SULEJMAN MEHAZI: PËRPJESËTIMI I KOMBIT DHE VDEKJA E SHQIPONJËS!

Tetovë, 07. 10. 2016: O Shqiponja e popullit tim t’ju pyes diç, në cilën anë jeni dhe keni mbetur, në anën e politikanëve të pispillosur e të krekosur të cilët gjatë zgjedhjeve parlamentare e lokale për t’i marrë votat të përmendin ty për t’u lavdëruar e treguar patriotizëm, ata, ta këndojnë edhe himnin:” Rreth flamurit të përbashkuar…prej lufte veç largohet..ai që është tradhtar…e kështu me rrallë; për çudi sa më shumë që kundërshtojnë tradhtinë, aq më shumë u shtohet kjo gjëmë e pa shëruar; apo jeni, Shqiponjë, në anën e pakicës së popullit 20 % të Marrëveshjes së Ohrit?
Po ç’u bë me përpjesëtimin e të 80% përqindshit të humbur, pse luajnë me ty, prej një Shqiponje të ashpër e të fuqishme të kanë bërë lolokomb e gjuhë, në numëror themelor kushtetues 20%-she. Ç’kuptim politik e shtetëror d.m.th. kjo përqindje, Shqiponjë, mos e ka simbolikën e 20% të vlerës së jetës, fatit e riskut tonë, të drejtave juridike, punësimeve dhe lirisë sonë. Sa e gjymtuar ke mbetur, me më pak se çerek fryme, e paralizuar me levizjen tuaj 20%, si mund të jeshë e shëndoshë, kur 80%-shi i trupit tuaj është tharrë njësoj si druri në mes të malit. Sa e pafuqishme ke mbetur, mos vallë duhet ndihmuar e kujdesur, çdo kush ta do të keqen, ke mbetuar si plakat e paralizuara e të pa afta, të vetmuara, pa përkujdesjen e fëmijëve të tyre, duan sa më shpejtë të të humbin e të zhdukin nga faqja e dheut arbërore. Pse je kaq e pa fat, ke mbetur e shëmtuar, të urrejnë jo vetëm fqinjët e tu që të kanë copëtuar si, egërsirat viktimën në katër anët e trupit, por edhe këta udhëheqësit e tu politikë të kanë shpërndarë e të kanë përpjestuar në 20%-sha në Maqedoni; në 30 %-sha në Shqipëri, Kosovë, Çamëri; në 10%-sha në Preshevë, Bujanovcë, Medvegjë, Ulqin, Bar e Tuz. Ashtu siç braktisin fëmijët e këqinj nënënat plaka e të sëmura, të pafuqishme, të paralizuara 80-% nga sëmundjet të rënda cerebrale-trupore.

Mos jemi para vdekjes Shqiponjë?
Mos vallë na ke bërë popull me gjak, zemër, shpirt e gjuhë të prishur, të përpjesëtuar, të veçantë, të ndarë në shqiptarë + Kosovarë + Maqedonas + Çam, bashkë me gjuhën standarte, zyrtare e përpjesëtuar në 0% vdekjeprurëse.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura