Prishtinë, 27 korrik 2018:
Baca Adem,
Tani që ike, kuptova se të gjithëve u paske shërbyer si inspirim e si model sjelljeje, megjithëse shumë pak prej tyre të ngjasojnë sadopak me virtyte, vlera, bindje e sjellje.
E unë që s’jam si ata, në shenjë përshëndetjeje për ty me rastin e ikjes tënde në botën tjetër, vetëm mund të të kërkoj falje e mirëkuptim që nuk të kam model të cilin unë e ndjekë, jo se unë nuk do të doja, por sepse ti je i pandjekshëm për njerëzit e rëndomtë e egoistë si unë.
Do të doja që të kisha këmbëngulësinë tënde për të kundërshtuar e refuzuar padrejtësitë dhe për të luftuar për të drejtat e njeriut e për të drejtat kombëtare, por ja që nuk e kam.
Do të doja që të kisha forcën tënde morale për të sakrifikuar gjithçka nga vetja për të mirën e përgjithshme, por ja që nuk e kam.
Do të doja që të kisha lakoninë e sinqeritetin tënd për t’i thënë gjërat qartë e çiltër, por ja që nuk i kam.
Do të doja që të kisha shpirtmadhësinë tënde për të mos urryer e për t’i falur edhe ata që të shkatërrojnë jetën, por ja që nuk e kam.
Megjithatë, një gjë mendoj se mund ta bëj. Ta luftoj tendencën e të tjerëve që dëshirojnë të të shndërrojnë në mit. Duke të të bërë mit, duan ta shfajësojnë veten pse nuk janë sadopak si ti dhe duan t’i largojnë gjeneratat e ardhshme nga modeli yt. Sepse miti është mit, është i ekzagjeruar, është mbinjerëzor, është i paarritshëm. Prandaj, ti na duhesh, ne e të ardhmëve, si njeri për ta ndjekur si model, jo si mit i paarritshëm.
E fatbardhësisht për ne, ti ishe njeri, sigurisht i rrallë, patjetër madhështor!
Mirupafshim në “botën kuantike” njeri i mirë!
Postime të Lidhura
DILAVER GOXHAJ: PSE KËRKESA IME PËR LLOGARIDHËNIE NGA F.”VENDLINDJA THËRRET” I SHQETËSON MILITANTËT E PARTISË?! (1)
Pashtriku.org, 12. 04. 2016: (Pjesë nga ditari për Kuvendin e Dytë Zgjedhor të Veteranëve të Luftës për Çlirimin…
BEJTUSH ISUFI: ‘DASHURIA’ NDAJ TË VËRTETËS!
Prishtinë, 29 qershor 2017: Sipas të gjitha rregullave juridike, morale dhe religjioze e kemi të ndaluar ta themi…
SHERADIN BERISHA: POLITIKANI YNË S’KA SINQERITET, ËSHTË MASHTRUES ORDINER!
Pashtriku, 24 mars 2019: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur në Kuvend për pezullimin e…
PROF.DR.ABDULLAH MEHMETI: LIRI DHE DREJTËSI PËR POPULLIN SHQIPTAR NË MAQEDONI!
Tetovë, 31 tetor 2018: 1. Sipas nenit 130 të Kushtetutës aktuale: „Propozim për t’i hyrë ndryshimit të Kushtetutës…