REXHEP KASUMAJ: KEQARDHJA E MUSTAFASË!

Berlin, 4 korrik 2018:
1.
Ç’është, vallë, kjo bashkëndjesi deri në kufijtë e vuajtjes? Mbetje e internacionalizmit proletar? Shpirtshitje mondane? Përulje kristjane që fal e lutet për dhunëtarin?
Mustafa Nano trishton sërish. Ndjen keqardhje. Madje, dhimbje për serbë. I ka lënduar, thotë, simboli i Shqiponjës në fushëlojë.

Po përse?
Autori i “Provokacija”-s fyhet e bren veten. I vjen tepër rëndë për këta serbë kaq të mirë. Fqinjë të dashur e paqëtues. Me histori respekti e drejtësie për të gjithë përreth. Veçanërisht për shqiptarë.
Natyrisht, pulsimin e tij emocional s’mund t’ia disiplinojë kush. Është i lirë të afektojë ditë e natë. Veçse, është i gabuar në përskajimin e ndjenjave të tyre. Serbët e tij nuk janë aspak të prekur. Ashtu do t’i ndodhte, mbase, një gjindjeje finoke, sedërhollë e të pamëkat deri në shkallë mëshire.
Por jo!
Ata, thjeshtë, smirojnë shqiptarët. Dhe smirëzeza i shpie në urrejtje, e kjo e fundmja, në vegëzim me interesat ekspandues – në aventurën për t’i shkulur nga vendi që u ka dhënë Hyu.
Po nuk janë me faj ata pse zotërojnë lashtësisht troje pjellore, Alpe, kanë det e s’janë të burgosur, flasin gjuhë të bukur, të veçantë e eprore, kanë histori e qytetërim antik…

2.
Përse, vërtetë, duhet t’a përjetojnë serbët si ofezë këtë? Dhe, poashtu, përse diku në botë shenja e shqiponjës të jetë lënduese?
Ndërsa ky Zog i zi në Fushën e kuqe, që nga Kastrioti e këndej, nuk prodhoi kurrë tmerre e tragjedi, por ishte vetë pishtar i lirisë – katër
O-Cilët serbë kanë rrëfim tjetër. Të kundërt e terrplotë. Frymëzuar prej tij janë rrëmbyer toka të huaja që tani gjenden në rrethojën shtetërore serbe, janë dëbuar biblisht popuj, është zhbërë një gjysmë Shqipërie që vente deri në hertlandin e sotëm serb, është ushtruar gjenocid: 8000 shpirtëra njeriu të shuar për një ditë në Srebrenicë, janë ngarkuar fuqi plot sy të nxjerrë njerëzorë, janë instaluar kampe përqendrimi që do t’i rishihte Europa pas 60 vjetësh, janë mbushur gropa e lumenjë me trupa shqiptarësh, boshnjakësh e kroatësh, janë poshtëruar e vrarë burra, masakruar nëna, është gatuar supë me mish e gjak foshnjash, janë shnjerëzuar vajza e janë thurë gjerdanë me gishtërinjtë e prerë të tyre, janë djegur e rrafshuar vendbanime, janë vjedhur libra amzë për të zhdukur gjurmë pranie, janë goditur talibanisht qytete kulture dhe shumë barbari tjera nga fantazia e errtë serbiane.
A i di këto ky klysh serb e kjo zemër çnjerëzore me emrin Nano?
E besoj, sigurisht. Por i ka shitur shpirtin djallit. Me çfarë çmimi vallë?
3.
E pra, është pikërisht e kundërta: shenjëflamuri i tyre është ofendues! Madje, antiqytetnor. Kujteskeq. I frikshëm. Dhe jo vetëm për shqiptarë, por për njerëzinë mbarë. I tillë, ai është në vëllamëri absolute me Kryqin e thyer.
A nuk patën Adolfi i madh dhe Sllobodani i vogël, po atë ideologji, ornamentikë e planpushtim territoresh ku niste e drejta jetike e tjetrit? Të një epruvete përlindëse ishin: me programin, indoktrinimin, idhujtarinë dhe fajtorin e sajuar, pastaj me justifikimin historik, arsyetimin intelektual, arianizmin dhe fabulën e gjenealogjisë qiellore!
Rrjedhimisht, a mund ta imagjinoni ngritjen e flamurit ariozofik në Rajhstag a në fushëlojë? Kurrësesi. Do të ishte një murtajë politike, perde e zymtë mbi kujtesën dhe arsyen njerëzore. Ndaj, ky simbol i dramës së përgjakshme në gjatësinë e shpatës që arrinte dora serbe, posi pararendësi, duhej ndaluar.
Dhe kishte dy arsye madhore për këtë prerje: e para është ndërgjegja morale, kurse e dyta, ndërkaq, parapengimi i të keqes në një mot të dytë. Sepse, ndërkohë që gjermanët, jo vetëm moralisht, ndëshkuan oligarkët politikë të Sipërracës, epigonët serbë – këta autorë të zi të Holokaustit të dytë në Europë, fronsojnë akoma vranshëm në Belgrad.
Në Belgradin e djeshëm dhe në Belgradin e sotëm që i mban lidhur n’përhershmëri indi i albanofobisë.
Mirëpo, ashtu si kanë ardhur,
le të dynden ata si arixhinjë nga të duan. Shqiptarët do jenë këtu gjithmonë e jetë: për zhgënjimin e Mustafasë dhe inatin e Serbalasë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura