ISUF SHERIFI: NJË SHËNIM DHE DY PROPOZIME, MBI NJË NGJARJE HISTORIKE

St.Gallen (Zvicër), 26 prill 2017: SHPALOSJA E PLLAKËS RRËFYESE NË FSHATIN KOLLARË TË KËRÇOVËS, si shenjë e çmuar historiografike, është një shikim i devotshëm prapa në histori, për të kujtuar dhe nderuar të gjithë ata pjesëmarrës, të gjithë ata konakpritës – organizatorë, që vunë bazat e një ecjeje të re, që në vete do të ngërthejë shumë sakrifica dhe të arritura, me vizione çlirimtare të Lëvizjes.
Konkluzionet e dalura nga ajo mbledhje, këtu e 24 vite më parë, flasin për zotllëkun dhe vizionet e qarta të Lëvizjes, që koha i vërtetoi si largpamëse dhe ogurmirë!
Kësaj pllake, më 24 Prill të vitit 2018, në 25 vjetor të Mbledhjes Konsultative të Lëvizjes (në Kollarë), duhet shtuar edhe emrat e pjesëmarrësve të mbledhjes, ashtu siç duhet shtuar edhe konkluzionet e dalura nga kjo mbledhje. Të dyja këto, duhet vendosur në një pllakë të madhe të përbashkët!
Mendoj, që, duke iu shtuar edhe emrat dhe konkluzionet, respekti dhe nderimi për pjesëmarrësit bëhet edhe më i plotë! Në këtë mënyrë, shkruhet dhe gdhendet në gur, një histori e vogël e sakrificave dhe punëve të mëdhaja të Lëvizjes.

Isuf Sherifi – Zvicër, 25 Prill 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura