Shkodër, 25. 02. 2017:
BUKURI
Myshqet kohën tregojnë
Edhe degët varur deri në tokë
Por vitet s’më ndalojnë
Trungun e pemës të përqafoj
Me ëndje stolis atë pemë
Kryqet ngadalë i numëroj
Rrezet e diellit si u prenë
E bukur, shtatlart pranë qëndroj
Në rrënjët e saj një pellg uji rri
Në mesin e verës shuan etjen asaj
Gjethet i shndërisin ar e flori
Shkëlqen, e adhuroj prandaj.
NATA
Ishte mesnatë po flija gjumë
Se kush me zgjoi nuk e di
Në pikë të territ vetëm unë
Pa dritë hëne dhe pa qiri.
S’dija ç’të bëja, kisha frikë
Diçka sikur me shtrëngonte
I lutesha shumë që të ikë
Nata shpejt të kalonte.
Vetëm qëndroja si hije e strukur
Papritur dëgjova një zë që më flet
Ҫ’po ndodh, mos vallë kam humbur?
Mos një ëndërr kjo të jetë?
Vështrova një çast nga dritarja ime
Ҫdo gjë hesht, pa lëvizur
Ҫ’është kjo natë me tmerrime
Si mbeta vetëm, të gjithë kanë ikur.
Zëri im mos po më tremb?
E unë mendoj se është dikush tjetër?
Të urrej o natë,si askend
Je shtrigë e zezë, je plakë e vjetër.
GUR I HESHTUR
Jam i rëndë si shpatë luftëtari
Aq i fortë s’më djeg as zjarri
Unë nuk bëhem shkrumb as hi
Por luftoj veç për liri.
Oh! sikur të të bie në zemër
Që ta mbroj unë vendin tim
Gur i heshtur e pa emër
S’jam flamur, as s’jam shkrim.
Të të vras, frymën ta marrë
Por në jetë unë se bej dot
Edhe vetë të të bej një varr
S’do ta derdh as një pik lot.
E tek vendi ku të vrava
S’do vë lule as lapidar
E nga mali ku unë shkava
Do të jem luftëtar.
Gur i heshtur, i paprekur
Të më shkelësh s’të lejoj
Këtë fjalë e lë nder shekuj
E me zemër të mallkoj.
SHQIPE
Në çdo vend ke ra, ke mbi’
Edhe në flamurin kuq e zi
Zure vend nder libra e poetë
Cep në cep ti vend ke gjetë.
Ngrihu o Shqipe, fluturo kryenaltë
Ti je e hekurt, ti je e artë
Nuk harrohesh sa të jetë jeta
Se ti çmohesh për ato kthetra.
Për ato krahë që mbulojnë Shqipninë
Të gjitha këto tregojnë trimninë
Syri yt ma i fortë se shkambi
Ai shikim të gjithë i shtangi.
Leshoja nji za pra ti Shqipnisë
Se në flamur të kena qendisë
Fluturo pra veç tu qeshë
Se ti linde kaq trimneshë.
Fluturo shqipe mbi këto male.
Se emrin tand Shqipnisë ja fale.
__________________
ANGJELINA GEGAJ: BARIU I PAFAT
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=5727
***
ANGJELINA GEGAJ: NËNË TEREZA
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=5781