Prishtinë, 14 tetor 2017: Sot në shekullin XXI përparimet në fushën e teknologjisë dhe industrisë, kanë bërë që të mos shikohet mbrapa se kush ishin themelet e këtij përparimi aç të hovshëm në këtë fushë. Ne dimë për shumë shkencëtarë që dëshmojnë se janë pronarë të shumë zbulimeve dhe shpikjeve të ndryshme, por të gjitha këto iu atribuohen perëndimorëve! Por a është kështu në të vërtetë!?
Të shohim cilët ishin shpikjet e Mesjetës dhe nga kush u bënë ato:
Kafeja
Një arab me emrin Halid po i ruante dhitë e tij në rajonin e Kaf-fas në Etiopinë Jugore, kur ai vërejti se kafshët e tij që ishin bërë më energjike pasi që kishin ngrënë disa lloj kokrrash. Më pas ai i ziu ato kokrra ku edhe e përgatiti kafenë e parë. Eksportet e para të Kafesë ndodhen nga Etiopia për në Jemen. Në fund të shek. XV Kafeja mbërriti në Mekë dhe Turqi, prej nga rrugëtoj drejt Venedikut në vitin 1645. Në Angli ajo mbërriti në vitin 1650 e sjellur nga një turk Pasqua Rosee, i cili edhe hapi Kafenenë e parë në “Lombard Street” të Londrës.
Aparati Fotografik
Njeriu i parë që e kuptoi se drita depërton në sy, në vend se të reflektohej nga syri, ishte matematikani, astronomi dhe fizikan mysliman i shek.. XX Ibn Haithem. Ai shpiku aparatin e parë fotografik kur vërejti se si drita depërtonte përmes një vrimë në kanatin e dritares. Haithem u bazua në faktin se sa më e vogël të jetë vrima, aç më e mirë do të jetë fotografia, ai punoi për të krijuar aparatin e parë të njohur si Camera Obscura (nga fjala arabe kamara, që do të thotë dhomë e errët apo private).
Distilimi
Metoda e ndarjes së lëngjeve nga mbeturinat gjatë zierjes, Distilimi, është zbuluar aty rreth vitit 800 nga shkencëtari më i shquar i Islamit, Xhabir ibn Hajjan. Ai e transformoi alkiminë në kimi, duke shpikur kështu edhe shumë nga aparatet dhe metodat bazë akoma në përdorim sot e kësaj dite, si: lëngëzimin, kristalizimin, distilimin, pastrimin oksidimin, tretjen dhe filtrimin. Përveç kësaj, ai kishte zbuluar edhe acidin sulfurik dhe nitrik. Ibn Hajjan vuri në dukje eksperimentimin sistematik dhe ka qenë themelues i kimisë moderne.
Shahu
Një lloj e lojës së Shahut ishte përdorur dhe luajtur në Indi, por loja origjinale e Shahut që ne sot e njohim vjen nga Persia. Ku nga atje ishte përhapur drejt Perëndimit dhe Evropës, për tu sjellë në Spanjë nga Mursët në shek.. X, pastaj rrugëtimi i tij shkon deri në Japoni.
Parashuta dhe Makina fluturuese
Një mysliman i cili ishte poet, astronom, muzikant dhe inxhinier, i quajtur Abas ibn Firnas, një mijë vjet para vëllezërve Rajt, kishte bërë përpjekje këmbëngulëse për të onstruktuar një makinë fluturuese. Në vitin 852 ai kërcej nga minarja e Xhamisë së Madhe të Kordovës, me një pelerinë të hapur e ngjitur në krahë të drunjtë duke menduar që do të rrëshqiste në ajër si një zog, por nuk ia arriti qëllimit, megjithatë pelerina ia ngadalësoj rënien, duke krijuar kështu atë që mendohet të jetë parashuta e parë. Në vitin 875 kur ai ishte 70 vjeç, ishte krijuar një makinë me mëndafsh dhe pupla të Shqiponjës, ai provoj përsëri të fluturonte nga një maje e një bjeshke. Ai fluturoi në lartësi duke qëndruar në ajër për 10 minuta por ishte përplasur gjatë lëshimit, duke konkluduar se shkaktari i përplasjes ishte mosvënia e një bishti në makinë i cili do ia ngadalësonte uljen. Sot Aeroporti ndërkombëtarë i Bagdadit dhe një Krater në Hënë, janë emëruar sipas emrit të tij, Abas ibn Firnas.
Sapuni
Megjithëse një sapun për pastrimin e trupit e kishin përdorur edhe egjiptianët dhe romakët e hershëm, megjithatë janë arabët ata të cilët e kombinuan lëngun e bimëve me hidroksid sodiumin dhe elemente të tjera aromatike, siç është vaji i trumzës. Shampoja e parë në Angli është sjellë nga një mysliman, i cili në vitin 1759 kishte hapur një Banjë me avull në bregdetin e Grighton-it, ku më vonë emërohet mjeshtër i shampos në oborrin e mbretërve George IV dhe Williami IV.
Aparati për ngritjen e ujit nga poshtë lartë
Aparati për ngritjen e ujit nga poshtë lartë, është një nga shpikjet më të rëndësishme mekanike në Historinë e njerëzimit dhe është fryt i punës së palodhshme të një inxhinieri mysliman, i quajtur el-Xhazari. Libri i tij i publikuar në vitin 1206 “Libri i njohurisë mbi aparatet e holla mekanike”, tregon se ai kishte shpikur ose përpunuar përdorimin e valvuleve dhe pistonave; kishte krijuar disa nga orët e para mekanike që lëviznin me ujë e peshë dhe ishte baba i robotëve. Në mesin e më se 50 shpikjeve të tij është edhe Brava me Kod. Ai bëri shndërrimin nga lëvizja rrethore ne atë lineare me anë të një boshti dhe shufre lëvizëse. Te cilat janë te domosdoshme për pompat dhe motorët. Nuk mund te imagjinohet revolucioni industrial I qindra viteve me vone, pa këtë shpikje te El-Xhazarit. Por kryevepra e tij ishte makina qe e tregonte kohen Ora e Elefantit. Kjo ore kishte qindra përbërës të zgjedhur nga kultura te ndryshme, greke, indiane, kineze, arabe, egjiptiane.
Arkitektura
Karakteristikë e katedraleve gotike të Evropës, është harku i mbrehtë, e që në të vërtetë ishte një shpikje e marrë apo kopjuar nga arkitektura Islame. Huazime të tjera nga myslimanët përfshijnë edhe kubetë e hollizuara, dritaret në stil trëndafili dhe teknikat për ndërtimin e kubeve. Kështjellat evropiane gjithashtu ishin të përshtatura me arkitekturën e kështjellave të botës Islame.
Mjekësi
Dizajni i shumë instrumenteve kirurgjike moderne është i njëjtë me ato të krijuara në shek. XX nga kirurgu mysliman i quajtur el-Zahraëi bisturitë (skalpelat) e tij, sharra për eshtra, pincetat, gërshërët e vogla për operimin e syve dhe shumë nga 200 instrumentet që kishte krijuar ai, sot janë të njohura për një kirurg modern. Ai zbuloi që fijet që përdorën për qepje të brendshme, treten vetvetiu (këtë zbulim e zbuloi tek majmuni i tij i cili i kishte ngrënë telat e lahutës së tij). Në shek. XIII, një mjek tjetër mysliman, i quajtur Ibn Nafis, përshkroi qarkullimin e gjakut, 300 vite para se William Harvey ta zbulonte këtë. Mjekët mysliman gjithashtu shpikën mjete anestezie nga përzierjet e opiumit dhe alkoolit si dhe zhvilluan gjilpëra me zgavra për të thithur perden e syve, një teknikë kjo edhe sot në përdorim.
Stilografi
Në vitin 953 është shpikur një stilograf për Sulltanin e Egjiptit, pasi ai kishte kërkuar një stilolaps që nuk do ia njolloste duart apo rrobat. Ky stilograf ruante ngjyrën në një rezervuarë dhe si stilolapsat modern, kalonte ngjyrën në maje me një veprim kombinues të gravitetit dhe kapilarit.
Mullinjtë e Erës
Në vitin 634 u shpik Mulliri i parë me Erë për një kalif persian dhe ishte përdorur për të bluar drithë dhe për të nxjerrë ujë për vaditje. Mullinjtë kishin gjashtë deri në dymbëdhjetë fletë të veshura me pëlhurë apo me gjethe Palme. Kjo ndodhte 500 vite para se të paraqitej në Evropë Mulliri i parë i Erës.
Vaksinimi
Të gjithë mendojnë se metoda e vaksinimit për të parën herë është shpikur nga Janner dhe Pasteur, por në të vërtetë kjo metodë ishte zbuluar nga myslimanët dhe ishte sjellë në Evropë nga Turqia, përmes bashkëshortes së ambasadorit anglez në Stamboll, në vitin 1724. Në Turqi fëmijët ishin vaksinuar kundër Lisë, të paktën 50 vite para se ta zbulonte Perëndimi.
Matematikë
Stili i shifrave të numërimit, apo numrat, janë arab dhe për herë të parë u duken në veprat e matematikanëve si El-Kawarizmi dhe El-Kindi rreth vitit 825. Al-Gjebër (Algjebra) kjo shkencë është quajtur me këtë emër për nderë të Librit të El-Haëarizmit “Al-Jabr wa-al-Muqabilah”, përmbajtja e së cilës akoma është në përdorim. 300 vite më vonë matematikani italian Fibonaci, këto vepra të matematikanëve mysliman i importon në Evropë. Po ashtu nga Bota Islame vijnë edhe Algoritmet dhe Teoria e Trigonometrisë. Zbulimet që i bëri El-Kindi rreth zbërthimit të frekuencave, të gjitha kodet e Botës antike i shpjegon, duke krijuar kështu bazat e kriptologjisë moderne.
Astronomi
Për shkencëtarët mysliman të shekullit IX forma sferike e Tokës ishte një e vërtetë e padiskutueshme. Ibn Hazm thoshte se argument për këtë është, se Dielli gjithmonë është në pozitë vertikale nga cilado pikë ë Tokës. Kjo ishte plot 500 vite para se Galileo ta realizonte dhe ta dëshmonte këtë gjë. Llogaritjet e myslimanëve, po ashtu ishin shumë të sakta dhe të përpikta, në shekullin IX ata llogaritnin se perimetri i Tokës është 40.253 km, pasaktësia ishte vetëm 200 km. Shkencëtari El-Idris, në vitin 1139 i pati ofruar globin e Botës oborrit të Mbretit Roger të Sicilisë.
Të ushqyerit dhe gotat e kristalta
Ali ibn Nafi, i njohur me nofkën Zirjab (Zogu i Zi), në shek. IX nga Iraku erdhi në Kordovë dhe sjelli me vete konceptin e ushqimit me tri pjata: supë, pastaj peshk ose mish, ndërsa në fund, fruta dhe arra. Po ashtu ai paraqiti edhe gotat e kristalta, të cilat i kishte shpikur pas eksperimentit me gurë të kristaltë nga Abbas ibn Firnas.
Çeku
Çeku që ne sot e njohim, rrjedhë nga fjala arabe saqq, e që ishte një përbetim i shkruar për ta paguar mallin pasi që ai të shpërndahet, për arsye t’u shmangeshin bartjes së parave në vende të rrezikshme. Në shek. IX, një biznesmen mysliman ka mundur të kthente në para në Kinë një çek që i ishte lëshuar në Bagdad.
Përpunimi i barutit dhe shpikja e armëve
Edhe pse kinezët ishin ata që e zbuluan barutin, ishin arabët ata që e përpunuan, të cilin bashkë me nitratin e kaliumin, e përdornin për nevojat e tyre ushtarake. Qysh në shekullin XV arabët kishin shpikur raketën e parë, e cila quhej “ Vezë vetëlëvizëse dhe djegëse” si dhe një “torpedo” e cila ishte lloj bombe me një shtizë në majë, e cila ngulej në anijen e armikut dhe pastaj eksplodonte.
Kopshtet e oborreve mbretërore
Për herë të parë kopshtet e bukura mbretërore në Evropë, u hapen në Spanjën myslimane të shek. XIX. Ndër lulet që e kanë origjinën nga kopshtet myslimane, janë edhe tulipani dhe karafili.
Kompaset, navigatorët satelitor
Merjem El-Astrolabi, prodhonte astrolabë nga me të sofistikuarit, te cilët paraqesin qiellin dhe yjet në një pjatë të vogël e të rrafshët që mbahet në dorë. Këto mjete përdoreshin për matjen dhe llogaritjen e kohës. Sot janë orët, kompaset, navigatorët satelitor, qe ndihmojnë njerëzit dhe eksploruesit te udhëtojnë neper botë.
Qilimat
Përderisa Evropa ende i kishte dyshemetë nga dheu, myslimanët kishin qilimin si pjesë e Parajsës së tyre në Mesjetë. Qilimat punoheshin falë metodave të avancuara të endjes që kishin, ngjyrave, sensit për dizajn si dhe arabeskave që ishin bazë e artit Islam. Këta qilima udhëtuan për në Evropë, të cilët u njohën si arab dhe persian.
***
Pra, këto ishin vetëm disa nga mijëra shpikjet dhe zbulimet e shkencëtarëve mysliman, të cilët lanë gjurmë në historinë botërore, e që sot e kësaj dite janë themeli i zhvillimeve të hovshme të shekullit XXI. Mesjeta në Histori, njihet si një periudhë e errët e të kaluarës njerëzore, por siç edhe po shihet, ajo periudhë mund të ishte e errët për Perëndimin, por jo edhe për Lindjen, sepse ajo mbizotërohej nga myslimanët e famshëm që ndryshuan Botën përgjithmonë.