Pashtriku.org, 17 qershor 2018: Në Prizren ka më shumë xhami se, në çdo qytet tjetër të Dardanisë (Kosovës)! Aktualisht Prizrenit i duhen më shumë objekte parashkollore & shkollore dhe objekte tjera artizanale & industriale etj., për punësimin e mijëra të papunëve, e jo xhamia!
Pse në Kala të Prizrenit nuk mund të rindërtohet Xhamia e Re?
Tashmë disa herë Bashkësia Islame e Prizrenit, kërkon që në Kala të Prizrenit të rindërtohet një Xhami, e cila ka ekzistuar në periudhën e pushtimit osman!
Për mendimin tim, në Kalanë e Prizrenit nuk mund të rindërtohet kjo xhami, sepse bazuar në gërmimet arkeologjike Kalaja është një fortesë e lashtë historike, e ndërtuar qysh në periudhën e Dardanisë antike (shek.V p.e.s…), dhe aty ka ndërtime të shek.V p.e.s – shek.VI të erës sonë, si dhe rindërtime të periudhave të mëvonshme historike si,
– në kohën bizantine (shek.VI – XIII),
– të nemanjiqeve (shek.XIII – XIV) dhe
– ato të periudhës osmane (shek.XV – 1912).
***
Artefaktet arkeologjike dëshmojnë se brenda Kalasë kanë ekzistuar 3 qytete:
1. Qyteti i Epërm
2. Qyteti i Poshtëm, dhe
3. Qyteti Jugor.
***
Në vitin 1798 Tahir Pashë Rrotlla bëri renovimin e kalasë dhe në këtë kuadër është e vërtetë se, në qytetin e poshtëm të kalasë, në vitin 1828, Mahmut Pashë Rrotlla e rindërtoj një Xhami, themelet e së cilës ekzistojnë edhe sot. Por ama, nuk mund të shfrytezohet dot ky fakt nga Bashkësia Islame e Prizrenit për ta rindërtuar një Xhami të Re!
***
êka mund të bëhet në këtë kohë?
Vetëm mund bëhet konzervimi i themeleve të xhamisë dhe vendosja e një pllake me të dhëna historike për xhaminë dhe Sahatkullën, e cila është ndërtuar në pjesën e poshtme të saj!
***
Personalisht kam qenë kundër ndërtimeve të reja në Kala. Madje kam reaguar në kohë reale kur po bëheshin këto ndërtime! Prandaj nuk mund të ngarkohet kalaja me ndërtime të tjera! Dhe aq me pak mund të mbingarkohet me objekte fetare: xhami apo kishë qoftë!
***
Si rrjedhim konsideroj se, shqiptarët para se gjithash duhet ta mbrojnë e kultivojnë identitetin e tyre kombëtar, sepse duke e mbrojtur këtë segment të rëndësishëm, e ruajnë edhe trashëgiminë e pasur kulturore – historike…
Postime të Lidhura
ELIFE LUZHA: KORRUPSIONI – INDIKATORËT, PASOJAT DHE LUFTIMI I TIJ!
Prishtinë, 12. 04. 2016 – Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta. Edhe pse po…
XHELAL ZEJNELI: NDRYSHIMI I HISTORISË SHPIE NË PËRSËRITJEN E SAJ
Shkup, 13 tetor 2020: Historinë duhet ta rishikojnë, jo shqiptarët e sunduar, por sunduesit turq; pra, jo i…
DR.LUFTULLA PEZA: SHKRIMTARI DHE GJUHA AMTARE
Prag, 15 Maj 2020: Sipas përcaktimit të encikpopedisë “shkrimtari është personi i angazhuar në shkrimin e librave, artikujve,…
VALON MURATI: IDENTITETET LËVIZËSE TË SHEKULLIT TË RI DHE SHQIPTARËT
(Prishtinë, 30. 11. 2012) – Krijimi i kushteve për integrime kombëtare në të gjitha fushat, me një vullnet…