedis te ri, erdhi me përgatitje të një veprimtari atdhetar me përvojë të veprimit praktik të begatshëm, Erdhi si një meteor që orienton e drejton një masë të përgatitur për veprim, Erdhi si një flakadan për lëvizjen ideore e kombëtare. Përkundër ndjekjeve, largimit nga hijet përcjellëse të pushtetit, ai këtu përmbushi një hapësirë të re. Isa në Lypjan u prit nga një masë, bërthamë veprimtarësh athdetarë e përgatitur me orientim të shëndosh kombëtar. Praktikisht në Lypjan ishte një orkestër e përgatitur që nga 1974 dhe e shtrirë në cdo mjedis te kesaj hapësire shqiptare, që kërkonte dirigjent. Isa në Lypjan e rrethinë, duke filluar nga nxënësit, koleget mësimdhënës, rinia intelektuale e studentore, si dhe pjesa e prindërve, gjeti hapësirë, të vejë në skenë planin e veprimit në gjitha këto nivele e mjedise. Isa në Lypjan e rrethinë, zgjeroi veprimin arsimor të një arsimtari misionar e atdhetar, U bë udhërrëfyes, drejtues shpirtëror i të rinjve, cytës i një lëvizjeje të vrullshme të masës kombëtarisht korrekte dhe e gatshme për sakrificë, e cila këtë profesor me energji e kreativitet arsimor e pranoi dhe e peshoi drejt. Për qindra, po edhe mija nxënës, rini studentore e qytetarë, Isa u bë shpejt i njohur, i afërt dhe zgjoi kureshtjen e masës, e cila ishte vënë në lëvizje e përkrahje te këtij profesori patriot. Për profesor Isa Denaj gjitha nivelet e moshat shqiptare u bën mburojë që mbronin ate nga ndjekja e organeve të sigurimit shtetëror,Isën e mbanin nëpër shtëpitë e tyre, e nuk e tregonin kur e përcillte rreziku që ta zinin. Shkur e shqip, ky mjedis kosovar, me Isen mori vulën e vazhdimësisë së aspiratave të ligjshme kombëtare të 1968, e në vazhdimësi të punës arsimore me nxënës e rini studentore lypjanase bën përgatitjen dhe paraprijnë Demonstratat e Pranverës së Madhe të 1981. Thjeshtë për krahun e Lypjanit, Isa ishte fati ynë, ishte ama punëtore që na hapi rrugën e veprimit konkret të lëvizjes atdhetare. Kur profesor Isa fliste para nxënësve, kolegëve të punës, njerëzve në ndeja odash që ishin të shpeshta, sytë i flakëronin, fytyra i kthjellej nga dëshira entuziaste të thotë sa më shumë. Ai kishte artileri argumentesh, kur shtronte të kaluarën historike shqiptare. Vitalitetin, traditën e lavdishme pozitive, lashtësinë kombëtare, begatinë gjuhësore, letrare e shpirtërore të popullit shqiptarë. Në anën tjetër gjente grumbull dëshmish, për anët negative të sistemit jugosllav e dogmës sllave, e cila punonte vazhdimisht të na zhvishte nga ndjenja kombëtare, fetare e njerëzor. Mu për këtë, thoshte Isa. Ne shqiptarëve na ndjek më shumë, na urren e nuk na ka besën hiç, sepse e di që nuk jemi qenie e tij. Në aspektin e veprimit politik, krijoi bërdhamë të fortë për veprim atdhetar. Nxënësit i bëri të afërt, shokë mendimi e veprimi. Ata i futi në binarë të punës e mësimit dhe i drejtoi në jetë. Nga mësimdhënësit krijoi skuadër punë për edukim kombëtar. Bashkë me disa kolegë mësimdhënës, krijoi ekip të vullnetshme e te guximshme pune, jashtë kornizave ideologjike të programeve të shabllonizuara mësimore. Bashkë me mësimdhënës tjerë, Isa fliste kudo për vlerat krijuese të personaliteteve të anatemuara. Shërbehej me vlerat e rilindësve dhe ato nga tradita. Potenconte mendimet e Fishtës, Konicës, Koliqit dhe begatinë kombëtare të vlerave tjera krijuese. Vazhdimisht e me kënaqësi fliste për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, shpjegonte spastrimet e shqiptarëve nga trojet etnike, Nishi, Toplica e Kosanica, Fliste për Kongresin e Berlinit, gjysmimin e trojeve shqiptare, Vendimet e Konferencës së Bujanit dhe kërkesat e shqiptare për bashkim kombtar. Për Masakrn e Tivarit, Trogirit e rezistencën shqiptare, deri në gjendjen ushtarake të 1945. Isa me bashkëmendimtarë në trevën e Lypjanit vepronte vazhdimisht të bind popullin, se është i robëruar dhe se duhet gjejë forma e mënyra të filloi rrugën për liri. Isa nuk bënte asnjë veprim, pa e futur atë në analizë të thellë vet dhe me shokë, duke vështruar me vigjilencë, por dhe vlerësonte për mundësinë e arritjes së efekteve. Tipar i veçantë i këtij atdhetari ishte respekti ndaj atdhetarëve të dëshmuar. Me respekt fliste për Bacë Adem Demaçin. Metush Krsniqin, kishte konsideratë për shokët Fadil Sylejmanin, Sadri Fetiun, Zymer Nezirin, Meriman Brahen. Kishte moral respektiv r e Kosnsideratë korrekte për djemtë lipjanas, Avdi Kelmendin, studentet Sherif e Abdurrahman Konjufcën, si dhe nxënësit Islam Miftarin e Muhamet Ademajn e shumë të tjerë. Ndaj miqve Isa kishte respekt e ndaj kundërshtarëve kishte grushtin e hurin. Trim e burrë u dëshmua kudo e kurdo , si më 1968 në Prizren, në Pejë e në Prishtinë, si në dhjetor 1979 e maj 1980, kur bashkë me atdhetarët Shefqet Jashari, Ramandan Pllana, Avdi Kelmendi e të tjerë padrejtësisht u dënuan për veprimtari patriotike dhe paralajmëruan ngjarjet mëdha të 1981.
Për ndërrim vendi të punës e veprimit në shtator të 1978 Isa u transferua ne Shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” n’ Prishtinë. Në këtë kolegtiv shkollor Isa kishte edhe Shokët e mëhershëm të veprimit, si Ramiz Shehun e të tjerë. Por, arsyeja e ndërrimit të vendit të punës ishte hutimi apo largimi nga objektivi i mbikëqyerjes së organeve përcjelljes të sigurimit të shtetit. Isa Demaj, veprimtar i patrembur për liri, që nuk mund ta thyenin as ndjekjet e përndjekjet, as burgjet e errata, as torturat mizore që iu bënë gjatë hetimeve e vuajtjeve të dënimit në burgjet serbe, gjithmonë ishte Ai dhe mbeti shembull atdhetarie si duhet të jetë veprimtari atdhetar i kësaj toke të përvuajtur shqiptare. Andaj, siç thot Baca Adem. Jeta nganjëherë luan me ne, e vdekjet vijnë si nuk e meritojmë. Kështu, Isa Demaj më 27 gusht 1985 nga pasojat e torturat e vrazhta fizike e piskike nga hetuesia e UDB-së, e vuajtjeve në kazamatet serbe, befasisht vdiç në një fatkeqësi komunikacioni. Kjo ishte një paderjtësi e natyrës, paderjtësi për këtë profesor shembullor, burrë të madh e atdhetar të përbetuar. Ai së paku kështu nuk e ka dëshiruar e as merituar vdekjen. Nese duhej të vdiste, logjikshëm do të ishte një vdekje heroike, siç vdesin burrat e trimat e mëdhj. Por e drejta e natyrshme, do të ishte Isa të jetonte jetën e vet, sepse i duhej jo vetëm familjes e shokëve, por i duhej këtij popullit, kësaj kohe e kësaj toke. Ai meritonte te përjetojë kënaqësinë e motit të madh, Luftën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe momentin e madh historik te shqiptarëve, Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Për kontributin e dhënë për pavarësi të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, më 27 gusht 2010, në 25 vjetorin e vdekjes, Isa Demaj e dekoroi me Mirënjohje, Ndersa me 28 Nenetor 2015, ne 70 vjetorin e lindjes dhe 30 vjetorin e vdekjes. Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani, Dekoroi Isa Demajn per kontribut te vecante ne veprimtari atdhetare dhe sakrifice per climimin e Kosoves. Isa Demaj si edhe shume atdhetarë tjerë e ka merituar Uraten e madhe te popullit e krenarinë kombëtare.
Isa Demaj edhe pse jetoi jo më shumë se një gjysmëjete të natyrshme, vetëm 39 vjet, mbi gjysmën e kësaj gjysmëjete e kaloi në veprimtari atdhetare e arsimore. Kontriboi në edukimin e rinisë shkollore në shumë mjedise të Kosovës, për të cilët atëherë e sot mbeti përfaqësues i denjë i brezit të arsimtarëve e patriotëve tanë, që ka marr vend nderi në historinë e lirisë së Kosovës, e në veçanti në histori të arsimit dhe shkollës shqipe. Personaliteti i tij prej arsimtari atdhetar, kontributi dhe veprimtaria e tij patriotike, do të mbetët shembull frymëzimi i patriotit ideal, që nderohet nga brezat e tashëm, dhe ato që vijnë pas nesh.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura