Pashtriku.org, 23. 09. 2016: Vula e Laurentit, argjipeshkëv i Durrësit. Në avers paraqitet Shën Isauri, veçanërisht i nderuar nga durrësakët, ndërsa në revers emri Laurentio/us, (“Λα[υ]ρεντίο μ(ιτ)ροπολίτι Δοράχις”), i cili njihet si mitropolit i Durrësit në vitet (1032-1054). Laurenti nga selia mitropilitane e Durrësit kishte nënshkruar akte për Sinodin Patriarkal (1032-1039), si dhe Dekretin Papal, sipas të cilit shkishërohet (dëbohet) legati i Kostandinopojës, Patriarku Mihal Cerularius (1054)!